• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denoncimi/ Pacientët në Fier pa ushqim prej muajsh, shpenzohen miliona për strehimin e mjekëve

15:21 : 05/08/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji në një deklaratë për mediat, nga selia e PD-së, ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë se prej muajsh ka lënë pa ushqim pacientët në spitalin e Fierit.

Por sipas Gjergjit, nga ana tjetër jep miliona për strehimin e personelit mjekësor, ku thotë se ministria ka dhënë afërsisht 1 mln euro për fjetjen e tyre në hotel luksoz.

Deputetja demokrate tha se ky është një rast flagrant klientelizmi dhe abuzim me paratë e taksapaguesve shqiptarë, kur në fakt do të duhej të ishte model për shëndetësin.

DEKLARATA E DEPUTETES:

“Çfarë po ndodh në Spitalin e Fierit është tregues se si menaxhohet shëndetësia, si trajtohen pacientët e qytetarët dhe ku shkojnë miliona euro të taksave të shqiptarëve.

Lexo edhe:

“Kush je ti që prek pasaportën e saj?”, Berisha: Rama kërcënoi prokurorin që hetonte Ballukun

PD kërkon shkarkimin e Presidentit Begaj, deputeti rendit 7 shkelje

Një ditë më parë kolegia Albana Vokshi denoncoi se prej marsit mungon ushqimi për të shtruarit atje. Janë familjarët që e sigurojnë.

Po ashtu, u bë e ditur se 6.6 ton mbetje spitalore janë aty, të palëvizura.

Kjo gjendje nuk e ka penguar aspak Ministrinë e Shëndetësisë të bëjë tenderin e ri për akomodimin e personelit mjekësor për spitalin Memorial të Fierit.

I njëjti subjekt, ka marrë për akomodimin, edhe për një vit tjetër, pa garë dhe me ofertën më të lartë, shumën e 320 mln lek pa tvsh. Për 3 vite, Ministria e Shëndetësisë ka dhënë afërsisht 1 mln euro për fjetjen e personelit në hotel luksoz.

I bie afërsisht 1 mijë euro në ditë si shpenzim.

Pa u ditur mirë numri i personelit që akomodohet. Pa u marrë në konsiderata oferta të tjera me çmim më të ulët.

Nuk ka dyshim se mjekët dhe ekipi mbështetës, duhet të akomodohen. Po a mund të jepen kaq shumë para kur në spital mungon ushqimi për pacientët? A jepen kaq shumë para, kur nuk realizohet heqja e mbetjeve spitalore që përbën një kërcënim serioz?

Tenderi në fjalë është realizuar me 29 korrik. Qeveria e korrupsionit galopant mund të ndërrojë herë pas herë fytyrat e dikastereve, por zakonin e abuzimit askush prej tyre se harron, sepse ky është sistemi.

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, me sa duket kërkon të ecë në gjurmët e dy paraardhësve të saj, të cilët jo vetëm shkatërruan shëndetësinë dhe rritën shpenzime nga xhepi të shqiptarëve për mjekim, por dhe abuzuan masivisht në tendera e PPP korruptive.

Pas skandalit drithërues të Onkologjikut, dhe mosmbajtjes së përgjegjësive të drejtpërdrejta të Ministres e vartësve të saj të QSUNT, abuzimeve të keqmenaxhimit të situatës së Urgjencës së Tiranës prej 17 milion euro, vjen dhe kjo shkelje e përsëritur me procedurat e tenderimit në mënyrë klienteliste për akomodimin në hoteleri me 4 yje të personelit shëndetësor në Spitalin Rajonal Memorial të Fierit.

Ky është një rast flagrant klientelizmi dhe abuzim me paratë e taksapaguesve shqiptarë, kur në fakt do të duhej të ishte model për shëndetësinë nën të ashtuquajturën menaxhimin autonom të spitaleve publike. Ky ‘model’ jo vetëm nuk ofron transparencë por mbi të gjitha është një mundësi vetëm për abuzime marramendëse me buxhetin.

Kjo në kohën kur mungojnë shumë shërbime spitalore në vend.

Pacientëve si në Onkologjik nuk u sigurohet trajtimi shëndetësor me barnat shpesh dhe jetike, dhe trajtimet imazherike apo kimioterapeutike nuk kryhen pasi mungojnë elementët apo aparaturat janë jashtë funksionit.

Gjej rastin t’i bëj një thirrje publike organeve hetimore të mos bëjnë më veshin e shurdhër përpara skandaleve e abuzimeve të njëpasnjëshme që zhvillohen në shëndetësi.

Ky skandal është një indicie e mjaftueshme për të nisur një procedim penal. Mundi dhe djersa e taksapaguesve shqiptarë nuk mund të nëpërkëmben.

Vjedhjet në shëndetësi janë krimi më i rëndë“, denoncon Zheni Gjergji.

Etiketa: denoncimPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Kush je ti që prek pasaportën e saj?”, Berisha: Rama kërcënoi prokurorin që hetonte Ballukun

12:58 : 31/10/2025
AKTUALITET

PD kërkon shkarkimin e Presidentit Begaj, deputeti rendit 7 shkelje

11:02 : 31/10/2025
AKTUALITET

Parlament i vogël? Ekspertët peshojnë efektet e një pakti të dytë mes Ramës dhe Berishës

10:18 : 31/10/2025
AKTUALITET

Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Niko Peleshit

11:19 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Debatet në Kuvend teatër”, Agron Shehaj: PS-PD pazare për të ndryshuar Kushtetutën

11:02 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025
Para

Shqipëria nën "Ethet e Nilit"/ Mjeku Jakaj: Ja çfarë duhet të dini për këtë virus

TË GJITHA

Balluku “zonja” nr 136  bën Ramën nr 137…

16:16 : 01/11/2025

Ndalohet autobusi i linjës Athinë–Tiranë në Kakavijë, shoqërohen 2 persona

16:09 : 01/11/2025

Je me fat nëse ke këto tre shenja të zodiakut i ke miq

15:56 : 01/11/2025

Aksident në aksin Lushnje-Berat, kamioni del nga rruga dhe përmbyset në kanal

15:38 : 01/11/2025

“Fshati u kthye në zonë lufte”/ Breshëri me 2,000 plumba në Kretë, 3 të vrarë dhe disa të plagosur

15:28 : 01/11/2025

44-vjeçari godet policen bashkiake në Shkodër për shkak të detyrës

15:22 : 01/11/2025

Drejtori teknik i ARRSH-së, Nikollaq Mihali paraqitet në SPAK

15:11 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com