• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zgjidhja nuk është njeriu!

14:01 : 14/08/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Kevin Agolli

Në mesin e vapës së gushtit, midis Diellit, kripës së detit dhe miliona turistëve që shihen çdo ditë nëpër kronikat e lajmeve të televizioneve shqiptare (me të njëjtin tekst); s’ka si mos të mendohet shtatori me sezonin e ri politik në përgatitjet për zgjedhjet vitin e ardhshëm.

Nuk është se kemi të bëjmë me një shtator dosido, jo për faktin që vitin tjetër janë zgjedhjet (sepse për to rezultati ndjehet i qartë si 40 gradët e këtyre ditëve), por sepse hyjmë në vitin e 12 të qeverisjes nga Partia Socialiste, ose e thënë më shkurt e saktë, nga Edi Rama. E kujt ja priste mendja! Ramës me siguri që po.

Zakonisht kur i afrohemi përgatitjeve për fushatë elektorale, publiku bën një rezyme mbi punët, progresin, arritjet që Qeveria ka bërë përgjatë mandatit të fituar. Zakonisht, pengesa më e madhe që has një qeveri është lufta me kohën. 4 vite janë pamjaftueshëm që çdo premtim të realizohet, që jetesa të përmirësohet, që fusha të jetë me lule dhe deti të bëhet kos. Po 12 vite?

Nuk e di se ç’mund të pretendojnë shqiptarët për 12 vite. Nuk e di si ata mund ta kenë përfytyruar veten e tyre para 12 vitesh, për të tashmen që tani jetojmë. Nuk di as se si mund ta përfytyrojnë veten e tyre pas 12 vitesh. Mbase nuk kërkojnë shumë! E rëndësishme është që problemet të kenë mundësi të adresohen dhe zgjidhjet mbi të gjitha të jenë të mishëruara tek individi. Akoma dhe më mirë nëse është i gjatë 2 metra.

Lexo edhe:

Fundi i të vendosurit vetë?!

A mund të jetë kjo zgjidhja për problemin e pensioneve?

Ky proces, që zgjidhjet duhet të njehsohen gjithmonë me individin është një sindromë e hershme e këtij vendi, që vështirë se mund të trajtohet me terapitë që njohim deri më sot. Megjithatë në këto 12 vite, ky proces është thelluar dhe ka arritur në një stad krejt të ri. Aq sa dhe Gëbels do ta kishte zili punën që është bërë në këto 12 vite në Shqipërinë tonë të tkurrur dhe krenare, krahasuar me punën e tij përgjatë viteve 30’, kur njëjtë si këtu zgjidhjen e proklamonte te individi… dhe çfarë individi!

Edi Rama nuk nguron së kujtuari shqiptarëve dhe elektoratit të majtë, sidomos përgjatë korrikut, që arsyeja e fitores së 3 mandateve të PS është ai. Që nga emërimet dhe shkarkimet e kabinetit qeveritar deri në “imunitetin” e përgjegjësive personale, kur një pjesë e atyre që dje qeverisnin, sot përballjen nuk e kanë më me kundërshtarë politikë, por me drejtësinë.

Shumë qeshën dhe pakkush arriti të dëgjonte dhe të kuptonte pafajësinë dhe vërtetësinë e fjalëve të para disa viteve, kur Kryeministrin e krahasuan me Zeusin. Zgjedhjet e gushtit në Himarë na konfirmuan që Olimpi bashkëkohor tanimë është i vendosur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, dhe në këtë moment tensionesh midis Tiranës dhe Athinës zyrtare, kjo e fundit është e destinuar në humbje histerike, pasi Perënditë e saj jo vetëm e kanë braktisur, por janë mishëruar tek personi që qëndron përballë tyre.

Në Shqipërinë e Zeusit, qielli qëndron i hapur. Nuk është nevoja të jetë i mbushur me vetëtima, pasi askush nuk ka forcën për t’ju kundërvënë. As ata që janë përballë, dhe aq më pak ata që janë pranë tij, që mesa duket kanë zgjedhur të vegjetojnë në mënyrë parazitare, të verbuar nga bollëku i banketeve dhe të vetëdijshëm për pafuqinë e tyre.

Po ata përballë? Ata sot janë spektatorët dhe njëkohësisht aktorët e shkatërrimit të tyre, pasi vijojnë të qëndrojnë si fanatikë fetarë, në pelegrinazhe dhe grumbullime për të marrë bekimet poshtë ballkonit nga “Papa” i tyre. Ata po jetojnë sot fatkeqësinë e kultit të individit dhe vdekjen e tyre klinike, dhe njëkohësisht po paralajmërojnë të nesërmen e atyre që sot enden të dehur nga fitorja. Prandaj dhe për ta, fjalët në këtë shkrim u kursyen, pasi kritika ka vlerë vetëm për të gjallët.

Dhe deri atëherë, na mbetet veç të presim ardhjen e Mesisë.

Por, a do të vij?

Etiketa: Kevin Agollinjeriuzgjidhja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fundi i të vendosurit vetë?!

17:00 : 08/02/2025
AKTUALITET

A mund të jetë kjo zgjidhja për problemin e pensioneve?

09:39 : 08/12/2024
NDRYSHE

Dashuria për karbohidratet, studiuesit zbulojnë origjinën

22:11 : 06/12/2024
BOLD BLOG

Dita e gjykimit

15:45 : 05/11/2024
BOTA

Shkencëtarët: Kemi zbuluar ‘vendbanimin e parë’ të gjithë racës njerëzore

19:03 : 25/04/2024
BOTA

Mikroçipi në trurin e njeriut realitet, FDA i hap rrugën kompanisë së Elon Musk

22:03 : 15/11/2023
Para

Policia publikon VIDEO-n e deportimit nga Dubai të Plarent Dervishajt dhe Julian Meçajt

TË GJITHA

Trump njofton fundin e sanksioneve ndaj Sirisë

21:54 : 13/05/2025

Reagimi epik i numëruesit të PD kur numëron votat për PS-në: Braçe! (VIDEO)

21:48 : 13/05/2025

Strazimiri: E refuzojmë këtë proces zgjedhor! Simbol i femrës shqiptare, Zegjineja

21:44 : 13/05/2025

Alba largohet nga Ferma VIP

21:40 : 13/05/2025

Sugjerimi i Toni Kroos për Real Madrid: Transferoni këtë lojtar të Milanit

21:40 : 13/05/2025

Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë

21:27 : 13/05/2025

Pa denoncim e pa uniformë, policia dhunon biznesin në Sarandë

21:21 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com