• Kontakt
Wednesday, October 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Banorët e Krujës dhe Thumanës sërish në protestë: Rama nuk na ndal dot me Polici

20:48 : 20/08/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Banorët e zonës së Krujës, Fushë-Krujës dhe Thumanës kanë dalë sërish këtë të martë në protestë, ku kanë tentuar të bllokojnë autostradën Thumanë-Kashar, teksa nuk kanë munguar edhe përplasjet me Policinë.

Banorët e këtyre zonave kërkojnë hyrje dhe dalje në autostradën Thumanë-Kashar, ose një rrugë dytësore, pasi me rrugën e re ata nuk kanë akses për banesat dhe bizneset e tyre dhe deklarojnë se po shkojnë drejt falimentimit. Sipas banorëve, ata duhet të shkojnë deri në Rinas për t’u futur në autostradë.

Në prononcime për mediat, ata shprehen të revoltuar, teksa thonë edhe se janë dhunuar nga Policia.

“Rama dhe ministrja Balluku të na japin akses në rrugë, ministri i Brendshëm të ndalojë Policinë q ëtë mos na dhunojë.” – tha një protestues.

“Rama nuk na ndal me Policinë, ne kemi punë vetëm me Ramën, Belinda Ballukun dhe drejtorin e ARRSH, të cilët mbushin xhepat me paratë tona.” – tha një protestues tjetër.

Lexo edhe:

Kërkoi dëmshpërblimin e munguar, policia procedon të riun nga Vlora

Lirohet nga qelia mjeku psikiatër që përndiqte moderatoren sportive

“Më kanë rrahur, më kanë hequr nga puna, më kanë futur në burg, por unë prapë do të protestoj”, – tha një qytetar, i cili proteston për të disatën herë kundër bllokimit të rrugës, ndërsa bëri thirrje që të ketë hyrje-dalje në aksin Thumanë-Kashar.

E pranishme në protestë ishte edhe deputetje e PD-së, Andia Ulliri, e cila tha për mediat se banorët e rrethit të Krujës vijojnë ende të jenë pa përgjigje, në lidhje me projektin që i izoloi ata.

Deputetja thotë se në protestë ka pasur provokime, presione dhe gaz lotsjellës jo vetëm ndaj protestuesve, por edhe ndaj fëmijëve dhe të moshuarve.

Sipas saj, projekti ka abuzime, ndaj institucionet e drejtësisë duhet të reagojnë për të garantuar të drejtat e banorëve të rrethit Krujë.

“Jemi këtu prej dy muajsh, ne s’kemi marrë asnjë përgjigje nga institucionet, ka qenë censurë, provokime, presione e gaz lotsjellës. Këtu ka fëmijë, gra e burra, të moshuar që protestojnë për një të drejtë të tyre. I bëj thirrje institucioneve që të reagojnë, madje kam dërguar kërkesë Kuvendit. Këtu ka provokime . Ne duam zhvillim, duam jetë, s’mund ta pranojmë që ne të fshihemi nga harta. Kjo është shkelja që ka ndodhur, e të drejtave tona kushtetuese. Të na japin atë që na takon, kush e mbylli rrugën, pse nuk ka hyrje-dalje për të gjitha Bashkitë që preken nga ky projekt. Kjo rrugë nuk e ka standardin e projektuar, siç ishte planifikuar nga BE. S’është përfolur kurrë tarifa e pagesat për këtë aks, asnjë kosto apo tarifë për hyrje-dalje. Kanë fshehur projekt-zbatimin, s’është transparente. Ka abuzime, institucionet e drejtësisë të reagojnë për të garantuar të drejtat e banorëve të rrethit Krujë” – tha Andia Ulliri.

Pas përplasjes me Policinë, banorët bllokuan kryqëzimin e Thumanës, duke shkaktuar trafik kilometrik, teksa qarkullimi në autostradël vijonte normalisht.

Banorët mbeten të vendosur në kërkesat e tyre dhe kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme nga autoritetet për t’i dhënë fund kësaj situate të vështirë.

Etiketa: Andia UlliribanoretpoliciaprotestaThumanë-Kashar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kërkoi dëmshpërblimin e munguar, policia procedon të riun nga Vlora

13:13 : 30/09/2025
AKTUALITET

Lirohet nga qelia mjeku psikiatër që përndiqte moderatoren sportive

12:55 : 30/09/2025
AKTUALITET

E rëndë në Kamëz, 38-vjeçari gjendet i pajetë në banesë

11:11 : 30/09/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ky është 48-vjeçari që vrau biznesmenin italian pas sherrit për dritat e makinës

15:28 : 29/09/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Tentuan të trafikonin një vajzë të mitur në Kosovë, arrestohen 2 të rinj në Morinë

11:24 : 29/09/2025
AKTUALITET

Dyshohet se ngacmoi seksualisht vajzën e tij, arrestohet 54-vjeçari në Mallakastër

10:31 : 29/09/2025
Para

Berisha: Dritan Dajti i kërkon reston, Rama po bën përpjekje direkte për ta liruar

TË GJITHA

Bardhi e zbulon në “Trialog”: Opozita afër shpalljes së kandidatit të vetëm për Bashkinë e Tiranës

23:04 : 30/09/2025

Horoskopi, e mërkurë, 1 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 30/09/2025

Lefter Maliqi zbulon takimin Veliaj-Dako në burg: Ju mat tensioni dhe iu kërkua të pranonte shkarkimin

22:54 : 30/09/2025

Pas tradhtisë së bujshme në koncert, ish-CEO i Astronomer ribashkohet me gruan

22:51 : 30/09/2025

Parashqevi Simaku: Prej 10 muajsh emri im po përdoret si tabelë qitjeje nga persona që duan vëmendje

22:42 : 30/09/2025

“Po negociohet me autorin”/ Artan Hoxha: Zona ku ndodhi vrasja e italianit, e mbushur me parcela kanabisi

22:30 : 30/09/2025

Kalemaj: Begaj s’mund të shpallë zgjedhjet në Tiranë pa shkelur Kushtetutën

22:23 : 30/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com