• Kontakt
Friday, August 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Shqipëria, ma mbaj pak kopilin, ta shaj një herë atë k*rvën

14:17 : 17/07/2024
në BOLD BLOG

Nga Basir Çollaku

“S’e deshe Vanin magazinjer ? …Na, mbaje tani krushk”.

Kështu i ngjau dhe Edi Ramës me Belerin kryebashkiak i pamandatuar i shkarkuar e dënuar, me histori e dosje fort të ngatërruar, por eurodeputet i betuar, pas një leje shpërblyese alla-soj nga çdrejtësia. Tavo, denoncues dje i Ramës hajdut, bie dakort sot të jetë vasal e aksioner në hajninë e re elektorale.

Në Bashkinë e Tiranës, grupet kriminale mbijnë si çadrat e plazhit, teksa kryetari Veliaj pret fermanin për kafaz, të Prokurorisë familjarisht. Beqja, dy-metroshi i parë qeveritar, akuzuar për hajdut pas tre kolegëve më herët ndodhet e po lodhet në qeli duke rritur gjasat t’i shpëtojnë rrugës sekretet me shefin. Nga Hanoveri, një ngarkesë telashesh udhëton drejt Tiranës, ku një dosje kokaine për Olsin, po turfullon keqas të vëllanë. Olafi i Krifcës ngeci në Parlament dhe në prokurorinë Speciale. Dumani, më shumë trazoi se qetësoi duartrokitësit e pandehur të mazhorancës në Kuvend. Olta e Bela nuk dinë se nga do u vijë. Damiani, Tao, Ulsiu e Fatmiri mendojnë se ia hodhën, por dardhës i ka dalë bishti përpara.

Kreu i KLSH, Shehu shtangu njerëzit me denoncimet tronditëse në komision parlamentar, se si po na vrasin ushqimet e ilaçet, por mediet mbyllin sqepin se merakosen oligarkët. Kongresi i PS me 27 korrik që ngjan si gijotinë franceze, ka vënë gatitu qeverinë e deputetët, me dorë në llampën e “Aladinit” me shpresë së dalin pa lagur. Bashkiakët shohin ekstradimet e qërojnë orizin lokal, teksa pakësohen nga udhëtimet drejt qelive. Në prokurori e gjykata rrëshket nën dorë lista e çmimeve verore, me ngritje për shkak pushimesh e taksash eprorëve. Policia mënjanohet nga trarët e port-aeroporteve, pa harruar të hedhë një sy nga sky-encrot e Francës.

Lexo edhe:

Rama-Balluku “respektojnë” me dy leje të reja për pallat të dënuarin për trafik droge, Fejzo Zekaj

“Shqipëria do të zëvendësojë qeverinë e saj të korruptuar me një IA të korruptuar”

Opozita endet mes dashurisë platonike e hallit për ngjizje të fortë politike. Partitë e reja ngjajnë me kokë e xhep nga plakat, por telefon nga ambasadat. Mediet i bëjnë temena qeverisë për rrjedhjet në hesapet e financave. Në maternitete lehin më shumë qentë rrotull godinës, sesa dëgjohen qarje të lindjeve të jetës. Shoqëria civile, rahmet pastë, ka ikur në emigracion duke harruar gjininë. Diaspora me kokë mënjanë mendon se kujtesa atdhetare të dielën, mëkëmb shpresën e tulatur prej dekadash. Diplomatët bëjnë sehir e lëshojnë mufka me sheqer pushtetesh, teksa gudulisen nga dashnoret vendase, pa harruar prekje biznesesh. Europiani u mbyll me sukses për bastet e skedinat në të zezë, duke dorovitur majmur “madhërinë” lejues me hisen e tij. Eskortat ngelën në hall zgjuar, vendosin çfarë duan te klientët zullapër zyrash, gjumashë me portofol hapur e moral shprishur.

Turistët marrin bukë, djathë e domate, një shishe ujë me vete e flenë nën hije shkurresh, ndërsa shezlongjet kushtojnë për një javë, sa pensioni i një viti. SPAK matet shtatë herë e pret një herë, kur të kërkuarit janë rehatuar në azile. Importojmë çdo gjë, eksportojmë asgjë, prodhojmë korrupsion më shumë se megavat energji. Vëllezërit nga Kosova zgjedhin dashuri turistike greke e turke, sepse faturat shqiptare janë konkurruese me ataket kardiake. Protestuesit demokratë ndezin shpesh zjarre, por dikush nuk harron të marrë në telefon zjarrfikëset lëvizëse.

Spitalet janë bërë si dhoma gazi të nazistëve e shkollat si kampe verore me pagesë. Domate greke, mollë italiane, trangull maqedonas, groshw egjiptiane, patate marokene, miell serb, djathë me allçi e oriz kauçuku. Vaji i ullirit “ngeli me barrë” vjet, i trefishuar në çmime sivjet.

Kullat e betonit kanë dalë në guidë bashkë me firmëtarin Rama nga Tiranë nëpër rrethe, ku ia bënë sefte te Beci i FSHZH-sw dhe Bajrave në Shkodër, për të mos e ndaluar gjezdisjen gjatë nëpër bregdet. Censusi, pas dy vitesh mori guximin të rrumbullakosë aq sa i tha qeveria numrin e shqiptarëve, duke e përafruar me numrin e pemëve të mbjella teorikisht të Veliajt.

Zgjedhjet e reja kanë hapur thasë trafikantësh, biznesmenësh, politikanësh, tenderash, koncensionesh. Shumë ujq e rioshë nëpër parti e rrotull saj, të ngrefosur para kohe, gdhihen kandidatë e ngrysen të ngratë, zgjohen sterilë e darkosen të diplomuar servilë. E, me sa shihet, vapa afrikane do të ikë, por temperatura nëpër kokë njerëzish do të mbesë.

Vendi ka mbërritur në një udhëkryq vrasës, ku një grua i thotë mikeshës së saj, ma mbaj pak këtë kopilin, ta shaj një herë atë kurvën.

Etiketa: atë k*rvënEdi RamaErion VeliajFredi Belerima mbaj pak kopilinShqiperiata shaj një herë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama-Balluku “respektojnë” me dy leje të reja për pallat të dënuarin për trafik droge, Fejzo Zekaj

21:21 : 21/08/2025
AKTUALITET

“Shqipëria do të zëvendësojë qeverinë e saj të korruptuar me një IA të korruptuar”

19:37 : 21/08/2025
AKTUALITET

Shqiptarët të zhytur në varfëri! Të fundit në Europë për kënaqësinë financiare

15:12 : 21/08/2025
AKTUALITET

Arbër Veliaj del pas disa orësh nga SPAK: Erdha të sqaroj pozicionin tim

14:41 : 21/08/2025
A Southwest plane flies low over Gravelly Point on approach to Ronald Reagan Washington National Airport in Arlington, Va., Friday, Dec. 30, 2022. The airline returned to a relatively normal flight schedule Friday, as the focus shifts to making things right with what could be well more than a million passengers who missed family connections or flights home during the holidays, and many of whom are still missing luggage. (AP Photo/Carolyn Kaster)
EKONOMI

Shqipëria vendi me rritjen më të lartë të fluturimeve në Europë në korrik

11:52 : 21/08/2025
AKTUALITET

Arbër Veliaj paraqitet në SPAK

09:34 : 21/08/2025
Para

Komisioni për Sigurinë, Salianji përplaset me Naçon: Silleni sikur e keni në pronësi shtetin

TË GJITHA

Horoskopi, 22 gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:06 : 21/08/2025
Foto ilustruese

Policia dhe karrotrecët në Himarë bashkëpunojnë për të ‘rrjepur’ emigrantët/ VIDEO

23:04 : 21/08/2025

Prekëse! Shqiptari gjen vajzën e tij pas disa vitesh falë një emisioni televiziv gjerman

22:52 : 21/08/2025

Zjarri në Fushë-Arrëz kërcënon banesat, kërkohet ndërhyrje nga ajri

22:37 : 21/08/2025

Zjarr i përmasave të mëdha pranë banesave në Dukat

22:21 : 21/08/2025

Rreziqet që vijnë nga uji me klor i rubinetit

22:06 : 21/08/2025

Tronditet Vlora/ Fëmija bie nga ballkoni i një banese, një grua hidhet nga pallati

21:55 : 21/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com