• Kontakt
Tuesday, August 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tjetërsimi i tokës në Gjipe/ Berisha-Ramës: A e ke përfshirë në zonën e investimit strategjik?

15:42 : 23/08/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka dalë këtë të premte në një tjetër deklaratë për mediat në lidhje me denoncimin për tjetërsimin e 224 mijë metër katror tokë në gjirin e Gjipës nga fisi Koleka, ku sipas demokratëve, mes përfituese është dhe kryeministri Edi Rama dhe vëllai i tij.

Sipas Berishës, me heshtjen që po mban Rama ka pranuar se nëna e tij dhe fisi Koleka kanë marrë pa asnjë dokument zyrtar kadastral, pa asnjë dokument shpronësimi 224 mijë metër katror tokë në gjirin e Gjipes.

LIderi demokrat deklaroi se kreu i qeverisë po hesht ndaj pyetjeve të tij, duke përfshirë dhe atë nëse a ka angazhuar arkitektin e famshëm Winy Maas për studimin e 224 mijë metra katrorë tokë vjedhur në Gjipe.

Ditën e sotme Berisha i drejtoi Ramës edhe 4 pyetje të tjera, mes të cilave edhe ajo nëse a e ka përfshirë tokën e grabitur në Gjipe në zonën e investimit strategjik.

Deklaratë e Sali Berishës:

Lexo edhe:

Arrestimi i Dorian Beut/ Një port për peshkatarët apo për trafikantët e drogës?

Pronarët në përgjimet e BILD-it/ Resorti që prishi Rama në Kepin e Rodonit mori 1.4 ha nga Dako!

Prej rreth një muaj Edi Gjipea, apo hajduti i Gjipesë hesht si fija e barit për vjedhjen e 224 mijë metër katror tokë, apo për vjedhjen e dytë më të madhe të tokës në 32 vite nga ai dhe klani i tij në Gjirin e Gjipes, në vendin me panoramik dhe me turistik të bregut të Jonit, përfshi këtu kanionin e Gjipes një kryevepër natyrore e supermbrojtur dhe me famë botërore.

Por me heshtjen e tij të plotë ndaj pyetjeve asgjësuese të shtruar në emër të Partisë Demokratike dhe publikut shqiptar, hajduti Edvin Gjipea pranoj se ka mashtruar publikisht shqiptarët kur deklaroj se ai dhe nëna e tij e ndjerë, nuk kanë kërkuar kurrë 1 metër katror tokë, ndërkohë që nëna e tij e ndjerë është palë paditëse në gjykatë ndaj shtetit shqiptar për të marrë 224 mijë metër katror tokë në gjirin e Gjipës, pa asnjë dokument kadastral, pa asnjë dokument shpronësimi, pa asnjë dokument apo akt blerje të kësaj toke nga paraardhësit e saj.

Me kodin e tij të mafies omertas, Edvin Gjipea ka pranuar gjithashtu se ai, dmth nëna e tij e ndjerë dhe familja Koleka, kanë marrë pa asnjë dokument zyrtar kadastral, pa asnjë dokument shpronësimi 224 mijë metër katror tokë në gjirin e Gjipes, zonën me panoramike dhe më turistike të vendit, përfshi këtu kanionin e Gjipes, njërin nga 10, sipas disa klasifikimeve, sipas të tjerave njëri nga 20 kanionet më magjepse të planetit.

Prej një muaji, Edi Gjipea i kapur në flagrancë në vjedhjen më të madhe të tokës pa dokumente pas asaj të mikut të tij Pëllumb Gjoka në Velipojë, nuk ka paraqitur dot hartën për të provuar se 224 mijë metër katror tokë ndodheshin ashtu siç deklaroj ai, diku lart atje në rripa malesh dhe shumë larg nga buzëdeti, por pranoi se ka mashtruar publikisht, pasi është faktuar nga gazetar investigativë se 13,300 metër katror të kësaj toke, ndodhen ndën rrugën Vlorë-Himarë ndodhe në kanionin e Gjipesë dhe zbresin gjer në buzë uji.

Po kështu Edi Rama heshti si fija e barit dhe nuk guxoi të përgjigjet pyetjeve gozhduese se, pse beniamini i tij Artan Lame i ATP-së dhe kadastra e Vlorës refuzuan në mënyrë të prerë kërkesën për njohjen dhe kthimin e kësaj toke, nënës së tij të ndjerë dhe familjes së ish- anëtarit famëzi të byrosë politike Spiro Koleka, sikundër Edi Gjipeja nuk u përgjigj dot pyetjeve se, pse Lame nuk zbardhi vendimin e refuzimit të këtij vendimi. Pra të gjitha këto, e gjitha kjo heshtje është një barrë e rëndë fajësuese direkt për hajdutin e Gjipesë, Edvin Kristaq Rama.

Hajduti i Gjipes, Edi Gjipea, heshti si fija e barit për pyetjeve lidhur me dërgimin e arkitektit të famshëm Wini Maas nga ai në pronat e grabitura në Gjipe, studimin dhe projektin e arkitektit të mirënjohur për zhvillimin dhe resortin turistik në Gjipe, përfshirë këtu mbi zonën më të supermbrojtur të Kanionit të Gjipes, edhe njëherë kanionit ndër më të bukurit e planetit.

Por Partia Demokratike përsëri në mbrojtje të interesit publik dhe për të nxjerrë në dritën e diellit këtë vjedhje të 224 mijë metër tokë që është vjedhja më e madhe e tokës në 32 vite pas asaj të Pllumb Gjokës në Velipojë, sot do të shtrojë edhe disa pyetje te tjera para publikut shqiptar, në mënyrë që hajduti i Gjipes të dalë ashtu siç është, lakuriq para shqiparëve.

Këto pyetje janë konkretisht:

1-A ke shpallur veten Edvin Gjipeja si kryetar i komitetit të investimeve strategjike në ndonjë nga vendimet tua si investitor strategjik në zonën e Jalës.

2- Në rast se keni përfshirë në zonën e investimit strategjike tokën e grabitur nga ti dhe familjarët e tu, atje lart në rripa malesh apo aty poshtë buzë detit dhe Kanionit të Gjipes, a mund të ju thuash ndonjë fjalë shqiptarëve.

3- Ne rast se nuk i keni përfshirë në investimin strategjik të Jalës të 224 mijë metër katror tokë të grabitura në Gjipe, a keni përfshirë ndonjë parcelë prej tyre në këtë zonë.

4-A e kupton ti Edvin Gjipeja, hajduti i Gjipesë se, po grabit një tokë duke përdorur pushtetin e kryeministri për të cilën nuk ke asnjë dokument kadastral, asnjë dokument shpronësimi nga shteti, dhe asnjë dokument zyrtar se gjysh yt Petro Koleka, e ka blerë atë nga ndonjë person tjetër.

Partia Demokratike dhe publiku shqiptar pret përgjigje të këtyre pyetjeve asgjësuese të cilat duket se do të kenë fatin e të parave. Por Partia Demokratike deklaron se, do të përdorë të gjitha mjetet për të mbrojtur 224 mijë metër katror tokë në Gjirin e Gjipesë, për të mbrojtur njërin nga 10 kanionet më mahnitëse të planetit nga Edi Rama dhe klani i tij grabitqar.

Edi Rama hiq dorë se je kapur në një vjedhje të tmerrshme të madhe.

Etiketa: Edi RamaGjipeinvestimi strategjikKolekaSali BerishatjetersimiTokavuno

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arrestimi i Dorian Beut/ Një port për peshkatarët apo për trafikantët e drogës?

17:49 : 26/08/2025
AKTUALITET

Pronarët në përgjimet e BILD-it/ Resorti që prishi Rama në Kepin e Rodonit mori 1.4 ha nga Dako!

15:57 : 26/08/2025
AKTUALITET

Rama pret e përcjell vartësit, në Kryeministri shkon edhe Behgjet Pacolli

14:13 : 26/08/2025
AKTUALITET

A do të jetë ende Gazment Bardhi kreu i Grupit të PD-së në shtator? Ja si përgjigjet Berisha

13:43 : 26/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama po asgjëson institucionet kushtetuese! Ushtria, diplomacia dhe universitetet pjesë e administratës

13:15 : 26/08/2025
AKTUALITET

Lëvizje në Kryeministri në prag të formimit të qeverisë së re

11:29 : 26/08/2025
Para

Biseda/ Franc Çopja-policit Çinari: Po vrasim, po lejmë lesht, e prapë s'i dilet. Efektivi tregti kokaine

TË GJITHA

FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo

Trump propozon masën ekstreme: Dënimin me vdekje për v*asësit në Uashington

20:53 : 26/08/2025

Situata me zjarret në vend: 12 vatra aktive në 24 orët e fundit

20:29 : 26/08/2025

Tragjedi në Portugali, demi sulmon dhe v*et një 22-vjeçar gjatë ndeshjes/ VIDEO

20:13 : 26/08/2025

Taylor Swift dhe Travis Kelce zyrtarisht të fejuar

19:50 : 26/08/2025

Zjarri në pyllin e Poros jashtë kontrollit! Përkeqësohet situata

19:34 : 26/08/2025

Një grup turistësh bllokohen në det pas defektit të gomones në Gjirin e Kakomesë

19:07 : 26/08/2025

U masak*ua nga bashkëshorti, Marjola Nakoleci përcillet për në banesën e fundit

18:46 : 26/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com