• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Dumanit i merret fryma se ka shkelur ligjin”/ Malltezi: S’ka prova për arrestin ndaj Berishës

12:23 : 29/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Argita Malltezi, vajza e kreut të PD-së, Sali Berisha ka dalë sërish në një konferencë për mediat ditën e sotme, për të sqaruar se si babai i saj, si dhe bashkëshorti i saj, Jamarbër Malltezi po mbahen nën masën e arrestit me urdhër politik në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Ajo theksoi se nuk kanë kërkuar asnjë herë moshetim të çështjes, por një gjykim të drejtë dhe të ndershëm. Argita Malltezi shtoi më tej se SPAK do bëjë nesër raportimin e katërt në lidhje me këtë çështje, edhe pse përtej afateve, që sipas saj, në dosje nuk përmendet fare Sali Berisha

Argita Malltezi hodhi akuza drejt Prokurorisë së Posaçme se po fshehin dokumente, pasi ende po tentojnë të ndryshojnë ligje dhe dekrete presidenciale nëpërmjet dëshmitarëve. Sipas saj, kjo është edhe arsyeja pse kreut të SPAK, Altin Dumanit i merret fryma gjatë konferencave, pasi e di mirë se çfarë ligji ka shkelur.

Malltezi tha më tej se SPAK po i mban Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin nën masën e arrestit me justifikimin se egziston rreziku i ikjes për shkak të gjendjes financare, teksa sipas saj, përë këtë nuk ka asnjë provë.

Sa i përket hetimit pasuror, Argita Malltezi deklaroi se ndaj Sali Berishës ka 4 vjet që ka filluar.

Lexo edhe:

Salianji: Kulla 55-katëshe te Pallati i Kongreseve zbulon bashkëqeverisjen Rama-Berisha

Protestat/ Mazniku: Ne do të vazhdojmë punën! Boçi: Parrulla ‘Berisha ik’ nuk na ndikon

Argita Malltezi: Jemi këtu në lidhje me masat e kufizimit të lirisë që janë vendosur ndaj kreut të PD, më 20 tetor të vitit 2023. Konkretisht masës së ndalim daljes nga vendi dhe detyrim paraqitje. Në këtë ankim ne kemi parashtruar shkeljet kushtetuese të kryera gjatë gjithë procesit nga SPAK dhe nga gjykatat në dhunim të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe të standardeve të një gjykimi të drejtë dhe të ndershëm. Kujtojmë që ne kurrë nuk kemi kërkuar moshetimin e çështjes. Por hetimi të ngrihet në shtylla që kanë të bëjnë me shtetin ligjor dhe trajtimin e barabartë të shtetasve. Një nga aspektet që do të trajtohet sot është pikërisht ky fakt.

Nga ana tjetër ne kemi nesër seancën e diskutimit të raportit dymujor të SPAK për masën e arrestit për kryetarin e PD, Sali Berisha dhe për Jamarbër Malltezin. Ju i shikoni vetë dhe mund të bëni llogarinë, ky është raportimi i katërt që bëhet. Janë tejkaluar afatet se këto duhet të jenë raportime dymujore. Ne raportimin e SPAK e kemi marrë përsëri në shkelje të afatit, por e morëm më 26 qershor, sot jemi më 29 korrik dhe ende nuk është marrë një vendim për këtë çështje.

Por ajo që ka qenë më shokues në vlerësimin e dokumenteve ka qenë fakti se ky është raportimi i katërt dhe nuk ka ende asnjë fjalë për Sali Berishën. Nuk ka asnjë veprim hetimor që lidhet me Sali Berishën dhe prapë SPAK urdhëron vijimin e masës së arrestit sepse ky është urdhri politik dhe SPAK vepron sipas shkopit të dirigjentit me maksimën filozofike të Altin Dumanit që gjykatat marrin ‘afërmendsh’ atë vendim që do SPAK.

Raporti i dorëzuar nga SPAK evidenton zvarritje të hetimeve pa asnjë fakt të ri, që të provojë çfarëdo shkelje nga kushdo, jo vetëm Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi për atë që njihet si dosja e klubit Partizani. Kanë harxhuar resurse kinse për të bindur veten ose publikun për të bërë ekspertiza që sipas çdo teksti shkollor, nuk mund të bëhen sepse një ekspertizë që të bëhet, duhet të ketë disa parametra teknikë. Dokumentet që kanë çuar për ekspertim, u mungojnë parametrat teknikë. Nuk po diskutoj këtu për resurset që shpenzojnë se kjo është çështje e shqiptarëve, por për faktin se ata fshehin dokumente dhe kërkojnë ende të ndryshojnë ligje dhe dekrete presidenciale nëpërmjet dëshmitarëve.

Një nga ju në konferencën e fundit më tha se ke sjellë të njëjtat dokumentet, por unë pavarësisht se kam sjellë të njëjtat dokumentat, SPAK vazhdon dhe thotë të njëjtat gënjeshtra, kur këto dokumente i ka në dosje. Unë kësaj përveçse abuzim flagrant me ligjin, nuk mund t’i them gjë tjetër. Nuk çuditem që Dumanit i merret fryma kur del në konferenca shtypi, e di çfarë ligji ka shkelur, ndaj i merret fryma. Prandaj nuk di të përgjigjet. Mirë shkelja e ligjit, por edhe arroganca e shkeljes së ligjit në vetvete përbën një recidivizëm.

Baza për të cilën kërkohet vijimi i masës së arrestit është ekzistenca e rrezikut për ikjen. Në parlament SPAK deklaroi në fakt se masa e arrestit ndaj Berishës po vendoset sepse nuk ka respektuar masat e para. Më pas me urdhër politik, ndryshoi vallja dhe SPAK ngre këtë pretendim. Gjykata është e detyruar të thotë si provohet rreziku i ikjes. Asnjë provë nuk ka.

SPAK thotë se ekziston rreziku i ikjes sepse kanë mundësi financiare për të ikur. Ky është argumenti që jep SPAK. Janë dy persona që vuajnë dënimin në mënyrë individuale, Jamarbër Malltezi është në arrest shtëpie që në 20 tetor, Sali Berisha është në arrest që në 30 dhjetor. Për të dy është i njëjti argument, kanë mundësi financiare për të ikur.

Nuk është e vërtetë se Berisha po mbahet nën hetim se paska filluar tani hetimi pasuror ndaj Berishës, hetimi pasuror ka 4 vjet që ka filluar.

Etiketa: Argita MallteziarrestiDumaniJamarbër MallteziSali Berishaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Salianji: Kulla 55-katëshe te Pallati i Kongreseve zbulon bashkëqeverisjen Rama-Berisha

20:18 : 25/06/2026
AKTUALITET

Protestat/ Mazniku: Ne do të vazhdojmë punën! Boçi: Parrulla ‘Berisha ik’ nuk na ndikon

18:47 : 25/06/2026
AKTUALITET

K.E – BELA MAFIA

13:38 : 25/06/2026
AKTUALITET

PDE ‘shuplakë’ Ramës dhe Berishës: Shqipëria meriton të pastrohet nga elitat e lodhura!

10:44 : 25/06/2026
AKTUALITET

Media e re ‘Abeg TV’ në hetim nga SPAK, dyshime për financime kriminale dhe roli i Besnik Myftarit

10:11 : 25/06/2026
AKTUALITET

FNSH dhe RENEA marrin në ruajtje Ilir Selmanin, njërin nga të dyshuarit për vrasjen e Santiagos

09:56 : 25/06/2026
Para

I shpëtoi vdekjes, por jo arrestimit/ Ish-kandidat për deputet, ky është miku i Nelajt

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet