• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Deklarata e Ahmetajt, Gjokutaj: Prisja që të nxirrte fakte rreth aferave të qeverisë

11:56 : 30/07/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Avokati i njohur Genc Gjokutaj ka komentuar deklaratat e ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.

I ftuar në Syri TV, Gjokutaj tha se Ahmetaj donte të nxirrte në pah  procesin e parregullt ligjor që ai po përballet në vendin tonë.

Sa i përket deklaratave të Ahmetajt për korrupsionin në qeveri, avokati theksoi se ai priste që ish-zv.kryeministri të nxirrte dokumente për t’i dhënë fakte akuzave të tij.

“Të gjitha aferat që z. Ahmetaj përmendi janë përmendur edhe nga portalet, një pjesë e mirë e tyre, por në gojën e zotit Ahmetaj kanë një tjetër peshë specifike. Deri këtu jemi në rregull. Unë nuk ka arsye të dyshoj në vërtetësinë e atyre thënieve të zotit Ahmetaj, për më tepër në pozitën e tij procedurale, sepse pjesa  e parë e intervistës ishte mbrojtja që zoti Ahmetaj i bëri vetes për çështjen që ai ka në vijim; ishte denoncimi i procesit të parregullt ligjor dhe këtë e kemi konstatuar edhe në raste të tjera dhe unë besoj fort tek kjo pjesë, por ajo që mbetet pjesa më e errët e gjithë kësaj historie është kapja e SPAK-ut, e cila i kthen në nul të gjitha këto dëshmi dhe ne e kemi provuar në shumë procese.

Ky SPAK nuk ka denjuar të regjistrojë procedime për denoncime që janë bërë drejtpërdrejt nga parti politike, nga grupe interesi, nga persona , individë që kanë denoncuar në SPAK dhe çështjet kanë mbetur në sirtar.

Lexo edhe:

Paraburgimi i zyrtarëve të lartë, Bushati: Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve

“5D”, tendera korruptiv dhe preferencial/ SPAK thërret “bosët“ e ndërtimit në gjykatë

Unë mendoj që gjithë kjo dijeni e zotit Ahmetaj duhet ta shtyjë, po kë?! SPAK-un?!

E pra, edhe dëshmia dje e zotit Ahmetaj që fillonte nga akuzat drejtpërdrejt për Kryeministrin si të lidhur me aferat korruptive e deri më poshtë pastaj në piramidën shtetërore, nuk i prek kush me dorë.  

Ju jeni dëshmitarë që denoncimet aty kanë qenë dhe ky SPAK nuk i kap. Merr çështjen McGonigal. Po ka dhe çështje të tjera për kryeministrin, për Zv.kryeministren, për Kryetarin e Bashkisë, për tokat në bregdet dhe nuk ka lëvizur askush gishtin. Dhe këtu, e gjithë dëshira jonë, e gjithë kërshëria jonë për një shtet juridik dhe për një shtet, i cili ka vullnetin dhe dëshirën për t’i hetuar sepse aty, filloi dhe mbaroi mbrëmë zoti Ahmetaj, të gjithë dokumentet ishin në një kuti. Po kjo “kuti” duhet hapur dhe aty brenda ne duhet të shohim dokumentet autentikë.”

 Me thënë të vërtetën unë dje prisja që zoti Ahmetaj të ekspozonte ndonjë dokument, jo të gjitha, por ndonjë dokument, për t’i dhënë më tonus, seriozitetit të intervistës, por edhe për t’i tërhequr vëmendjen SPAK-ut që këtu nuk flitet për fjalë dhe për çështje të stisura, por këtu flitet për afera të tmerrshme korruptive dhe afera që i  referohen njerëzve që sot janë në pushtet. 

Ky është rreziku që ne sot diskutojmë për figurat më të larta shtetërore të përfshirë në afera të rënda korruptive dhe ne nuk kemi instrumentin njerëzor, burimin njerëzor, sepse ne ligjin penal dhe procedural e kemi të plotë, por kuadri ligjor kërkon vullnetin e SPAK-ut si  njesi e posaçme për ta hetuar. Deri më sot ne e kemi provuar që SPAK-u jo vetëm s’ka vullnet, por SPAK-u është kthyer në një mburojë, e cila është kthyer në një pengesë serioze për hetimin e këtyre çështjeve dhe vazhdimin e aferave korruptive sepse siç e përmendi edhe mbrëmë zoti Ahmetaj, ai thoshte që “duhet të ndërpriteshin që sonte” këto afera, ndërkohë që ato vazhdojnë të paprekura dhe të pashqetësuara nga agjencia ligjzbatuese e ngarkuar për këtë punë.

Nëpërmjet kësaj, po të bësh një rezume të të gjithë asaj që zoti Ahmetaj e parashtroi, mbrëmë është një puzzle e formuar tashmë dhe një kapje totale e pushtetit.

Instrumenti juridik është.

Nëse ky SPAK kërkon që të shtyhet më tutje, ta marrë seriozisht këtë punë, t’i hyjë, në fund të fundit të kryejë detyrën  që i takon me ligj, ai menjëherë i afron një bashkëpunim zotit Ahmetaj dhe merr dëshminë e tij nëpërmjet bashkëpunimit, e kthen atë në dëshmi, në akt proceduarial. Plus dokumentacionin dhe pas pyetjes së zotit Peka mbrëmë që “po të vijë zoti Dumani këtu ku jeni ju”, ai ia hodhi dorashkën dhe i tha: “Pyeteni, vjen dot këtu ai përballë meje?!’

Kjo është vetëm çështje vullneti, por unë jam pesimist. Nuk mund të jem optimist pa objekt duke pasur parasysh këtë SPAK që ka sabotuar dhe ka mbajtur në sirtar shumë çështje të tjera që janë denoncuar, por nuk janë proceduar”, tha ai.

Etiketa: Ahmetajdeklaratadeshmiafaktegjokutaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Paraburgimi i zyrtarëve të lartë, Bushati: Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve

22:32 : 17/07/2025
AKTUALITET

“5D”, tendera korruptiv dhe preferencial/ SPAK thërret “bosët“ e ndërtimit në gjykatë

20:55 : 13/07/2025
AKTUALITET

Del FOTO/ Kush është 36-vjeçari që dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e tij në Patos

11:17 : 01/07/2025
AKTUALITET

Gjokutaj nxjerr dokumentin: Drejtësi me regji politike kundër Sali Berishës

21:40 : 29/06/2025
AKTUALITET

Vrasja e Ermir Dedjas/ “Makinat u blenë për 24 mijë euro”, dëshmia e Erjon Ndonit: Ja kush e bëri porosinë

21:03 : 24/06/2025
AKTUALITET

“Nuk ka filluar të flasë akoma laptopi”/ Berisha paralajmëron: Kemi fakte të pafundme…

13:41 : 19/06/2025
Para

Dënohet me 1.3 vite burg e dashura e Nuredin Dumanit, kosovarja Mirjete Hajdinaj

TË GJITHA

Shkaktuan aksidente dhe plagosën 2 persona, arrestohen 2 shoferë në Durrës

15:16 : 18/07/2025

Durrës/ Vihen në pranga 2 drejtues automjetesh, shkaktuan aksidente rrugore

15:12 : 18/07/2025

Gjendet i vdekur roja në Portin e Sarandës

15:06 : 18/07/2025

Inteligjenca amerikane e konfirmon: Presidenti iranian u plagos në një sulm izraelit

14:58 : 18/07/2025

DETAJE nga vrasja e Renis Dobrës/ Dy vëllezërit Bushgjoka rezultojnë se kanë dalë jashtë vendit

14:36 : 18/07/2025

Vala e të nxehtit ekstrem prek Shqipërinë, meteorologia: Do të thyhet rekordi historik!

14:30 : 18/07/2025

Bloomberg: Rama shemb gjysmë milioni ndërtime, protesta dhe zemërim në Theth

14:29 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com