• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRONIKE

Mbushi me kokainë vendet nordike/ SPAK konfiskon pasuritë e anëtarëve të grupit të Jetmir Kastratit

11:55 : 18/07/2024
në KRONIKE

Prokuroria e Posaçme (SPAK) i ka kërkuar GJKKO-së konfiskimin e pasurive të anëtarëve të grupit të trafikut të drogës në vendet nordike të Jetmir Kastrati alias Sokol Krasniqi.

Më konkretisht ka kërkuar konfiskimin e katër vëllezërve Zamir Hoxha, Vladimir Hoxha, Dilaver (Oliver) Hoxha dhe Mentor Hoxha, si dhe katër nipërve të tyre Alfonc Hoxha, Gabriel (Admir) Bici, Rampo Qinami dhe Ervin Çejku

“Subjekti i këtij procedimi pasuror Zamir Hoxha është duke u hetuar nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me procedimin penal Nr. 49, të vitit 2023, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal,  “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet  283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, si pjestar i një grupi të struktuar kriminal i destinuar në trafikimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në Danimarkë, Belgjikë, Holandë, Suedi, Norvegji dhe Gjermani gjatë periudhës kohore të viteve 2018-2019, ku pjesa më e madhë e anëtarëve të këtij grupi të struktuar kriminal të kryesuar nga shtetasi shqiptar Jetmir Kastrati (Sokol Krasniqi) janë deklaruar fajtorë dhe janë dënuar nga autoritetet gjyqësore në Danimarkë.

Subjektet e këtij hetimi pasuror vëllezërit Zamir Hoxha, Vladimir Hoxha, Dilaver (Oliver) Hoxha dhe Mentor Hoxha, që përpara vitit 2012 kanë qenë të dyshuar, janë hetuar apo janë dënuar nga autoritet hetimore apo gjyqësore në Itali, për vepra penale të rënda si “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin dhe favorizimin e prostitucionit”, “Emigracioni klandestin” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Subjekti i hetimit pasuror Alfonc Hoxha, djali i vëllait të katër subjekteve të tjerë, është arrestuar në Gjermani në vitin 2020, për veprën penale “Shkelje e ligjit për lëndët narkotike”. Subjekti i hetimit pasuror Gabriel (Admir) Bici, djali i motrës së katër subjekteve të tjerë, më datë 27.04.2017, është arrestuar nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar, në kuadër të Operacionit “Mudde” me qëllim shpërbërjen e një organizate kriminale që merrej me riciklimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Subjekti i hetimit pasuror Ervin Çejku, djali i motrës së katër subjekteve të tjerë, është arrestuar në Suedi për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”. Subjekti i hetimit pasuror Rampo Qinami, djali i motrës së katër subjekteve të tjerë, është arrestuar nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.” – thuhet në njoftimin e SPAK.

Lexo edhe:

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar konfiskimin e 20 pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të subjekteve të hetimit pasuror apo personave të lidhur me ta.

Më konkretisht është kërkuar konfiskimi i pasurive si më poshtë:

  1. Pesë llogarive bankare me gjendje në total rreth 94 000 (nëntëdhjetë e katër mijë) Euro;
  2. Pesë llogarive bankare me gjendje në total rreth 145 000 (njëqind e dyzetë e pesë mijë) lekë;
  3. Pasurisë së paluajtshme të llojit “truall” dhe “arë” me sipërfaqe 600 m², prej së cilës 145.6 m² truall dhe ndërtesë 134.3 m², ku ndërtesa është godinë banimi 3 kate (sip. kt. përdhe 134.3 m², sip. verande 3.7 m², sip. kt. parë 134.7 m², sip. kt. dytë 134.7 m²), me adresë fshati Domje, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, në pronësi të shtetasit K.H;
  4. Pasurisë së paluajtshme të llojit “truall” dhe “arë” me sipërfaqe totale 600 m², prej së cilës 166.1 m² truall dhe ndërtesë 137.1 m², ku ndërtesa është godinë banimi 2 kate (sip. kt. përdhe 137.1 m², sip. kt. parë 146.6 m²), me adresë fshati Domje, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, në pronësi të shtetasit Mentor Hoxha;
  5. Pasurisë së paluajtshme të llojit arë, me sip 800 m², me adresë fshati Domje, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, në pronësi të shtetases S.D (H).
  6. Pasurisë së paluajtshme të llojit “arë”, me sipërfaqe të përgjithshme 8 000 m², me adresë fshati Domje, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, në pronësi të shtetasit të D.Ç;
  7. Pasurisë së paluajtshme të llojit “Njësi”, me sipërfaqe ndërtimi 325.8 m² (sipërfaqe social ekonomike 290.5 m² dhe sipërfaqe takuese 35.3 m²), me adresë Mëzez, Njësia Administrative Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Dilaver (Oliver) Hoxha;
  8. Pasurisë së paluajtshme të llojit “arë”, me sipërfaqe 9 936 m², me adresë Fushë Mamurras, Kurbin, në pronësi të shtetasit K.H.;
  9. Pasurisë së paluajtshme të llojit “arë”, me sipërfaqe 22 500 m², me adresë Fushë Mamurras, Kurbin, në pronësi të shtetasit Gabriel (Admir) Bici;
  10. Pasurisë së paluajtshme të llojit “arë”, me sipërfaqe 28 000 m², me adresë Fushë Mamurras, Kurbin, në pronësi të shtetasit Gabriel (Admir) Bici;
  11. Pasurisë së paluajtshme apartament B4/8 që përbëhet nga 1+1 me ambiente ndihmëse, me sipërfaqe 57.01 m², në godinën e banimit 5 kate + 1 kat “Roof Garden” në Dhërmi, Himarë, Vlorë, në pronësi eventuale të shtetasit Vladimir Hoxha;
  12. Pasurisë së paluajtshme të llojit “arë”, me sipërfaqe 2 000 m², me adresë fshati Lalëz, Durrës, në bashkëpronësi të shtetasve M.B dhe F.B;
  13. Pasurisë së paluajtshme kati i parkimit nën tokë me sipërfaqe prej 742.05 m², e ndodhur në godinën e banimit dhe shërbimit 6 katëshe në Rrugën “Frang Bardhi”, Tiranë, e përfituar me kontratë sipërmarrje me porositës dhe në pronësi eventuale të shtetases F.B.
  14. Pasurisë së luajtshme motor marka BMW, modeli “R 1200 GS”, viti i prodhimit 2016, në pronësi të shtetasit Zamir Hoxha;
  15. Pasurisë së luajtshme automjet marka Volvo, modeli “240GL”, viti i prodhimit 1993, në pronësi të shtetasit S.H;
  16. Pasurisë së luajtshme automjet marka Cadillac, modeli “Coupe Deville”, viti i prodhimit 1965, në pronësi të shtetasit Mentor Hoxha;
  17. Pasurisë së luajtshme automjet marka Peugeot, modeli “107”, viti i prodhimit 2011, në pronësi të shtetases S.H;
  18. Pasurisë së luajtshme, automjet marka Mercedes Benz, model E320CDI, vit prodhimi 2002, në pronësi të shtetasit E.Ç.
  19. Pasuri e luajtshme, automjet marka Daimler Chrysler, model CLS320CDI, viti i prodhimit; 2006, në pronësi të shtetases R.Ç.
  20. Pasurisë së luajtshme, automjet marka Ford, model Fiesta, viti i prodhimit 2009, në pronësi të shtetasit S.Q.
Etiketa: Dilaver (Oliver) HoxhaJetmir KastratikonfiskimMentor HoxhapasuriespakVladimir HoxhaZamir Hoxha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026
AKTUALITET

SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi

11:35 : 14/07/2026
AKTUALITET

Rënia e konsumit në restorante arrin deri në 35%, “çunat” nuk konsumojnë nga frika e SPAK

10:17 : 14/07/2026
AKTUALITET

“4.3 mln euro për koncertin privat”/ Këlliçi: Rama votoi faturën e turpit në Kuvend

19:13 : 13/07/2026
AKTUALITET

GJKKO rikthen për hetim në SPAK dosjen e Elvis Roshit

16:34 : 13/07/2026
AKTUALITET

“Kanye West në SPAK“/ Bardhi-Manjës: Bën rolin e budallait për llogari të Ramës!

15:48 : 13/07/2026
Para

Shkoi për të eksploruar Sazanin, turisti francez pëson atak dhe vdes

TË GJITHA

Trump heq dorë nga taksa për transportin detar: Hormuzi i hapur për të gjithë, përveç Iranit

17:37 : 14/07/2026

Dyshohet se u përfituan nga lekët e drogës, sekuestrohen dy apartamente dhe një garazh në Tiranë

17:22 : 14/07/2026

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026

Izraeli dhe Libani rikthehen në tryezën e bisedimeve, armëpushimi vihet në pikëpyetje

16:58 : 14/07/2026

Hita takim me përfaqësuesit e ICITAP: Thellojmë partneritetin strategjik!

16:55 : 14/07/2026

Olta Gixhari flet për herë të parë për burrin: Kam patur fat!

16:43 : 14/07/2026

Fenomeni Galerne godet bregdetin francez, temperatura bie me 12°C brenda 30 minutash

16:42 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş