• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të gjitha deklaratat/Vrasja në Pogradec,pse institucionet u mbytën “me një pikë ujë”

11:57 : 15/08/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Korçës janë përfshirë në një spirale të shëmtuar përplasjesh publike e mediatike, pas vdekjes tragjike të 42-vjeçari Egli Proga në Pogradec.

Në këtë zhurmnajë të pabukë u përfshirë me deklarata edhe kryeministri Edi Rama dhe Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

Proga, i cili administronte një lokal të vogël pranë “Agjencisë”, në qendër të Pogradecit, humbi jetën pasditen e 10 gushtit pas dhunimit fizik (të paktën kështu thuhet zyrtarisht deri më tani) nga 29-vjeçari Denis Meçe.

Ngjarja, përveçse e rëndë, u shoqërua me kakofoni informacioni paraprak, i cili, edhe tashmë, pas 5 ditësh, ka vendosur në një kurs sulmesh e kundërsulmesh Polici-Prokurori, një situatë që nuk mund të thajë aspak lotët e familjes Proga.

Lexo edhe:

Pas takimit me Starmer, a do bëjë marrëveshje për refugjatët nga Britania? Ja si përgjigjet Rama

Veliaj i gëzohet fitores nga qelia: Vetëm Rama mund të na fusë në BE, shqiptarët s’i besojnë më Saliut

Egli Proga, sipas familjarëve, qëndroi për rreth 30 minuta i shtrirë në tokë, në qendër të Pogradecit, para se ambulanca ta dërgonte drejt Spitalit të qytetit.

Raportimet paraprake të Policisë ishin që “një person i dehur është shtrirë në tokë”. Pasi ambulanca e dërgoi në spital, ai humbi jetën dhe shkak nuk ishte alkoli, por dhuna e ushtruar ndaj tij.

Policia e rikthye në vendngjarje dhe e rrethoi me shirita “vend krimi”. Kjo sjellje e policisë nxiti aludimet se Komisariati i Pogradecit ka tentuar të fshehë ngjarjen, pasi autori i dyshuar, Denis Meçe ka lidhje të ngushta me Partinë Socialiste në pushtet dhe se ai është pjesë ose drejton një grup gjobvënësish ndaj bizneseve të qytetit.

Dyshime mbi Komisariatin Pogradec

Pas këtyre zërave, të cilat u përhapën me shpejtësi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, urdhëroi verifikim të rastit, mbrëmjen e 10 Gushtit.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëron inspektim në Drejtorinë Vendore të Policisë, Korçë, lidhur me ngjarjen në qytetin e Pogradecit

Bazuar në Rregulloren e Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, urdhëroi Drejtorinë e Standardeve Profesionale për kryerjen e vlerësimit të zbatimit të detyrave të strukturave në Drejtorinë Vendore të Policisë, Korçë, dhe në Komisariatin e Pogradecit, lidhur me ngjarjen ku, pas një konflikti, humbi jetën një 42-vjeçar…”, thuhej në njoftimin e Policisë së Shtetit.

“Vrasje nga pakujdesia”

Pas arrestimit të autorit të dyshuar të vrasjes, Denis Meçe dhe tre të tjerëve, të dyshuar për moskallëzim krimi, rasti iu referua Prokurorisë së Korçës.

Prokurorja Vasjana Postol kërkoi nga gjykata caktimin e masës “arrest me burg” për Meçen, nën dyshimet e kryerjes së veprës penale “vrasje nga pakujdesia”, ndërkohë që për tre të tjerët u kërkua masa “detyrim për paraqitje”.

Në 12 Gusht, gjykata pranon kërkesën e prokurores.

Deri në këtë pikë, opinioni publik reagoi me skepticizëm për rolin e institucioneve ligjzbatuese dhe të drejtësisë. Por, kur secili prej aktorëve institucionalë hapi letrat e veta, situata u baltos fare.

Rrumbullaku sulm Prokurorisë

I pari që hapi letrat e tij ishte Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku, në një konferencë për media paraditen e 14 Gushtit.

Ai mohoi dyshimet mbi shefin e Komisariatit të Pogradecit, Elton Halili, mohoi aludimet për histori “gjobvënie” dhe deklaroi se ngjarja ishte për shkak të një konflikti të çastit. Rrumbullaku rezervoi edhe një thumb të madh për Prokurorinë e Korçës.

“S’ka lidhje me gjobëvënien, është konflikt i çastit. Falë reagimit në kohë të Policisë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij për veprën penale “Vrasja me dashje”. E theksoj, “Vrasja me dashje”! Nëse Prokuroria ka kërkuar një masë tjetër nga ajo për të cilën Policia e Shtetit ka kryer arrestimin, kjo është një çështje që, as nuk na takon, as kemi tagrin ta komentojmë.”, deklaroi Rrumbullaku.

Justifikimi i Bratajt të Urgjencës

Pas Rrumbullakut, reagoi në mënyrë reaktive Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili mohoi pretendimet e familjes Proga se ambulanca erdhi me shumë vonesë në vend-ngjarje.

“Pacienti është vendosur në auto ambulancë në orën 19:20 dhe është drejtuar drejt spitalit të Pogradecit. Rezulton që në 11 minuta nga ora 19:20 deri në 19:31 që ka mbërritur në spitalin e Pogradecit, pacienti është asistuar nga ekipi mjekësor, mjekë infermierë që i kanë bërë masazh dhe ventilim të pacientit. Na rezulton një total rreth 20 minuta i gjithë misioni nga kërkesa për ndihmë deri në përfundim të misionit të ekipit mjekësor”, tha Brataj.

Në lojë hyn “Lideri”

Pas këtyre dy reagimeve, në lojë hyn kryeministri Rama, i cili, pa shprehur asnjë lloj ndjeshmërie për jetën e humbur tragjikisht të Egli Progas, hallin më të madh e kishte për të mbrojtur imazhin e “drejtorëve të tij”.

“Sot Policia e Shtetit dhe Urgjenca Kombëtare dhanë publikisht provat që hedhin poshtë agresionin e neveritshëm ndaj tyre lidhur me ngjarjen tragjike të Pogradecit, ku policia u akuzua pa asnjë bazë sikur tentoi të fshihte ngjarjen, ndërsa urgjenca sikur u vonua tejmase në dhënien e ndihmës për viktimën…”, deklaroi ai fillimisht në rrjetin “X”.

Më tej, Rama shtoi: “Vrasja nga pakujdesia” e ngritur si akuzë nga Prokuroria, e cila tingëllon e pakuptueshme për këdo që është njohur me dinamikën e kësaj ngjarjeje tragjike, nuk ka asnjë lidhje me Policinë e Shtetit apo me punonjësit e urgjencës, të cilët e kanë kryer detyrën me profesionalizëm dhe integritet të plotë ligjor e moral”.

Gjykata e Korçës: Jemi pasiv

Në vijim, stafetën e reagimeve publike e mori gjykata e Korçës, e cila u detyrua të sqaronte pozitën e saj pas vlimit që kishte nisur në opinionin publik për masën e sigurisë ndaj autorit të dyshuar, Denis Meçe.

“Pasi ka vlerësuar kërkesën e prokurorisë dhe përmbajtjen e akteve të veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë të hetimit, gjykata ka vendosur pranimin e kërkesës, duke e vlerësuar atë si të bazuar në ligj dhe në prova. Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë nënvizon se në këtë fazë të procesit penal, në shqyrtimin e kërkesave për caktimin e masave të sigurimit personal, gjyqtari i hetimeve paraprake nuk mund të bëjë ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale për të cilën procedohet personi nën hetim dhe as të caktojë një masë sigurimi më të rëndë se ajo e kërkuar”, thekson gjykata e Korçës në një deklaratë publike, shpërndarë pasditen e 14 Gushtit.

Prokuroria, mbrojtje dhe sulm

Pas këtyre reagimeve institucionale, mbrëmjen e të njëjtës ditë dha versionin e saj edhe Prokuroria e Korçës, e cila, i hodhi benzinë zjarrit.

Në një njoftim të parë, prokuroria e Korçës deklaroi:

“Nga Prokuroria fillimisht është regjistruar procedimi për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal, kjo edhe në referim të praktikës gjyqësore në raste të ngjashme, duke vlerësuar që nga materialet e referuara nga policia, goditja me grusht (siç ka rezultuar nga dëshmitë, autori i dyshuar e ka goditur vetëm një herë me grusht viktimën), nuk tregon vullnetin e viktimës për të vrarë një person…”.

Më tej, Prokuroria e Korçës thekson:

“Nga provat që do të merren në vijim, do të bëhet edhe regjistrimi përfundimtar i veprës penale si dhe do të njoftohet akuza personave të pandehur”.

Në një njoftim të dytë, të shpërndarë po mbrëmjen e 14 Gushtit, Prokuroria e Korçës njoftoi se kishte nisur hetim për “shpërdorim detyre” ndaj një inspektori të Policisë së Pogradecit, i cili dyshohet se e ka raportuar ngjarjen tragjike të Egli Progës në Sallën Operative si “vdekje për shkak të konsumimit të alkolit”, ndërkohë që situata tregonte qartë se ishte dhunim.

“Shtetasi në fjalë, me detyrë Inspektor, Trupë Shërbimi, Patrullë e Përgjithshme rezulton se nuk mori asnjë masë për të dokumentuar apo bërë prezent shkakun e vdekjes së shtetasit E.P. më 10.08.2024 në Pogradec….”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Qëndrimi i Prokurorisë dukej si ishte një reagim ndaj deklaratave të Policisë. përplasja institucionale e zhvilluar deri në 14 Gusht, është në mënyrë të përmbledhur:

Policia thotë se nuk ka fshehur ngjarjen, ka arrestuar autorin në kohë rekord dhe se ka referuar ngjarjen në Prokurori për “vrasje me dashje”.

Prokuroria, nga ana tjetër, në mënyrë të përmbledhur iu kundërpërgjigj: Inspektori që ndoqi rastin fillimisht e ka raportuar “vdekje nga përdorimi i alkolit”; provat e dorëzuara në Prokurori janë fare sipërfaqësore, nuk kanë as shkak as motiv dhe as fakte që të mbështesin “vrasjen me dashje” dhe se, autori nuk u arrestua në kohë rekord, por u vetëdorëzua pasi kishte fjetur gjumë për disa orë pas ngjarjes.

Sërish “Lideri”

Pas këtyre “hidh e prit”, në lojë hyn sërish kryeministri Rama, i cili, nga pushimet në Dhërmi, e kuptoi mesa duket se është e nevojshme sërish dora e tij e ngrohtë për të mbrojtur imazhin e Policisë.

“Ata që kanë krijuar çorbën e pistë kundër policisë dhe urgjencës tani flasin për deklarata kontradiktore të shtetit apo për vetëdorëzim të autorit, ndërkohë që s’ka pasur asnjë deklaratë kontradiktore apo a thua se vetëdorëzimi brenda pak orësh i autorit dhe arrestimi i tij, janë gjëra kontradiktore, kur në fakt vetëdorëzimi sikundër e tregon qartë e gjithë dinamika e reagimit përkatës është rezultat i punës së policisë e jo një akt vullnetar nga hiçi i vrasësit!”, shkroi ai në rrjete sociale.

Metani, “reaktiv”

Reagimet e 14 Gushtit u mbyllën me një deklaratë të zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, e cili njoftoi se:

“Është urdhëruar nisja e verifikimeve lidhur me procedurat që janë ndjekur për dosjen e vrasjes së 42 vjeçarit. Mësohet se Inspektoriati ka kërkuar informacion Prokurorisë dhe Gjykatës së Korçës për të gjitha hapat që kanë ndjekur deri më tani”.

Rrumbullaku nuk gjen rehat

E enjtja e 15 Gushtit nisi sërish me reagime dhe, sërish, stafetën e mori Policia e Shtetit. Në përgjigje të deklaratave zyrtare të Prokurorisë së Korçës një ditë më parë, policia dha sqarimin e saj:

“Sqarojmë opinionin publik se, punonjësi i Patrullës së Përgjithshme, A.L. ka përmbushur të gjitha detyrat funksionale. Sqarojmë opinionin publik se, nuk ka asnjë lidhje mes punonjësit të Patrullës së Përgjithshme që është vënë nën akuzë dhe hetimit të ngjarjes, për të cilën Policia e Shtetit ka kapur, arrestuar dhe dërguar para drejtësisë autorin e dyshuar të ngjarjes”, thotë policia lidhur me hetimet e nisura nga Prokuroria për inspektorin e uniformave blu që ishte në spital.

Po ashtu, Policia e Shtetit e gjeti me vend të ritheksonte se çfarë kishte referuar në Prokurorinë e Korçës për ngjarjen.

“Gjithashtu, në lidhje me hetimin e kësaj ngjarjeje, Policia ka dërguar në Prokurori të gjitha materialet e nevojshme hetimore që kryhen në vendngjarje dhe gjatë hetimit paraprak, materiale procedurale të cilat janë dorëzuar në Prokurori me numër protokolli, çka hedh poshtë akuzën e Prokurorisë për mangësi në aktet e referuara nga Policia”, thotë policia.

Lotët për Progën mbeten

Kjo histori përgjigje-kundërpërgjigje mund të vijojë më tej, por, më shumë se sa sqarimin e situatës, do të dëshmojë për derexhenë ku janë institucionet shqiptare, ligjzbatueset apo edhe të tjerat.

Vrasja e Egli Progës, megjithëse një ngjarje shumë fatkeqe për familjen dhe fëmijët 42-vjeçarit, duhet të përbënte një rast të thjesht hetimor për Policinë dhe Prokurorinë.

Policia e ka referuar për “vrasje me dashje”, me shumë mundësi për shkak të presionit publik, pasi niveli i provave nuk ka qenë i plotë deri në këtë fazë.

Prokuroria, bazuar në aktet e deritanishme të dorëzuara nga Policia, nuk ka gjetur elementë të “vrasjes me dashje” dhe e ka cilësuar si “vrasje nga pakujdesia”, me qëllim për të argumentuar masën e “arrestit me burg”.

Kjo histori ndodh rëndom në ngjarje me pasojë vdekjen. Më tej kryhen hetime më të thelluara, sigurohen prova të tjera, akt-ekspertiza, kqyrje kamerash, marrje dëshmish, e të tjerë, e të tjerë që parashikon procedura rutinore.

Në bazë të këtyre veprimeve, në fund mund të ketë ndryshim të kualifikimit ligjor të veprës penale. Pra, nuk ka asnjë “çudi” për qasjen e institucioneve në këtë fazë fillestare të hetimeve.

Por, fakti që institucionet ligjzbatuese dhe ato të drejtësisë “u mbytën me një pikë ujë”, krijon dyshimet se “halli” nuk duket se është tek veprimet hetimore, por më shumë tek motivet dhe, sidomos, tek “cilësitë e veçanta” të autorit të dyshuar të ngjarjes.

Etiketa: deklartatatDenis Meçe. Muhamet RrumbullakuEdi RamaEgli ProgaILD; Skënder Bratajinstitucionetliderime një pikë ujëpogradecu mbytënvrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas takimit me Starmer, a do bëjë marrëveshje për refugjatët nga Britania? Ja si përgjigjet Rama

13:30 : 15/05/2025
AKTUALITET

Veliaj i gëzohet fitores nga qelia: Vetëm Rama mund të na fusë në BE, shqiptarët s’i besojnë më Saliut

12:12 : 15/05/2025
AKTUALITET

Kryeministri britanik nis vizitën në Tiranë, takohet me presidentin Begaj

10:54 : 15/05/2025
AKTUALITET

U denoncua nga opozita/ Çfarë është fenomeni i njohur si “treni bullgar” dhe si manipulohet vota?

22:23 : 14/05/2025
AKTUALITET

Numërimi “preferencial”/ Kush janë 37 EMRAT e deputetëve të ardhshëm që dalin nga Tirana

15:56 : 14/05/2025
AKTUALITET

Meta mbetet jashtë Kuvendit, Berisha: Po i bëhet lufta më e egër nga armiku

14:59 : 14/05/2025
Para

"Vjedh dhe tallet me qytetarët e Tiranës"/ Teliti: Veliajn do ta çojmë tek '313'

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

“As Shën Kozmai nuk e mund dot Ramën”/ Beleri: Protesta s’ka vlerë, organet e PD të dorëhiqen!

15:27 : 15/05/2025

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, dështon edhe përpjekja e 16-të

15:23 : 15/05/2025

VIDEO-EMRI/ Kush është i dashuri i Beatriçes së “Shkodra Elektronike”

15:04 : 15/05/2025

SPAK i sekuestroi celularin, reagon kryebashkiaku: Jam i gatshëm për hetime

15:01 : 15/05/2025

Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite

14:54 : 15/05/2025

Vota e diasporës/ PD kërkesë KQZ: Na vendosni në dispozicion dokumentacionin e procesit

14:51 : 15/05/2025

Pas “11 Majit”/ Sondazhi në “Boldnews.al”. Alimehmeti e Tabaku zbresin Berishën nga “froni”

14:44 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com