• Kontakt
Saturday, August 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha pas humbjes në Himarë: Duhet të jetë prova jonë e fundit! Me Ramën s’ka…

20:33 : 05/08/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Kreu i PD-së, Sali Berisha fjalimin e mbajtur në tubimin e sotëm e ka hapur me rezultatin e zgjedhjeve të 4 Gushtit në Himarë, ku kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Petro Gjikuria humbi përballë atij socialist Vangjel Tavo.

Berisha e ka konsideruar si një farsë të shëmtuar zgjedhore, teksa sipas tij, Edi Rama shpalosi të gjithë mekanizmat e ekzekutimit të votës pa votuar, pa rënë në kuti Lideri i opozitës deklaroi se zgjedhjet në Himarë duhet të jenë prova e fundit për ta, pasi sipas tij, me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë kurrë zgjedhje të lira.

Berisha i bëri thirrje opozitës që të bashkohet në kryengritje të fuqishme paqësore për realizimin e qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira, fitores së opozitës. Sipas liderit demokrat, liria nën pushtim nuk fitohen kurrë me fjalë dhe fjalime, përveçse me zemërim, me revolta të pandalshme, me sakrifica gjer në fitore.

Sali Berisha: Mbrëmë vonë u mbyll farsa e shëmtuar zgjedhore në Himarë, në të cilën Edi Rama shpalosi të gjithë mekanizmat e ekzekutimit të votës pa votuar, pa rënë në kuti. Duke falënderuar të gjithë ata votues, qytetarë që votuan për opozitën, unë i deklaroj sot popullit opozitar se Himara duhet të jetë prova jonë e fundit. Himara duhet të jetë thirrja për çdo qytetar shqiptar se me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë kurrë zgjedhje të lira. Të dashur miq, nuk është sot as një meritë të deklarosh këtë gjë. Nuk është meritë të deklarosh se Edi Rama vodhi mandatin. Nuk është meritë të deklarosh se ai mohoi të drejtat kushtetuese të 6135 qytetarëve. Nuk është meritë të deklarosh se ai shtoi në lista mbi 350-400 qytetarë që nuk kanë votuar kurrë në Himarë. Nuk është meritë të deklarosh se ai përdori të gjithë shtetin kriminal elektoral për të grabitur mandatin e Himarës. Jo miq. Sot thirrja e çdo shqiptari është për opozitën shqiptare të bashkohet në kryengritje të fuqishme paqësore për realizimin e qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira, fitores së opozitës.

Të dashur miq, në çdo zgjedhje, në qoftë se ne nuk bashkohemi. Në qoftë se ne nuk bëjmë atë që bëjnë kombet kur u merret vota e lirë, ne pothuajse nuk e meritojmë atë. Çdo e drejtë e marrë kërkon sakrifica për t’u rifituar. Në një hark kohor të shkurtër, brenda dy muajve, dy shembuj të fuqishëm frymëzues mijëra e mijëra kilometra nga Tirana. Në Nairobi, të rinjtë dhe studentët gjunjëzuan diktatorin e tyre të zgjedhur me votë njëlloj si Maduroja e Tiranës. Kurse sot, studentët e Bangladeshit në demonstratat më të fuqishme që mund të bëhen në një vend, detyruan kryeministren autokrate të korruptuar t’ia mbathë me avion nga Daka pas mbi një muaj protesta. Pas sakrificash sublime të dhjetëra e dhjetëra të rinjve. Nderim përjetë kujtimit të tyre. Miq, të drejtat, liria nën pushtim nuk fitohen kurrë me fjalë. Nuk fitohen kurrë me fjalime. Nuk fitohen kurrë në studio televizive. Nuk fitohen kurrë përveçse me zemërim, me revolta të pandalshme, me sakrifica gjer në fitore.

Lexo edhe:

FOTO/ Zbulohet se sa kushtojnë syzet e reja të Edi Ramës

Ironia e Dervishit: Nuk është krim të tallesh me udhëheqjen, krim është ta marrësh seriozisht

Miqtë e mi, të dashur demokratë e demokratë, në provë jemi ne. Në provë është ekzistenca jonë si opozitë e vërtetë dhe jo fasadë. Në provë është PD si parti e veprimit të pandalshëm. Në provë është opozita, janë opozitarët si burra dhe gra, djem dhe vajza, guximtarë, të vendosur. Njerëz të sakrificës që do përmbushin misionin e tyre të çlirimit të vendit nga diktatura. Studentët e Bangladeshit përzunë sot kryeministren e tyre kriminele sepse i diskriminonte ata. Sepse kishte krijuar edhe ajo si Edi Rama një elitë shushunjë, që i vidhte çdo sekondë, çdo minutë, çdo ditë qytetarët e varfër të Bangladeshit. Që u vidhte votën, që u merrte lirinë. Miq, Himara duhet të jetë thirrja për çdo qytetar shqiptar. Demokrate e demokratë, kemi bërë rrugë të vështirë, por provën e madhe tani e kemi. Prova e vërtetë tani është para nesh. Do qëndrojmë ne opozitë për të firmosur vjedhjen e radhës të mandateve. Do të qëndrojmë ne opozitë për të firmosur mandatin e katërt mbi krimin elektoral të Edi Ramës, apo do përballemi dhëmb për dhëmb, fyt për fyt. Apo do përballemi për liri dhe dinjitet? A do i përgjigjemi ne instinktit tonë? A do i përgjigjemi ne himnit tonë? A do përmbushim ne misionin historik të përmbysjes së diktaturës të bazuar në aleancën me krimin, vjedhjen e qytetarëve, drogën. Nuk ka mision më të shenjtë se ky për shqiptarët.

Etiketa: Edi RamaHimaraprovaSali BerishaZgjedhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

FOTO/ Zbulohet se sa kushtojnë syzet e reja të Edi Ramës

22:51 : 01/08/2025
AKTUALITET

Ironia e Dervishit: Nuk është krim të tallesh me udhëheqjen, krim është ta marrësh seriozisht

20:52 : 01/08/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal/ Rama mbron Ulsiun: S’ka marrë pjesë në hartimin e draftit

13:24 : 01/08/2025
AKTUALITET

Përse Dritan Prençi nuk heton rolin e dy pronarëve faktikë të Inceneratorit të Tiranës, Ramës dhe Veliajt?

12:07 : 01/08/2025
AKTUALITET

PD në Sarandë votoi për t’i dhënë 60 ha tokë Xhindolit e Buzit/ Berisha: Se di kush janë biznesmenët

16:07 : 31/07/2025
AKTUALITET

Kompania lobuese e kontraktuar nga PD letër DASH: Hiqni non gratën për Sali Berishën

13:37 : 31/07/2025
Para

Tregjet financiare të botës në panik, frika nga reçesioni fundos bursat

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 2 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 01/08/2025

Si arriti von der Leyen të sigurojë 1.8 mld vaksina Pfizer? Mesazhet që “fshihen” pas një “tymnaje”

22:57 : 01/08/2025

Zbulohet dieta që ju ndihmon kundër pagjumësisë

22:52 : 01/08/2025

FOTO/ Zbulohet se sa kushtojnë syzet e reja të Edi Ramës

22:51 : 01/08/2025

NBA dhe JPMorgan do të krijojnë ligën e re evropiane të basketbollit

22:40 : 01/08/2025

Sulmet ruse me raketa dhe dronë, Kievi shpall ditë zie për 31 viktimat

22:38 : 01/08/2025

Shtetet Arabe kërkojnë që Hamasi të çarmatoset dhe t’i hapë rrugën krijimit të shtetit palestinez

22:30 : 01/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com