Mbledhja e kësaj të enjte në Këshillin Bashkiak të Tiranës, duke se u kthye në një “arenë boksi”, ku këshilltarët janë përplasur fizikisht me njëri-tjetri.
Siç shihet edhe në videon në fund të shkrimit, këshilltari i opozitës dhe njëkohësisht Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka debatuar me kryebashkiakun e shumë akuzuar për afera miliona euroshe, Erion Veliaj, gjatë kohës që mori fjalën ky i fundit, duke e etiketuar dhe si hajdut.
Ndërkohë, në një moment, Tedi Blushi e gjuan Erion Veliajn nga vendi me disa fletë, teksa ky i fundit i drejtohet me fjalët “më ngatërron me atë të Bllokut”
DEBATI MES BLUSHIT DHE VELIAJT
Erion Veliaj: Ti mund të vazhdon të vetëdiskretitohesh deri në vdekje. Mund të diskretitohesh ti dhe shefi yt por kjo është mungesë educate.
Tedi Blushi: Ti je hajdut!
Erion Veliaj: Më ngatërron me atë me bllok në dorë. Më ngatërron me atë të bllokut.
Në një moment Blushi ka hedhur dosjen me dokumente që kishte në tavolinën e tij drejt Veliajt.
Erion Veliaj: A e kupton që je i paaftë edhe të gjuash.
Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Romina Kuko i kërkon Tedi Blushit që të largohet nga salla.
Erion Veliaj: Je komplet i paaftë.
Ndërkohë, pas këtij momenti, këshilltari socialist Halit Valteri ngrihet në mbrojtje të shefit të tij, Erion Veliajt, duke shtyrë këshilltarin e opozitës. Më pas, Bludhi dhe Valteri u përfshinë në një përleshje fizike mes tyre, ku nuk kanë munguar as grushtet, siç shihet edhe në foton e mësipërme.
Pas këtij momenti, kryetarja e Këshillit Bashkiak Romina Kuko njoftoi ndërprerjen e mbledhjes për shkak të incidentit, e cila nuk zgjati as 5 minuta.
Të dy këshilltarët pretendojnë për dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit, por vetëm këshilltari socialist, Halit Valteri ka depozituar në Policinë e Tiranës një kallëzim penal, ku pretendon se është goditur me grushte dhe sende të forta nga Tedi Blushi.
Ky i fundit është marrë në pyetje për të dhënë sqarime ne lidhje me incidentin që shoqëroi mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
Pas ndërprerjes të mbledhjes, këshilltarja e PL-së në Këshillin Bashkiak, Silva Caka u prononcua për mediat ku e konsideroi si skandaloze atë se çfarë kishte ndodhur në Këshillin Bashkiak. Ajo tha se Blushi u provokua, u kërcënua dhe u godit nga këshilltarët socialistë të cilët i cilëson si “mercenarë” të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Silva Caka: Veliaj kreu i një organizatë kriminale dhe terroriste. Ajo që ndodhi sot ishte skandaloze. Nëpërmjet mercenarëve të tij socialistë ka provokuar dhe goditur një këshilltar opozite. Nga sot Veliaj është në luftë pa kompronis me PL. Veliaj nëpermjet veprimit të sotëm ka kërcënuar, provokuar dhe goditur një nga këshilltarët, duke cënuar dhe këshilltarët e tjerë. Ajo që ndodhi më vonë ishte më e rëndë, Blushi u largua nga salla ndërsa ndaj mercenarit të Veliajt nuk u mor asnjë masë.
Ndërkohë, lidhur me incidentitn në Këshillin Bashkiak ka reaguar edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili e konsideron Erion Veliaj si “prindi 2”, ndërsa Halit Valterin si zarin e tij. Sipas Metës, akti sulmues i tyre do të marrë shumë shpejt përgjigjen e merituar demokratike dhe shqiptare.
Meta shton më tej se nga sot, Partia e Lirisë është në gjendje lufte me kryehajdutin e Tiranës Lali fikun dhe ordinerët përqark tij.
Ilir Meta: Akti sulmues i Prindit 2 Erion Veliaj dhe zarit të tij Halit Valteri ndaj këshilltarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, z.Tedi Blushi do të marrë shumë shpejt përgjigjen e merituar demokratike dhe shqiptare. Nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me kryehajdutin e Tiranës Lali fikun dhe ordinerët përqark tij. Partia e Lirisë është në gjendje lufte me tutorët dhe protektorët e këtij fëlliqësire që vrau Ardit Gjoklajn. Partia e Lirisë do t’ju mësojë të gjithëve se nuk jemi komb eksperimental por Shqiponjash. Nuk ka tutor dhe protektor në botë që e ndalon Drejtësinë tonë.
Ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj, Në një reagim në rrjetin social X, Veliaj tha se do të kërkojë zbatimin e ligjit me përpikmëri për raste të tilla që i etiketoi rrugaçëri.
Veliaj: Ilir Meta dhe rrugaci i fundit qe i ka mbetur, nuk e perballojne dot as suksesin e Tiranes dhe as humbjen kolosale te partickes se tyre. Sjellja per vandali ndaj kolegeve keshilltare, eshte shenje deshperimi, jo force. Do te kerkoj zbatimin e ligjit me perpikmeri qe rrugaceria te marre pergjigjen qe meriton, dhe Tirana te mos mbetet peng i maktheve te Ilir Metes e mjeraneve te tij.