• Kontakt
Tuesday, July 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Analiza e REL: Mega Qeveria e Malit të Zi, kosto e lartë por përfitim pak

21:03 : 25/07/2024
në RAJONI

Qeveria më e madhe në historinë politike të Malit të Zi është rezultat i krijimit të portofoleve sipas nevojave të partive, e jo të qytetarëve, vlerëson për Radion Evropa e Lirë analisti politik, Marko Pejoviç. Kuvendi i Malit të Zi votoi për rikonstruktimin e Qeverisë më 23 korrik.

Qeveria ka tani 26 ministri dhe shtatë zëvendëskryeministra, përkatësisht nëntë anëtarë më shumë se Qeveria e formuar nga kryeministri Millojko Spajiq vetëm dhjetë muaj më parë. Asaj iu bashkuan partitë e Frontit Demokratik prorus dhe Partia Boshnjake. Pejoviç beson se me shtimin e sasisë, qytetarët nuk do të fitojnë cilësi.

“Nuk mund të presim që qytetarët të kenë përfitime. Me siguri që gjithçka do t’iu kushtojë shumë. Për paratë që do të shpenzohen për departamentet e reja, ata nuk do të marrin shërbime më të mira nga pushteti ekzekutiv”, thotë ai.

Përmasat e kabinetit të Spajiqit i kritikoi edhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, i cili tha se qëllim i Qeverisë më të madhe në histori është mbrojtja e interesave individuale, për të cilat qytetarët do të paguajnë shumëfish.

“Gjithçka derisa të rehatohet edhe funksionari i fundit partiak”, shkroi Millatoviq në rrjetin X.

Lexo edhe:

Avokatja e Popullit pa mandat rreshtohet pro qeverisë: Nuk mbështesim ndërtimet kaotike

“Shkel Kushtetutën”/ Berisha: Ramaduro po sillet si kryebashkiak i Shqipërisë

E, kryeministri i parë pas rënies së Partisë Demokratike të Socialistëve në vitin 2020, Zdravko Krivokapiq, e cilësoi rikonstruktimin qeveritar si “një ekstravagancë politike”, të cilën, siç tha, do ta paguajë populli. Qeveria e Krivokapiqit i kishte 12 ministra, mes të cilëve ishin edhe Spajiq e Millatoviq. Radio Evropa e Lirë pyeti Ministrinë e Financave të Malit të Zi se sa do të jetë më e lartë kostoja, për shkak të zgjerimit të administratës, por nuk mori përgjigje.

Paraardhësi i Spajiqit në pozitën e kryeministrit, Dritan Abazoviq, nxori, siç tha, një vlerësim të përafërt, sipas të cilit Qeveria do t’i shpenzojë rreth 420 mijë euro më shumë në muaj. Qeveria nuk e kontestoi këtë vlerësim.

Mali i Zi, i cili ka pak më shumë se 620.000 banorë, me 32 anëtarë të Qeverisë dhe me 54 sekretarë shtetërorë, ka Qeverinë më të madhe në Evropë.

“Imagjinoni, ne kemi një kabinet me mbi 30 anëtarë të Qeverisë. As Kina me një miliard e gjysmë banorë nuk e ka. Ajo ka 24 ministri”, tha Andrija Nikolliq, deputet i Partisë Demokratike të Socialistëve, që është subjekti më i madh opozitar. Millosh Konatar, nga Lëvizja Ura, tha se në sallën e Kuvendit janë vetëm 25 vende për ministra.

“Kur të vijë ora e ardhshme e kryeministrit, do të vijnë mbi 30 anëtarë të Qeverisë. Duhet të blihen karrige që ministrat e rinj të kenë ku të ulen”, tha Konatar.

Spajiq arriti në 26 ministri duke i ndarë disa ministri ekzistuese në disa më të vogla dhe duke krijuar disa të reja. Kështu, me punët e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare do të merren dy zëvendëskryeministra, njëri prej të cilëve është Ervin Ibrahimoviq, kryetar i Partisë Boshnjake dhe ministër i Punëve të Jashtme.

Zëvendëskryeministri i dytë është ish-ministri i Punëve të Jashtme, Fillip Ivanoviq, doktor i filozofisë dhe poliglot. Me infrastrukturën dhe zhvillimin rajonal do të merren: zëvendëskryeministri Millun Zogoviq, ministri i Planifikimit Urban, Sllaven Radunoviq, ministri i Zhvillimit Verior, Damjan Qullafiq, si dhe ministri i Zhvillimit Rajonal dhe Investimeve, Ernad Suleviq.

Me ndërtimin e rrugëve dhe përmirësimin e industrisë detare do të merren ministrja e Transportit, Maja Vukiqeviq, dhe ministri i Punëve Detare, Fillip Radulloviq. Për energjetiken do të kujdeset ministri i Energjisë, Sasha Mujoviq, e veçanërisht me naftën, gazin dhe minierat do të merret ministri i ri, Admir Shahmanoviq.

Mali i Zi, përndryshe, nuk ka burime të naftës dhe gazit, ndërsa vetëm një minierë e ka në funksion. Duke vënë në dukje këtë fakt, deputeti socialdemokrat, Nikolla Zirojeviq, me ironi tha se duhet të emërohet një drejtor i metrosë – gjë të cilën Mali i Zi nuk e ka.

“I bëj thirrje kryetarit të Komunës së Plevlës që ta sjellë Partinë Boshnjake në pushtet dhe t’ia ndajë postin e drejtorit të metrosë, sepse ajo ekziston në Plevle, po aq sa nafta dhe gazi në Mal të Zi”, tha Zirojeviq.

Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Investimeve është gjithashtu përgjegjëse për bashkëpunimin me organizatat joqeveritare. Ministri i vetëm pa portofol është përgjegjës për marrëdhëniet e Qeverisë me Kuvendin e Malit të Zi.

“Është krijuar një numër i madh i ministrive që nuk kanë memorie institucionale, prandaj nuk duhet të presim rezultate”, thotë Pejoviq, i cili është drejtor i programeve në OJQ-në “Uzor” në Mal të Zi.

Sipas tij, ministritë e reja nuk kanë personel e as përvojë të mëparshme. Ai beson se, pas rikonstruktimit të gjerë të Qeverisë, është i nevojshëm një sistemim i ri dhe organizim i brendshëm i pushtetit ekzekutiv.

“Atëherë, do të dimë se sa drejtori do të jenë, se sa njerëz do të punësohen në departamentet e reja. Është e sigurt që gjithçka do të kushtojë shumë më tepër se tani”, thotë Pejoviq.

Ai shton se krahas punësimeve në Qeveri, priten edhe punësime në kompani të themeluara nga shteti dhe pushteti vendor.

“Punësimet janë pjesë e marrëveshjes politike. Shpenzimet në bazë të kontratave të punës do të rriten ndjeshëm”, thotë Pejoviq.

Kryeministri i Malit të Zi, Spajiq, është zotuar se Qeveria e rikonstruktuar do të mbetet e përqendruar në rrugën evropiane, por opozita beson se pas përfshirjes së Frontit Demokratik prorus, ajo do të jetë nën ndikimin e Serbisë dhe Rusisë, qëllimi i të cilave nuk është hyrja e Malit të Zi në Bashkimin Evropian./ REL

Etiketa: mali i zindryshimeqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Avokatja e Popullit pa mandat rreshtohet pro qeverisë: Nuk mbështesim ndërtimet kaotike

18:23 : 14/07/2025
AKTUALITET

“Shkel Kushtetutën”/ Berisha: Ramaduro po sillet si kryebashkiak i Shqipërisë

13:47 : 14/07/2025
AKTUALITET

Rasti i Xhaçkës/ Zaçaj – Spiropalit: Vendimet e Kushtetueses janë të detyrueshme për t’u zbatuar

11:14 : 14/07/2025
AKTUALITET

Gazeta austriake: Shqipëria po bëhet gjithmonë e më autokratike, Rama kontrollon mediat

10:12 : 14/07/2025
AKTUALITET

Shqipëria, me rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit

08:17 : 14/07/2025
AKTUALITET

“Furtunë” edhe në Tiranë? Punonjësit e bashkisë dhe deputetët e PS përballë Ramës, çfarë pritet nesër…

17:01 : 13/07/2025
Para

Brondby "dërrmon" Llapin, skuadra dardane pëson 6 gola në transfertë

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 15 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 14/07/2025

EMRI/ Vrau të dashurën dhe nënën e saj, ngelet në burgim të përjetshëm ish-agjenti i SHISH

22:54 : 14/07/2025

Sa gjatë mund të durojë një person pa ushqim? Ja çfarë i ndodh trupit tonë ditë pas dite

22:52 : 14/07/2025

Eurobasket vajza, Shqipëria U16 merr medaljen e bronzit

22:47 : 14/07/2025

“Bëj rrobat gati të vish në fshat”/ Zbardhet debati me babain i 17-vjeçares që tentoi vetëvrasjen

22:40 : 14/07/2025

SHBA/ Roboti i fuqizuar nga AI kryen një ndërhyrje kirurgjikale pa ndihmën e njeriut

22:28 : 14/07/2025

Zjarr në kodrën e Selitës, flakët përhapen në një sipërfaqe të madhe (VIDEO)

22:26 : 14/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com