• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Zoto-Mërtiri nuk janë “kokat” e grupit kriminal të djegësit, por Rama dhe Veliaj

21:06 : 23/07/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin e sotëm është ndalur tek akuzat për inceneratorin e Tiranës dhe hetimet e SPAK për këtë aferë.

Berisha tha se flakët e korrupsionit të djegësit të Tiranës do shkrumbojnë të gjithë ata që mbushën thasët me 130 milionë euro për një incenerator që nuk ekziston.

Sipas Berishës, hajdutët kryesorë të kësaj vjedhje janë Edi Rama dhe Erion Veliaj, teksa shtoi më tej se ata besuan se lanë duart, duke shpallur krerët e grupit të organizuar kriminal të djegësit të Tiranës Mërtirin dhe Zoton.

Berisha tha se Zoto dhe Mërtiri janë pjesë e rëndësishme e organizatës kriminale të djegësit të Tiranës, por nuk mund të jenë ata “kokat” e grupit, që sipas tij, janë Rama, Veliaj dhe Agaçi.

Sali Berisha: Vjedhja e shekullit, flakët e korrupsionit të djegësit të Tiranës, do përvëlojnë, do shkrumbojnë të gjithë ata që mbushën thasët me 130 milionë euro për djegësin e Tiranës që nuk ekziston. Edi Rama dhe Erion Veliaj janë dy hajdutët më kryesorë të kësaj vjedhje të pashembullt. Një javë më parë, ata të dy besuan se lanë duart, duke shpallur krerët e grupit të organizuar kriminal të djegësit të Tiranës Mërtirin dhe Zoton. Ata menduan se me firmën e Dumanit, mercenarit të tyre, vodhën 130 milionë euro dhe fajësuan si grup kriminal Mërtirin dhe Zoton. Nuk ka dyshim se Zoto dhe Mërtiri janë pa asnjë diskutim dy anëtarë të rëndësishëm të organizatës kriminale djegësi i Tiranës dhe djegësat në Shqipëri. Për këtë nuk ka asnjë dyshim. Por, duke cilësuar grup kriminal dhe kryesues të grupit kriminal Zoton dhe Mërtirin, mercenari i Edi Ramës dhe organizata kriminale e Skrapit të partisë, besojnë se përjashtuan nga përgjegjësia krerët e vërtetë të organizatës kriminale të djegësve që janë Edi Rama, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi dhe enturazhi i tyre.

Lexo edhe:

Mësohet dita kur Berisha do të paraqitet në SPAK për “21 Janarin”

Berisha kërkesë SPAK: Të shtyhet marrja në pyetje për 21 janarin

Edi Rama dhe Erion Veliaj besojnë se do mund të shesin Zoton dhe Mërtirin si krerë, në një kohë kur ata ishin dy kallp-biznesmenë, të cilët gjetën një grup kriminal të strukturuar në qeverinë shqiptare dhe u futën edhe ata të marrin reston e tyre në vjedhjen e shekullit. Por Zoto e Mërtiri nuk ishin as kryeministri i vendit, as kryetari i bashkisë. Nuk ishin ata, të cilët mund të ndryshonin strategjinë e trajtimit të plehrave në Shqipëri, të hartuar nga BE me financimet e tij me landfille, seleksionim dhe ndarje, zëvendësimin e saj me djegësa, të cilat sot, njëri kryesori nuk ekziston as në themel, kurse dy të tjerët janë jashtë përdorimi. Ndryshimi i strategjisë u bë nga Edi Rama, u bë nga Erion Veliaj, u bë me qëllimin e vetëm se donin të krijonin fabrikat e floririt për ta.

Në këtë proces duhet t’u rikujtoj se është Edi Rama dhe askush tjetër, njeriu që brenda 24 orësh firmosi 17 dokumente në dikasteret e tij. Është Edi Rama dhe askush tjetër, që në kundërshtim flagrant me shkresën zyrtare të agjencisë së prokurimeve, në të cilën thuhej se janë të ndaluara prokurimet me negociata të mbyllura, Rama dhe Agaçi autorizuan prokurimet për kompanitë e tyre me negociata të mbyllura. Nuk janë kurrë Mërtiri dhe Zoto ata që mund të jepnin 9 pikë bonus për kompaninë e paregjistruar kund në Shqipëri. T’ia jepnin 8 muaj para se ajo të regjistrohej. Këtë e bën vetëm Edi Rama, Engjëll Agaçi dhe Erion Veliaj. Të pretendosh se Mërtiri dhe Zoto janë krerët e grupit kriminal është tallje cinike. Nuk e beson njeri, as demokrat, as socialist dhe as i paparti në Shqipëri. Sepse as njëri dhe as tjetri nuk kishin dorë, nuk kishin firmë dhe ligji nuk i lejonte të jepnin jo 8 pikë, por as gjysmë pike një kompanie që paraqitej në tender. Këtë e bënë për kompaninë e tyre Erion Veliaj dhe Edi Rama. Është tallje e tmerrshme me shqiparët, është cinizëm ekstrem të pretendosh Mërtirin dhe Zoton si krerët e grupit të strukturuar kriminal, në një kohë kur është Erion Veliaj që do i niste Arben Ahmetaj 5 shkresa njëra pas tjetrës për të miratuar kompaninë fantazmë, të cilën e kishte denoncuar një ministër. Për të cilën një ministër kishte deklaruar se nuk ekziston në territorin e Shqipërisë. Për t’i dhënë kësaj kompanie 8 pikë. Për të dhënë miratimin është Erion Veliaj dhe jo Zoto e Mërtiri, personi i cili me shkresë, firmë dhe vulë gënjen kur thotë se Këshilli Bashkiak zotohet për të paguar 92 milionë euro. Të gjitha këto, ai mashtron. Këshilli nuk ishte mbledhur asnjëherë. Dhe në Këshill ai nuk mund ta çonte se aty kishte edhe këshilltarë të opozitës dhe ata do e demaskonin siç e meritonte.

Etiketa: djegesimertiriRamaSali BerishaVeliajzoto

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mësohet dita kur Berisha do të paraqitet në SPAK për “21 Janarin”

15:21 : 17/11/2025
AKTUALITET

Berisha kërkesë SPAK: Të shtyhet marrja në pyetje për 21 janarin

13:52 : 17/11/2025
AKTUALITET

“21 janari”/ SPAK: Sali Berisha u njoh sot me fletëthirrjen dhe firmosi shkresën

12:17 : 17/11/2025
AKTUALITET

Berishës i komunikohet në SPAK thirrja për dosjen e 21 Janarit! Ish-kryeministri: Do dëshmoj

11:07 : 17/11/2025
AKTUALITET

“Kronologjia e mbrojtjes së Irena Gjokës”

10:41 : 17/11/2025
AKTUALITET

Berisha del nga SPAK, lexon mesazhin që i la Dumanit

10:28 : 17/11/2025
Para

Mbyllet pa raport të përbashkët Komisioni TIMS, çështja i kalon Kuvendit për votim

TË GJITHA

Skema e TVSH-së, Braçe debat me Ministrin e Bujqësisë: Pupu këta se dinë fare, një tmerr!

15:51 : 17/11/2025

“Protesta e PD sot do jetë e dështuar”, Almer Toska: Rama bleu opozitën më 11 Maj

15:48 : 17/11/2025

Toska: Opozitën nuk e beson njeri! Njerëzit e Berishës me vila dhe makina 100 mijë euro

15:38 : 17/11/2025

Clark: Ka pasur përpjekje të serbëve për të spastruar etnikisht veriun e Kosovës

15:31 : 17/11/2025

Kërkesa për ekstradim, reagon Ahmetaj: Situatë e iniciuar! Është bërë që në 2023

15:30 : 17/11/2025

Mësohet dita kur Berisha do të paraqitet në SPAK për “21 Janarin”

15:21 : 17/11/2025

“Kë sheh ti…”/ Debate në Komisioni për Çështjet e Brendshme, Çuçi kërkon përjashtimin e Nokës

15:16 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com