• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Një në katër familje jeton në banesa të vogla dhe të mbipopullurara

22:27 : 25/07/2024
në AKTUALITET

Të dhënat e Censit 2023 mbi kushtet e banimit sugjerojnë se 167 mijë familje ose afërsisht një në çdo katër familje në Shqipëri jetonin të ngjeshur në shtëpi të vogla me më pak se 18 metra katrorë për frymë.

Shqipëria ka aktualisht mbi 356 mijë banesa të pabanuara ndërsa çmimet e apartamenteve janë dyfishuar përgjatë pesë viteve të fundit, duke u bërë shkak për mburrje për disa politikanë, si kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Por ndërsa çmimet janë rritur dhe shtëpitë e apartamentet kanë mbetur në masë bosh, një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve jetojnë aktualisht në apartamente të vogla, pavarësisht nëse kanë apo jo fëmijë.

Të dhënat e detajuara mbi kushtet e banimit të publikuara së fundmi nga INSTAT dhe të mbledhura nga Censi i vitit 2023, tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve jetojnë aktualisht në banesa të vogla dhe të mbipopulluara ndërsa vala e stërmadhe e ndërtimeve duket se ka prodhuar banesa të shumta bosh por jo ndonjë rritje të konsiderueshme në cilësinë e banimit të popullsisë.

Në total, nga 726 mijë familje që ka aktualisht në Shqipëri, 127 mijë ose 17% banojnë në shtëpi më të vogla se 40 metra katrorë ndërsa 342 mijë të tjerë ose 47% banojnë në shtëpi me sipërfaqe të përdorshme banimi prej më paj se 69 metra katrore. Vetëm 10.7% e familjeve kanë shtëpi me sipërfaqe mbi 100 metra katrore ndërsa 24% të tjera kanë shtëpi me sipërfaqe nga 70 në 99 metra katrore.

Logjikisht banesat e vogla duhet të zihen nga familje me një apo 2 anëtar, por në realitet nuk është gjithmonë kështu.

Lexo edhe:

“Ku*vë je”/ I riu dhunon nënën dhe motrën, kërkon t’u marrë banesën

Aksident në Rrugën e Arbrit, plagosen 5 anëtarë të një familjeje

Familjet që dukshëm jetojnë në banesa të mbipopulluara, pra që kanë më pak se 70 metra katrorë në përdorim dhe kanë 4 apo më shumë anëtarë arrijnë në këtë mënyrë në 23% të totalit ose thuajse një në çdo katër familje. Nga këto, 5.6% banojnë në shtëpi më të vogla se 40 metra katrorë ndërsa 17.5% banojnë në shtëpi nga 40 në 69 metra katrorë.

Sipas statistikave të INSTAT, në vitin2023, 20 mijë familje me nga 4 anëtarë jetonin në shtëpi më të vogla se 40 metra katrorë dhe po kështu, 20 mijë të tjera që disponojnë shtëpi të tilla kanë 5 apo më shumë anëtarë.

Në kategorinë e shtëpive nga 40 në 69 metra katrorë banojnë thuajse 342 mijë familje por nga këto, gati 60 mijë familje kanë katër anëtarë ndërsa 68 mijë të tjera kanë 5 apo më shumë anëtarë.

Standardet për ta klasifikuar një banesë të mbipopulluar variojnë nga vendi në vend. Standardet në Mbretërinë e Bashkuar [link], mbipopullim quhet kur dy fëmijë të gjinisë së ndryshme kanë vetëm një dhomë për të fjetur ndërsa standardet e trajtimit me banesë në kohën e komunizmit parashikonin 9.5 metra katrorë për anëtarë familjeje./BIRN

Etiketa: banesafamiljeINSTATmbipopulluaratë vogla

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ku*vë je”/ I riu dhunon nënën dhe motrën, kërkon t’u marrë banesën

21:56 : 06/10/2025
AKTUALITET

Aksident në Rrugën e Arbrit, plagosen 5 anëtarë të një familjeje

18:48 : 05/10/2025
AKTUALITET

Kriza e prodhimit! Bujqësia dhe industria të paralizuara prej më shumë se dy vitesh

08:09 : 30/09/2025
AKTUALITET

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një person qëllon burrin e motrës

16:35 : 27/09/2025
AKTUALITET

E rëndë në Elbasan/ Banesa përfshihet nga zjarri, humb jetën një person

16:29 : 27/09/2025
AKTUALITET

Familjarët ngrenë alarmin në Polici, zhduken dy vajza minorene në Kavajë

15:55 : 24/09/2025
Para

EMRAT/ Sherr me armë për pronën në Thumanë, plagosen 3 kushërinj, njëri prej tyre polic

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 20 tetor 2025

22:57 : 19/10/2025

“Shkruhet historia!”/ Në Çashkë të Maqedonisë së Veriut zgjidhet për herë të parë një kryetar shqiptar

22:45 : 19/10/2025

Vrasja me tritol e Isuf Jaçajt dhe hetimet që çojnë drejt rrjeteve kriminale në Tiranë e Fier

22:32 : 19/10/2025

Tragjedia në Maliq, shefi i zjarrfikëses zbulon detaje: Nënë e bir vdiqën nga asfiksia, vajza kishte djegie në fytyrë

22:12 : 19/10/2025

Lista Serbe sfidon Kuvendin e Kosovës dhe rrezikon formimin e Qeverisë së re

22:05 : 19/10/2025

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, dalin rezultatet e para

21:44 : 19/10/2025

Grabitja e bizhuterive, Macron: Do t’i gjejmë veprat e vjedhura, autorët do të përballen me drejtësinë

21:38 : 19/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com