• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Çfarë po bëhet për padinë ndaj Bolinos?”/ Këlliçi-Dumanit: Ku shkuan paratë e Inceneratorit dhe ‘5D’?

12:11 : 18/07/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka akuzuar Altin Dumanin se e ka kthyer SPAK në një organizatë partnere të PS-së.

Këlliçi i ka drejtuar Dumanit disa pyetje publike, se ku kanë shkuar 132 mln eurot e inceneratorit të Tiranës, apo 30 milionë eurot e 5D, dhe ccfarë po bëhet me padinë ndaj Karlo Bolinos që ka vjedhur 4 mijë metër katrorë tokë, për të bërë një televizion kundër opozitës.

“Zyrtarisht PS-ja nga kjo javë, ka 3 organizata partnere, forumin rinor, forumin e gruas, dhe forumin e drejtësisë të drejtuar nga Altin Dumani.

Pse po e them këtë? Mbrojtje dhe nënshtrim më të shpifur se sa ka bërë Altin Dumani ditën e hënë në seancën parlamentare për 4 orë duke mos dhënë asnjë përgjigje për vjedhjet e qeverisë, korrupsionin në bashkinë e Tiranës, vjedhjet e Veliajt dhe Ramës, nuk kemi parë kurrë një prokuror që të dalë e të raportojë për bilancin e punës së tij dhe në 99% të përgjigjeve të thotë se ‘nuk shprehem dot se kjo çështje është nën hetim’.

Nuk kemi parë kurrë një prokuror të duartrokitet nga mazhoranca. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se janë në aleancë të hapur me njëri-tjetrin. Ajo mazhorancë që do të duhej të dridhej para prokurorit dhe drejtuesit të SPAK, e mori në mbrojtje dhe nga kush? Nga opozita, deputetët e opozitës që kërkonin përgjigje për pyetje që sot i shtron çdo qytetar shqiptar.

Lexo edhe:

SPAK kontrolle tek zyra dhe shtëpia e administratorit të OSHEE, Enea Karakaçi

SPAK çon në gjyq “Çopjat”/ Si funksiononte grupi me 33 persona dhe lidhjet me drejtësinë e Policinë

Ku kanë shkuar 132 mln euro të inceneratorit të Tiranës.

Ku kanë shkuar 30 mln euro të bandës 5D.

Si ka mundësi që kryeministri i këtij vendi jep një bonus 8% për një kompani që nuk ekziston.

Si ka mundësi që kemi dërguar një kallëzim penal për EcoParkun e Durrësit për kryeministrin dhe ende nuk ka asnjë lëvizje nga SPAK, ku është e vetmja procedurë që me firmën e tij, Edi Rama ka përshpejtuar vjedhjen e të paktën 19 mln eurove.

Si ka mundësi që për EcoTiranën, për lidhjet e Erion Veliajt me Ndraghetën, sot SPAK nuk ka asnjë përgjigje. Por meqë Alti Dumani në parlament kërkoi pyetje me shkrim që të marrë përgjigje, opozita dhe PD sërish vendosi të zbatojë ligjin.

I kemi dërguar këto dy ditë, pyetjet Altin Dumani. Kërkojmë të merret në pyetje punonjësja Jona Bejko që thotë, se lali Eri është pronar dhe aksioner në hotelin 50 mln euro në Durrës dhe se pronarët e saj kanë të paktën 4 kompani ndërtimi.

Dhe Altin Dumani do të duhet ti përgjigjet opozitës dhe PD-së pse nuk zbaton vendimet e gjykatave, pse po amniston këtë bandë.

Nuk mund të harrojmë edhe pyetjet që i kemi dërguar SPAK në lidhje me një hajdut të pashembullt që quhet Karlo Bolino që e quan veten pronar televizioni. Që ka vjedhur 4 mijë metra katrorë truall të destinuar për shkollë. Që e ka kthyer në një televizion privat, që e mban me tenderat e AKSHI-t.

Për çfarë, për të sulmuar opozitën, për të goditur deputetë e funksionarë të opozitës, për të dekurajuar opozitën. E çfarë ndodh me këto televizioneve. I bëjnë fresk nga mëngjesi në darkë Edi Ramës dhe Erion Veliajt dhe na thonë se inceneratori i Tiranës është shumë i bukur.

Të dashur qytetarë, refuzoni me përbuzjen më të madhe këto modele hajdutërie që janë instaluar në politikë dhe media. Ne këtë betejë nuk do ta ndalim. Nga java tjetër do të fillojmë serinë e denoncimeve para zyrave të organizatës partnere të PS-së, SPAK për të gjitha aferat e kësaj qeverie’, tha Belind Këlliçi.

Etiketa: 5DDumaniinceneratorikelliciparatëspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK kontrolle tek zyra dhe shtëpia e administratorit të OSHEE, Enea Karakaçi

20:50 : 18/10/2025
AKTUALITET

SPAK çon në gjyq “Çopjat”/ Si funksiononte grupi me 33 persona dhe lidhjet me drejtësinë e Policinë

16:50 : 18/10/2025
AKTUALITET

“Madeira Club”/ Mashtrim 300 mln euro me kripto, bllokohen kompanitë hoteliere të spanjollëve në Shqipëri

13:21 : 18/10/2025
AKTUALITET

Hetimet për Portin e Limionit/ Qori: SPAK të marrë në pyetje Ramën, çdo vendim mban firmën e tij

21:58 : 17/10/2025
AKTUALITET

Hetimet për Portin e Limionit/ SPAK kontrolle vartësve të Ballukut dhe ish-drejtoreshës së Xhaçkës

21:23 : 17/10/2025
AKTUALITET

Konfirmimi i prokurorit Ylli Pjetërnikaj merr formë të prerë

13:59 : 17/10/2025
Para

Zhupa akuza mazhorancës: Krifcën që zhduku fondet e IPARD e promovuat në Kryeministri

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 20 tetor 2025

22:57 : 19/10/2025

“Shkruhet historia!”/ Në Çashkë të Maqedonisë së Veriut zgjidhet për herë të parë një kryetar shqiptar

22:45 : 19/10/2025

Vrasja me tritol e Isuf Jaçajt dhe hetimet që çojnë drejt rrjeteve kriminale në Tiranë e Fier

22:32 : 19/10/2025

Tragjedia në Maliq, shefi i zjarrfikëses zbulon detaje: Nënë e bir vdiqën nga asfiksia, vajza kishte djegie në fytyrë

22:12 : 19/10/2025

Lista Serbe sfidon Kuvendin e Kosovës dhe rrezikon formimin e Qeverisë së re

22:05 : 19/10/2025

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, dalin rezultatet e para

21:44 : 19/10/2025

Grabitja e bizhuterive, Macron: Do t’i gjejmë veprat e vjedhura, autorët do të përballen me drejtësinë

21:38 : 19/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com