• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Basha: Kodin e ri Zgjedhor do e çoj në Kushtetuese

20:30 : 29/07/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Lulzim Basha, duke komentuar ndryshimet në qeveri, tha se këto janë syshkelje të Edi Ramës ndaj Sali Berishës, si pasojë e ujdisë pas bashkimit të votave për amnistinë dhe për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“Kemi të bëjmë me një pazar të pastër, Sali Berisha e ka shitur ndeshjen akoma pa filluar, sa i takon atij, për hallin e tij, për tekat e tij, le të rrijë edhe 4 vite të tjera Rama. Por halli i tij nuk është halli i demokratëve as halli i shqiptarëve. Halli i shqiptarëve ka një pikë të përbashkët që është Edi Rama, koka e këtij tumori gjigand në trupin e Shqipërisë. Ai është tumori, ministrat janë metastazat, hiq një minsitër, vendos një tjetër, nuk ka pikën e rëndësisë.

Në fakt edhe rokada e ditës së diel me anonimët e futur në qeveri, nuk është gjë tjetëtër veçse një syshkelje cinike, përgjigjja e Edi Ramës ndaj teatër-kërkesës së teatër-opozitës të Berishës për qeveri teknike, dhe trguesi më i qartë, cinizmi më i mprehtë, për t’i thënë njëri-tjetrit, dhe socialistëve s’ka pikë rëndësie kush ikën e kush vjen, këtu jam unë dhe Sali Berisha, i cili del dhe thotë mos gënjeni se deputetët nuk janë të popullit, janë të partisë. Pra në një moment tregohet i sinqertë, nuk janë as të partisë, janë të tijët persona, bodigardët e tij, kështu i përfytyron dhe i do deputetët.

Kjo është ana e errët e medaljes, e konfirmuar nga denoncimet tona, te raportet e Bashkimit Europian të javës të kaluar, te raporti i Departamentit të Shtetit, ku ngrihet shqetësimi për amnistimin e të korruptuarve që nuk mund të ndodhte pa bashkuar votat Rama me Berishën”, tha Basha.

Lexo edhe:

Lulzim Basha në SPAK për ’21 Janarin’, ja çfarë thotë Berisha

“21 Janari”/ Gazetarja zbulon çfarë deklaroi Lulzim Basha në SPAK

Basha tha se do i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për atë që e konsideroi si pazarin e turpshëm për Kodin Zgjedhor.

“Detyra jonë e parë është të krijojmë kushtet që ftesa jonë për një bashkim politik dhe qytetar sa më të madh, pa paragjykime, kundër partisë së Edi Ramës dhe Sali Berishës.

Partisë së minimit të demokracisë, korrupsionit domethënës dhe krimit të organizuar në shërbim të interesit politik të këtyre të dyve, bashkimi ynë të kryhet në parametrat më të mirë të mundshëm në kohën që na ka mbetur deri në zgjedhjet e ardhshme.

Të diskutojmë dhe të vendosim për parametrat politik të këtij bashkimi të shqiptarëve për ndryshim. Parametri i parë sigurisht diktohet nga një axhendë e përbashkët me këta faktorë. Një axhendë e përbashkët politike dhe një axhendë e përbashkët për interesin qytetar. Që do të thotë që ndonëse jemi në kulmin e nxehtësisë së verës dhe sigurisht kjo nuk është pa pasoja në axhendën publike, sigurisht dhe në axhendën opozitare. Ne duhet të bëjmë gjithçka për të treguar që përballë kësaj dysheje jemi ne demokratët euroatlantikë me vizionin tonë, me vlerat tona, me programin tonë organizativ në terren dhe shumë shpejt me ekipin tonë politik. Dhe është pikërisht ekipi politik që do t’i japi formë këtij bashkimi.

Me rekursin në Gjykatë të Lartë, me rekursin që do të çohen në Gjykatën Kushtetuese pazarin e turpshëm të kodit zgjedhor, me programin e shpallur por akoma të pakonsultuar me njerëzit dhe me ekipin e kandidatëve për deputetë, si dhe me përgjigjet tona adeguate 100% efektive për të pamundësuar taposjen e listave nga këta, ne do t’i japim garanci shqiptarëve”, tha ai.

Etiketa: Lulzim Bashareforma zgjedhore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lulzim Basha në SPAK për ’21 Janarin’, ja çfarë thotë Berisha

11:00 : 03/11/2025
AKTUALITET

“21 Janari”/ Gazetarja zbulon çfarë deklaroi Lulzim Basha në SPAK

21:38 : 30/10/2025
AKTUALITET

Basha del nga SPAK pas më shumë se një ore: Duhet të ruaj sekretin hetimor

17:38 : 30/10/2025
AKTUALITET

Thirrja e Bashës në SPAK: Hetimet për “21 Janarin” u rihapën pas provave audio të ardhura nga SHBA

17:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Lulzim Basha paraqitet në SPAK për dosjen e “21 Janarit” (Video)

16:18 : 30/10/2025
AKTUALITET

Zbardhen emrat e anëtarëve socialistë për Komisionet e Reformës Zgjedhore dhe Territoriale

14:12 : 29/10/2025
Para

Gjokutaj: Malltezi qëndron në arrest shtëpie, vetëm sepse është dhëndri Berishës

TË GJITHA

Gjigantët e teknologjisë në SHBA rrisin me shpejtësi shpenzimet për inteligjencën artificiale

22:33 : 04/11/2025

Trupa të huaja në Gaza, zbulohet plani i SHBA për Palestinën

22:23 : 04/11/2025

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Hektor Sinanaj

22:19 : 04/11/2025

Drone të dyshimta mbi Bruksel, mbyllet përkohësisht aeroporti kryesor i Belgjikës

22:17 : 04/11/2025

Raporti global, bie me 41% vdekshmëria amtare përgjatë 20 viteve të fundit

22:09 : 04/11/2025

Ndalohet nëndetësja me 1.7 tonë kokainë në ujërat e Atlantikut

22:00 : 04/11/2025

Shkarkohet drejtori i Kadastrës së Sarandës

21:48 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com