• Kontakt
Friday, June 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha akuza Dumanit: Po bën pazare me dosjen SKY ECC! Ekzekutohen vetëm 20% të urdhërarresteve

15:14 : 01/08/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, përmes një deklarate për mediat,  ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani se po bën pazare me këto përgjimet e dosjeve SKY ECC dhe EnchroChat.

Berisha tha se gjatë 3 muajve të fundit nga 112 mandate arresti lëshuar nga SPAK, ku 15 janë lëshuar për persona të burgosur prej kohësh për vepra penale, ndërsa 97 mandate arresti janë lëshuar për persona që kanë qenë të lirë.

Më tej ai tha se në 97 mandatet e arrestit për persona të lirë, janë ekzekutuar gjithsej 19 mandate apo vetëm 20% e tyre dhe janë larguar në drejtim të paditur 78 persona apo 80% e tyre për vakanca të përkohshme jashtë vendi ose brenda.

Njoftimi i policisë:

Zonja dhe Zotërinj, Edi Rama në zbatim të platformës së tij ‘banditët t’i hanë kokën njëri-tjetrit’ në mënyrë që ai të mund t’i kontrollojë ata totalisht dhe t’i përdorë siç i ka përdorur si hanxharë në procese elektorale, në tenderime dhe emërime, po zbaton me ‘skapin’ e kontrolluar prej tij me në krye Dumanin platformën ‘ kokën t’i hane njëri-tjetrit.

Lexo edhe:

Sali Berisha paralajmëron protesta brenda dhe jashtë vendit

“Lekët t’i hëngri Bukuria”/ 85-vjeçari akuzon ish-gruan se i ka marrë paratë: U ndava për imoralitet

Partia Demokratike informon shqiptarët se në zbatim të kësaj platforme gjatë 3 muajve të fundit bazuar në regjistrimet e telefonatave dhe mesazheve të koduara në Sky Eç, encrochat

Encrochat etj te bandave kriminale shqiptare, shërbimet partnere kane zbuluar qindra krime dhe vrasje trafiqe të bandave kriminale shqiptare të kryera në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Lidhje të forta politike të të gjithë niveleve të qeverisjes përfshi këtu Edi Ramën.

Me këto dokumente, regjistrime të transkriptuara të një rëndësie kapitale për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, Spaku i Altin Dumanit po bën pazare të mëdha.

Kështu nga 51 mandate të firmosura për metamorfozen 2 përveç 7 personave që kanë qenë në burg për vepra tjera penale kur janë lëshuar urdhër-arrestet, deri sot janë arrestuar 7 të tjerë kurse 36 u njoftuan të largohen në drejtim të paditur, ndër të cilët të gjithë bosët e 7 familjeve më të rrezikshme mafioze të Shqipërisë, Ballkanit dhe ndër më të rrezikshmet në Europë të gjitha të lidhura me Edi Ramën.

Në paketën e dyte të arrestimeve prej 21 personave u arrestuan gjithsej 4 persona kurse 17 të tjerë, sipas rregullit u njoftuan dhe ja mbathën në drejtim të paditur. Në serinë e tretë të lidhur me mbylljen nga drejtësia e re të Edi Ramës të dosjes së famshme “Toyota Yaris” në të cilën përveç të tjerash, vetëm në Portin e Durrësit u vodhën 2 milionë euro nga 5.4 milionë që erdhën, u zhdukën 2 milionë, rihapja e kësaj dosje bëri që “SKAP-i i Partisë”, të lëshojë 4 mandate të reja arresti por nga të cilat vetëm prokurori Zarko u gjet dhe u arrestua, tre të tjerë, pra 75% e tyre u njoftuan dhe ia mbathën në drejtim të paditur.

Së fundi, këto dy dite po mbi regjistrimet e ardhura nga partnerët, nga ‘skrapi’ i partisë u lëshuan 36 urdhër arreste nga të cilët 8 persona prej kohësh ishin në burg të arrestuar për vepra të tjera penale, kurse 11 persona u arrestuan mbasi ishin të lirë, kurse 17 të tjerë u njoftuan për tu larguar në drejtim të pa ditur.

Shtoj këtu se në këtë metamorfozën e fundit në të cilën dolën të implikuar gjyqtar në Elbasan, shefa krimesh në Durrës, zëvendës drejtor burgjesh, personazhi më i lakuar në dosje për të gjitha veprat e zeza është Taulant Balla me tre mbiemra, por komunikimet e tij kriminale u fshehën nga Altin Dumani dhe famozi Alfred Shehu, prokurori kriminel, bashkëpunëtor i Mehmet Grecës, Taulant Ballës dhe bandave të tjera të Elbasanit që me datën 21 prill 2021 do mashtronte publikun shqiptar duke deklaruar si kriminel se në makinën e Mehmet Grecës, trafikanti I dënuar në Britaninë e Madhe 7 vite për gjysmë kuintali kokainë, nuk kishte materiale elektorale kur ndërkohë ishte plot me materiale të tilla.

Si përmbledhje gjatë 3 muajve të fundit nga 112 mandate arresti lëshuar nga ‘Skrapi’  i Dumanit, 15 janë lëshuar për persona të burgosur prej kohësh për vepra penale. Kurse 97 mandate arresti janë lëshuar për persona që kanë qenë të lirë.

Nga 97 mandate arresti për persona të lirë janë ekzekutuar gjithsej 19 mandate apo vetëm 20% e tyre dhe janë larguar në drejtim të paditur 78 persona apo 80% e tyre për vakanca të përkohshme jashtë vendi ose brenda.

Rikujtoj këtu se në raste të ngjashme Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshur në një rast 53 mandate arresti dhe ka arrestuar 47 pre tyre pra ka arrestuar 88,7 % te tyre.

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe lojën kriminale te Dumanit dhe skrapit të partisë me Kallp Mandate.

Partia Demokratike deklaron se kjo gjendje katastrofale, kjo lojë kriminale me kallp mandate e Altin Dumanit dhe organizatës së tij kriminale është dëshmi e pazareve prej qindra mijëra dhe miliona euro për çdo mandat arrest që kriminelët paguajnë ‘skapistët’ dhe Dumanin që ata të njoftohen dhe të largohen para firmosjes së mandate-arrestit të tyre.

Kjo lojë me krimin përbën rrezik madhor për sigurinë e vendit dhe është lojë me jetën, veprimtarinë dhe pronën e çdo shqiptari. Kjo lojë kriminale është zbatim i platformës së rrezikshme të Edi Ramës sipas të cilës, banditët t’i hanë kokën njëri-tjetrit. Partia Demoratike shpall para shqiptarëve platformën e saj për zero tolerancë ndaj krimit dhe kriminelëve kudo që janë dhe kallp mandateve të Altin Dumanit dhe kriminelëve të tjerë që bashkëpunojnë me krimin.

Faleminderit!

O sot, o kurrë!

Etiketa: akuzaBerishadosjeDumanipazareurdhërarresteve“Sky ECC“

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sali Berisha paralajmëron protesta brenda dhe jashtë vendit

13:08 : 20/06/2025
AKTUALITET

“Lekët t’i hëngri Bukuria”/ 85-vjeçari akuzon ish-gruan se i ka marrë paratë: U ndava për imoralitet

22:12 : 19/06/2025
AKTUALITET

Abuzimi me fondet “SASPAC”/ Shtyhet seanca për Ilir Beqajn, shkak mungesa e avoktatit

15:02 : 19/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Kompanitë e kartelit të Troplinëve vazhdojnë punën pa u shqetësuar

13:44 : 19/06/2025
AKTUALITET

“Nuk ka filluar të flasë akoma laptopi”/ Berisha paralajmëron: Kemi fakte të pafundme…

13:41 : 19/06/2025
AKTUALITET

Vrasja e kryekomisarit Lamaj, Arben Frroku kërkesë në SPAK: Merrni në pyetje Dumanin

19:46 : 18/06/2025
Para

PD: Rama me ligj të veçantë i ka dhënë 224 mijë metër katrorë tokë fisit Koleka në Vuno

TË GJITHA

Video/ Acerbi “tradhtohet” nga nervat, kërcënon tifozin: Të rrah deri në vdekje!

18:05 : 20/06/2025

Denoncimi: Metës po i shkelen të drejtat në burg, i ndalohen takimet me fëmijët dhe të motrën

18:03 : 20/06/2025

Nga Gaza në Kosovë, përmes kontrabandës dhe shpresës

18:01 : 20/06/2025

Shtyhet miqësorja Ballkani-Partizani, klubi i kuq tregon arsyen

17:45 : 20/06/2025

Greqi/ 4-vjeçari pëson atak kardiak në plazh, rikthehet në jetë falë mjekut që ndodhej aty për pushime

17:40 : 20/06/2025

Britania e Madhe tërheq stafin e ambasadës nga Irani

17:38 : 20/06/2025

Gara e paligjshme për lartësitë/ Si ligjëroi Rama “katet pa leje” në Kullat e Lilos, Avdijas e Salillarit

17:26 : 20/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com