• Kontakt
Thursday, June 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ballkani i hapur i kulturës, një histori e nisur së prapthi?

09:41 : 14/08/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, KULTURE, POLITIKE, RAJONI

Një vit më parë në skenën e Art Turbinës u duartrokit ngrohtë shfaqja “Arturo Ui” e Teatrit të Manastirit dhe ish-ministrja e kulturës Elva Margariti e deklaroi të hapur sezonin e “Ballkanit të Hapur”.

“Kultura është në qendër të Ballkanit të Hapur, një sektor kyç dhe përfaqëson një nga urat më të rëndësishme që bashkon të gjitha vendet e rajonit”, deklaroi Margariti.

Por në fakt po bëhen dy vjet nga nënshkrimi dhe një vit nga konkretizimi i trekëndëshit kulturor të bashkëpunimit Tiranë-Shkup Beograd në kuadër të nismës Ballkani i Hapur që ka mbetur në letër. Në asnjë prej faqeve zyrtare të ministrive përkatëse nuk ka ndonjë kalendar të përbashkët kulturor, përveç informacioneve për shtyp dhe deklaratave me rastin e aktiviteteve.

“Palët Kontraktuese do të krijojnë një kalendar të përbashkët kulturor sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në nenin 6 të memorandumit. Po ashtu në asnjë prej Strategjive nacionale të kulturës së tre vendeve nuk ka ndonjë zë specifik.

Agjenda e aktiviteteve kulturore nuk shënoi më shumë se dy – tre ngjarje të përbashkëta. Një  ekspozitë e artit figurativ në Paris me artistë nga tre vendet, nënshkrimi i protokollit të Teatrit të Ballkanit të hapur …., që u promovuan si bashkëpunime strategjike kulturore, platforma që duhej të mundësonin lidhje më të forta të institucioneve më të rëndësishme kombëtare kulturore të këtyre tre vendeve.

Lexo edhe:

Akuzohen për grusht shteti ndaj Vuçiç, policia serbe arreston tre persona

Sfida e dytë miqësore, Shqipëria U-15 fiton sërish ndaj Maqedonisë së Veriut

Projekti  i Teatrit Operës dhe Baletit të Ballkanit të Hapur lindi nga ideja se duhet t’i hapin dyert e së ardhmes, veçanërisht të rinjve dhe praktikisht të nisim një koncept të ri, një botë të re, do të deklarohej gjatë nënshkrimit të protokollit.  Por premisat për  zgjerimin  dhe lehtësimin e bashkëpunimit rajonal, promovimin e  diversitetit kulturor dhe dialogut ndërkulturor mes tre vendeve – Maqedonisë Shqipërisë dhe Serbisë, sipas Ballkanit të hapur janë të vagullta.

Origjanski, një misionar në Tiranë 

E teksa Ballkani i Hapur ka ngecur në mes të rrugës kultura vazhdon të komunikojë pa protokolle bashkëpunimi, marrëveshjeve dypalëshe.  Mes artistëve që flasin të njëjtën gjuhë nga Shqipëria e Maqedonia, por edhe përmes vullnetit të njerëzve që e duan artin.

Samela Balaji, një artiste 22-vjeçare nga Tirana është personi i parë që takon në hyrje të  Qendrës Kulturore Informative të Maqedonisë, e hapur tre vjet më parë në Tiranë. Ajo pret të niset këto ditë në një koloni artistike në Vevçan të Maqedonisë, një destinacion turistik i vendit fqinj. Samela sapo ka mbaruar studimet në Akademinë e Arteve të Bukura, në degën e pikturës monumentale.

“Jam shumë entuziaste për këtë mundësi që ma dha Origjanski, eksperiencë për të cilën artistët e rinj  kanë shumë nevojë, të takojë artistë të tjerë, të shkëmbejë eksperienca. Gjithçka nisi këtu me një ekspozitë që u hap tek qendra disa muaj më parë dhe falë mbështetjes së drejtorit”, thotë Samela.

Qendrën e ndajnë pak metra nga Art Turbina, në një godinë me pamje nga Liqeni Artificial. Disa kate më lart jeton kompozitori Zllatko Origjanski, drejtori dhe i punësuari i vetëm që drejton qendrën, por shpirti i artistit i jep forcë të lëvizë në territore të pashkelura më parë. Gjatë krijimtarisë së tij artistike 40 vjeçare Origjanski ka kompozuar muzikën e më shumë se 50 pjesëve teatrale; ku spikati me kolonën zanore të filmit “Para shiut” të regjisorit Mançevski, fitues i “Luanit të Artë” në Venecia dhe i nominuar për Oskar; ka interpretuar në  qindra koncerte në qytetet evropiane dhe festivale.

“Duhet ta kemi parasysh se gjatë 100 viteve të kaluara thuajse asgjë nuk është bërë që njerëzit e vendeve tona të njohin dhe të afrohen me njëri-tjetrin. Fillova absolutisht nga zero dhe ajo që çudit të gjithë është shpejtësia me të cilën u hap dhe funksionoi qendra”, thotë Origjanski. Gjatë këtyre tre viteve janë zhvilluar mbi 50 manifestime, ekspozita, shfaqje teatrore, koncerte. Vetëm gjatë muajit maj 70 artistë maqedonas performuan në Tiranë. Por ajo që Origjanski e quan arritje është që ky vend u shndërrua në një ambient të hapur për të gjithë.

“Tiranasve iu duket një ambient magjik. Pjesë përbërëse e jetës kulturore të këtij qyteti të mrekullueshëm. Njerëzit vijnë këtu edhe kur nuk ka ngjarje, thjesht për të biseduar dhe shpeshherë më thonë se iu duket sikur vijnë tek unë në shtëpi. Ky është komplimenti më i madh për punën time këtu”, thotë Origjanski.  Një skulpturë e sjellë nga Shkupi qëndron në hyrje të qendrës në pritje për t’u vendosur para Art Turbinës.

‘Është një dhuratë simbolike për artdashësin shqiptar”, thotë Origjanski.

Paradokset e kulturës  

Hapja e  Qendrës së Kulturës së Maqedonisë erdhi pas marrëveshjes mes dy vendeve që parashikonte edhe hapjen  e një Qendre simotër Kulturore të Shqipërisë në Shkup, gjë që nuk ka ndodhur. Për piktorin Reshat Ameti bashkëpunimi  kulturor më shumë sesa angazhim serioz është një zhurmë që bëjnë herë pas herë qeveritë e vendeve të trazuara ballkanike.

“Ballkani i hapur është vetëm ide në letër që nuk mbështetet nga realiteti aktual. Pa njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë do jetë vetëm Ballkan i plagosur!”, thotë Ahmeti, i cili shton se mundësitë për bashkëpunim janë shumë të limituara dhe jo cilësore.

“Maqedonia ka hapur qendër kulturore në Shqipëri por jo Shqipëria në Maqedoni!? Pra, këto janë paradokse ballkanike, sidomos  duke pasur parasysh se kultura diplomatike është më e fuqishme se politika diplomatike dhe është gabimi i madh, se shteti shqiptar nuk bën asgjë në këtë drejtim”, thotë Ameti.

Nga ana tjetër disa qindra kilometra larg Tiranës,  më shumë sesa promovimi i artistëve maqedonas, Qeveria e re e Shkupit është e shqetësuar për rezultatet e Censit të popullsisë në Shqipëri dhe numrin e përgjysmuar të minoritetit maqedonas në zonën e Prespës së Vogël.

Ministri i sapoemëruar i Kulturës  dhe Turizmit i Maqedonisë së Veriut,  Zoran Ljutkov, mori pjesë në hapjen e edicionit të 19-të të festivalit “Vera Kulturore Maqedonase”, një nga prezantimet e para në publik të ministrit të ri, konfirmoi  shqetësimin për minoritetin maqedonas në Shqipëri dhe përkushtimin e Qeverisë për të ushqyer kulturën, identitetin dhe traditën maqedonase në këtë rajon ndërkufitar.

Në fjalën e tij, ministri Ljutkov theksoi se festivali konfirmon se kultura dhe gjuha që flasim janë më të mëdha dhe më domethënëse se kufijtë që i ndajnë.

“Përmes artit, letërsisë, muzikës dhe të gjitha formave të tjera të shprehjes kulturore, ne ndajmë krijimtarinë dhe talentin e artistëve maqedonas, duke ruajtur vazhdimësinë në zhvillimin dhe promovimin e kulturës maqedonase mes të gjithë banorëve në këtë pjesë të Prespës. Përmes kulturës, përmes çdo imazhi dhe fjale, ne i thyejmë kufijtë dhe i forcojmë lidhjet me njerëzit tanë”, është shprehur Lutkov.

/Citizens

Etiketa: ballkani i hapure nisurhistorii kulturësmaqedonia e veriutse prapthimserbiaShqiperia

Lajme të lidhura

Serbian security forces detain Kosovo police officers in a location given as near Gnjilica, Serbia June 14, 2023 in this screengrab obtained from a handout video. MINISTRY OF INTERNAL AFFAIRS OF SERBIA/via REUTERS  THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY. MANDATORY CREDIT. NO RESALES. NO ARCHIVES. REUTERS WAS NOT ABLE TO INDEPENDENTLY VERIFY THE LOCATION OF THE VIDEO
RAJONI

Akuzohen për grusht shteti ndaj Vuçiç, policia serbe arreston tre persona

22:26 : 25/06/2025
SPORT

Sfida e dytë miqësore, Shqipëria U-15 fiton sërish ndaj Maqedonisë së Veriut

15:33 : 24/06/2025
RAJONI

“Po vrisni rusët”/ Presioni i Putinit, Serbia ndalon eksportet e armëve

10:47 : 24/06/2025
AKTUALITET

A rrezikon Shqipëria nga rrezatimi i sulmeve bërthamore në Lindjen e Mesme? Flet eksperti i ISHP

19:40 : 23/06/2025
AKTUALITET

Si ta kuptojmë konfliktin e armatosur Izrael-Iran? A kërcënohet Shqiperia

18:22 : 23/06/2025
RAJONI

Ministri i jashtëm serb: Fletarrestimet për barrikadat në veri të Kosovës, persekutim politik!

11:52 : 20/06/2025
Para

EMRAT/ Sherr mes dy grupeve në një lokal në Bulqizë, dy persona përfundojnë te QSUT-ja

TË GJITHA

Zyrtare/ Spastrime në sulm, Partizani njofton largimin e 3 futbollistëve

23:01 : 25/06/2025

BE paralajmëron sanksione të reja ndaj Rusisë në samitin e Brukselit

22:56 : 25/06/2025

Horoskopi ditor, 26 Qershor 2025

22:53 : 25/06/2025

SHBA teston B-21 Raider, “fantazma” e re që do të zëvendësojë B-2 (Video)

22:51 : 25/06/2025

“Perandoria kriminale” e Diddy-t! Gjyqi drejt fundit, reperi refuzon të dëshmojë!

22:49 : 25/06/2025

DW: Si i detyroi Donald Trump vendet e NATO-s të rrisin shpenzimet 5% për Mbrojtjen

22:45 : 25/06/2025

Prokuroria fle mbi kontenierët e ‘mbetjeve të rrezikshme’ në Durrës

22:34 : 25/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com