• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar iu kthye rritjes në tremujorin e dytë

14:18 : 16/08/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Kapitalizimi i sektorit bankar iu kthye rritjes në tremujorin e dytë të vitit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit arriti në 19.3%, nga 19.1% që kishte qenë në tremujorin e mëparshëm dhe 19% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit është treguesi më i rëndësishëm në këndvështrimin rregullator për sektorin bankar dhe vlerëson aftësinë e bankave për t’iu përgjigjur me kapitalet e veta humbjeve të mundshme në të ardhmen. Në vitet e fundit, ky tregues ka ardhur në rritje të vazhdueshme, si rezultat i shtrëngimit të kërkesave të kapitalizimit nga Banka e Shqipërisë.

Treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit mat vlerën e kapitalit rregullator të sektorit bankar në raport me vlerën e aktiveve të ponderuara me koeficientët përkatës të rrezikut.

Rritja e raportit të mjaftueshmërisë së kapitalit në tremujorin e dytë ka ardhur nga rritja më e madhe e kapitalit rregullator të bankave, krahasuar me vlerën e aktiveve të peshuara me rrezik.

Lexo edhe:

Shqiptarët të pamotivuar! Prodhimi për orë pune, 35% më i ulët se mesatarja rajonale

Çfarë do të thotë 5% e PBB-së për mbrojtjen?

Vlera e kapitalit rregullator të sistemit arriti në 194.7 miliardë lekë, në rritje me 3.4% krahasuar me tremujorin e parë dhe 9.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja e kapitalit rregullator reflekton, në radhë të parë, performancën e mirë financiare të sektorit bankar dhe fitimet në rritje edhe gjatë pjesës së parë të vitit 2024. Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, fitimi neto i sektorit bankar për 6-mujorin arriti vlerën e 18.6 miliard lekëve, në rritje me 26% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kapitali është rritur, pavarësisht se disa prej bankave të sektorit kanë shpërndarë shuma të konsiderueshme dividendësh vitin e kaluar dhe këtë vit.

Pjesërisht, rritja ka ardhur edhe nga zgjerimi i instrumenteve të borxhit, kryesisht obligacione me ofertë private, që njihen nga Banka e Shqipërisë si pjesë e kapitalit rregullator të sektorit.

Vlera e aktiveve të ponderuara me koeficientë rreziku në fund të muajit qershor arriti në 1.01 trilion lekë, në rritje me 2.3% krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe me 7.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e aktiveve me rrezik është i lidhur kryesisht me rritjen e shpejtë të kreditimit.

Në fund të muajit qershor, portofoli apo teprica e kredisë për ekonominë arriti vlerën e 795.6 miliard lekëve, në rritje me 11.5% krahasuar të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sektori bankar në Shqipëri historikisht ka pasur nivele të larta kapitalizimi, për shkak të linjës rregullatore konservatore të ndjekur nga Banka e Shqipërisë. Pragu minimal i kërkuar është 12%, ndërsa për banka të veçanta kërkesa gjatë dekadës së fundit ka qenë edhe më e lartë. Me hyrjen në fuqi të shtesave makroprudenciale të kapitalit, nivelet minimale të kërkuara të kapitalizimit janë rritur edhe më shumë.

Që prej fillimit të këtij viti, ka hyrë në fuqi një rritje e mëtejshme të kërkesave minimale të mjaftueshmërisë së kapitalit. Shtesa konservuese e kapitalit që prej datës 1 janar 2024 është rritur në 2.5%, nga 2% që ishte detyrimi për tu përmbushur gjatë vitit 2023.

Shtesat markoprudenciale të kapitalit i shtohen kërkesave rregullatore bazë të kapitalizimit të bankave, që përcaktohen në rregulloren “Për mjaftueshmërinë e kapitalit”. Nga 12% që është kufiri minimal bazë i mjaftueshmërisë së kapitalit, me shtesën konservuese prej 2.5% ky kufi ka arritur në 14.5%. Rritja e 1 janarit 2024 është rritja e fundit në ciklin e rritjes graduale pesëvjeçare të shtesës konservuese të kapitalit.

Por, me miratimin e shtesës së re kundërciklike, në muajin qershor të këtij viti, niveli minimal i treguesit të mjaftueshmërisë së kapitalit do të arrijë në 14.75%, duke filluar nga mesi i vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, kërkesat e kapitalizimit janë edhe më të larta për një grup të veçantë bankash, të klasifikuara me rëndësi sistemike. Banka Kombëtare Tregtare (BKT), Banka Credins, Banka Raiffeisen dhe Banka OTP Albania. Aktualisht, BKT ka një kërkesë shtesë në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit prej 1.5%, që bashkë me shtesën konservuese prej 2.5% e çon raportin total të mjaftueshmërisë së kapitalit në 16%, Credins dhe Raiffeisen janë të detyruara të plotësojnë një raport të mjaftueshmërisë së kapitalit 1% më të lartë se bankat e tjera (në total 15.5%), ndërsa OTP 0.5% më shumë se bankat e tjera (në total 15%).

Gjithashtu, bankat me rëndësi sistemike që nga 1 janari 2024 duhet të plotësojnë edhe shtesën e parë të kërkuar të raportit të mjaftueshmërisë së kapitalit që lidhet me kërkesën minimale për instrumente të kapitalit rregullator dhe detyrime të pranuara (MREL). Këto banka duhet të përmbushin një shtesë prej 1.5% në raportin e përgjithshëm të mjaftueshmërisë së kapitalit./ MONITOR

Etiketa: bankaekonomirritjesektorit bankar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqiptarët të pamotivuar! Prodhimi për orë pune, 35% më i ulët se mesatarja rajonale

08:10 : 30/06/2025
AKTUALITET

Çfarë do të thotë 5% e PBB-së për mbrojtjen?

15:29 : 26/06/2025
AKTUALITET

Konsumi në nivel të ulët, turistët nuk e mbulojnë tkurrjen e popullsisë

13:30 : 26/06/2025
AKTUALITET

Falimentimi i bizneseve të vogla, në rënie në 8 qarqe

08:30 : 26/06/2025
AKTUALITET

Pastrim parash?! “Bum” ndërtimesh në Shqipëri/ Të parët në Europë, niveli 3 herë më i lartë se mesatarja e BE

08:28 : 24/06/2025
AKTUALITET

Pabarazia e kursimeve/ Shqiptari i zakonshëm ka vetëm 3 mijë euro në bankë

16:13 : 23/06/2025
Para

Dhunoi personazhin e 'TikTok-ut', Gjykata e Durrësit liron Noizyn

TË GJITHA

Furnizoheshin me municione luftarake në Shqipëri, goditet organizata kriminale në Greqi

08:47 : 01/07/2025

Xama: Dosja “Partizani”, mjaft e dobët dhe pa fakte!

08:42 : 01/07/2025

Tragjedi në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

08:41 : 01/07/2025

Raporti: Shkurtimi i ndihmave nga SHBA do të shkaktojë 14 milionë vdekje më shumë në 5 vjet

08:31 : 01/07/2025

Vapa ekstreme/ Çfarë është fenomeni i ‘kupolës termike’ dhe pse konsiderohet ‘vrasës i heshtur’?

08:26 : 01/07/2025

Gjyqi i Berishës, Tela: Nga SPAK duhen prova të pakundërshtueshme

08:15 : 01/07/2025

FBI dhe NSA: Sulme kibernetike nga Irani ende të mundshme

08:14 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com