• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD: AKU përgjegjëse për mos bërjen e analizave për oksid etilenin që shkakton kancer

13:04 : 17/07/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike ka reaguar një ditë, pasi kreu i KLSH-së, Arben Shehu ngriti alarmin në Komisionin e Ekonomisë se një prej arsyeve që janë rritur pacientët me sëmundje tumoriale në spitalin Onkologjik mund të jenë akulloret që përmbanin oksid etileni dhe reagimi i AKU-së ka qenë me vonesë, ku janë konsumuar 13.2 ton akullore të kontaminuara dhe vetëm 4.3 ton u tërhoqën nga tregu.

Kreu i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti, në një deklaratë nga selia blu tha se për ta zbuluar praninë e oksidit të etilenit, nuk mundet të mbështetemi vetëm mbi raportime ndërkombëtare, por duhen kryer analizat sistematikisht dhe sipas tij, as në vitin 2021 e as më tej, AKU-ja nuk i ka kërkuar ISUV-it kryerjen e këtyre analizave.

Alimehmeti deklaroi se KLSH në vititn 2021 ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës, por edhe kjo e fundit nuk e ka çuar çështjen më tej, duke favorizuar sjelljen moskokëçarëse të AKU-së ndaj shëndetit të fëmijëve.

Sipas demokratëve, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është përgjegjës për mbikëqyrjen e sigurisë ushqimore në Shqipëri. Alimehmeti tha se ky nuk është rasti i vetëm ku AKU-ja nuk ka kryer detyrën e saj madhore me pasojë rrezikimin e shëndetit të njerëzve.

“Kujtoj këtu për shembull përdorimin e sasive të mëdha të pesticideve të importuara nga Kina, të cilat konsiderohen me rrezik të lartë nga Bashkimi Europian e për të cilat AKU-ja nuk kishte as laborator për t’i analizuar e as regjistër të vlerësimit të riskut të tyre. Edhe problemi i pesticideve të dëmshme bëhet i dukshëm vetëm kur na bllokohen produktet tona gjatë eksportit nga vendet e Bashkimit Europian. Për sa i përket çfarë konsumojnë ne brenda Shqipërisë … nuk thuhet asgjë … heshtje!

Lexo edhe:

Nga Dhurata Çupi te Ilir Alimehmeti, kush janë më të votuarit për Këshillin Kombëtar të PD-së

Helmimi te Akademia e Policisë, Prokuroria e Tiranës shkresë AKU-së: Pse zhbllokuat aktivitetin e “Sori-al”?!

Kujtoj skandale të tjera si tregtimi i vezëve pas ngordhjes së shpendëve në disa stabilimente, apo bllokimi dhe konfiskimi i mishit të tregtuar jashtë kushteve të higjienës, i cili, pas konfiskimit, në vend që të asgjësohej, dërgohej në fabrika të përpunimit të mishit dhe KLSH-ja shprehet se “ekziston mundësia që ky mish të përpunohet dhe të rifutet përsëri në treg”” – tha më tej Alimehmeti në deklaratën e tij.

Deklarata e Drejtuesit të Departamentit të Shëndetësisë në PD, Prof. Asc. Ilir Alimehmeti

Miq, qytetarë e prindër!

Dje Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë raportimit në Kuvend në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave riktheu në vëmendje skandalin e tregtimit të akulloreve të kontaminuara me oksid etileni në Shqipëri.

Saktësisht, më datë 27 korrik 2021, Spanja përmes sistemit RASSF (sistemi i njoftimit të shpejtë për ushqimin e popullatës dhe ushqimin për kafshë) ka njoftuar 47 shtete, përfshirë Shqipërinë, se disa lloj akulloresh që shiteshin edhe në vendin tonë përmbanin oksid etileni.

Më 30 Korrik 2021, tre ditë më vonë, ky informacion i ka shkuar edhe me email drejtuesit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) që duhet të merrte masa të menjëhershme për të ndaluar qarkullimin e akulloreve të kontaminuara.

Por, pavarësisht ngritjes së alarmit, sipas raportit të KLSH-së, në Shqipëri u shitën dhe u konsuamuan 13.2 ton akullore të kontaminuara me oksid etileni dhe vetëm 4.3 ton u tërhoqën, duke riskuar kështu gjerësisht shëndetin e popullatës, kryesisht të fëmijëve tanë.

Oksidi i etilenit është lëndë e klasifikuar ndërkombëtarisht si lëndë gjenotoksike dhe kancerogjenike dhe është ndaluar krejtësisht përdorimi i tij në ushqime që prej vitit 2011, pasi është faktor risku për sëmundje kanceroze të ndryshme si limfoma, leucemi, kancer stomaku dhe kancer gjiri. Gjithashtu, oksidi i etilenit shkakton dëmtime të sistemit riprodhues, ndryshime gjenetike dhe dëmtime të sistemit nervor.

Skandali i oksidit të etilenit u vu në dukje si kontaminues në akullore, por kujdes, në të kaluarën oksidi i etilenit është përdorur gjerësisht edhe në produktet e mishit, drithërat, produktet e bulmetit, frutat e thata, erëzat, suplementet dietetike, formulat e qumështit për bebet, etj.

Për ta zbuluar praninë e oksidit të etilenit, nuk mundet të mbështetemi vetëm mbi raportime ndërkombëtare, por duhen kryer analizat sistematikisht. Në informacionin tonë, as në vitin 2021 e as më tej, AKU-ja nuk i ka kërkuar ISUV-it kryerjen e këtyre analizave.

Për veprimet sa më sipër, KLSH ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë më 10 nëntor 2021, por edhe kjo e fundit nuk e ka çuar çështjen më tej, duke favorizuar sjelljen moskokëçarëse të AKU-së ndaj shëndetit të fëmijëve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është përgjegjës për mbikëqyrjen e sigurisë ushqimore në Shqipëri!

Por ky nuk është rasti i vetëm ku AKU-ja nuk ka kryer detyrën e saj madhore me pasojë rrezikimin e shëndetit të njerëzve.

Kujtoj këtu për shembull përdorimin e sasive të mëdha të pesticideve të importuara nga Kina, të cilat konsiderohen me rrezik të lartë nga Bashkimi Europian e për të cilat AKU-ja nuk kishte as laborator për t’i analizuar e as regjistër të vlerësimit të riskut të tyre.

Edhe problemi i pesticideve të dëmshme bëhet i dukshëm vetëm kur na bllokohen produktet tona gjatë eksportit nga vendet e Bashkimit Europian. Për sa i përket çfarë konsumojnë ne brenda Shqipërisë … nuk thuhet asgjë … heshtje!

Kujtoj skandale të tjera si tregtimi i vezëve pas ngordhjes së shpendëve në disa stabilimente, apo bllokimi dhe konfiskimi i mishit të tregtuar jashtë kushteve të higjienës, i cili, pas konfiskimit, në vend që të asgjësohej, dërgohej në fabrika të përpunimit të mishit dhe KLSH-ja shprehet se “ekziston mundësia që ky mish të përpunohet dhe të rifutet përsëri në treg”.

E këto ishin vetëm për të përmendur disa çështje që ne i njohim të gjithë e që janë raportuar institucionalisht dhe mediatikisht në vite!

Por, më fund të fundit, çështja më e rëndësishme për ne, çështja më e rëndësishme për interesin publik, është:

Sa të sigurta janë ushqimet tona?

Me çfarë po i ushqejmë familjet tona, fëmijët tanë?

Miqtë e mi, siguria ushqimore nuk është çështje luksi, por është e drejtë themelore e njeriut, dhe në sigurinë ushqimore përfshihet kushdo që punon në zinxhirin ushqimor!

Kurdoherë ajo cenohet, i tërë zinxhiri i përgjegjësisë që nga niveli më i ulët prodhues dhe inspektues e deri në nivelin e Ministrive përkatëse duhet t’i nënshtrohet procedimit penal, pasi përbën rrezik të drejtpërdrejtë të jetës dhe shëndetit të njerëzve.

Siguria ushqimore duhet të konsiderohet si siguri kombëtare!

Dhe me sigurinë kombëtare nuk bëhen shaka!

Etiketa: AKUakulloreIlir Alimehmetioksid etilepergjegjese

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga Dhurata Çupi te Ilir Alimehmeti, kush janë më të votuarit për Këshillin Kombëtar të PD-së

15:59 : 01/06/2026
AKTUALITET

Helmimi te Akademia e Policisë, Prokuroria e Tiranës shkresë AKU-së: Pse zhbllokuat aktivitetin e “Sori-al”?!

11:32 : 26/05/2026
AKTUALITET

Autori i zuri pritë, VIDEO nga momenti kur dhunohet kreu i AKU Shkodër, Ramir Haderi

15:19 : 23/05/2026
AKTUALITET

“Nuk e di kush më sulmoi”/ U dhunua dje në Shkodër, zbardhet dëshmia e kreut të AKU

18:53 : 22/05/2026
AKTUALITET

Dhunohet në mes të rrugës drejtori i AKU Shkodër, dyshimet

22:12 : 21/05/2026
AKTUALITET

Helmimi te Akademia e Sigurisë/ AKU zhbllokon aktivitetin e “Sori-AL”

15:44 : 19/05/2026
Para

Plagosen me thikë dy persona në Shkodër, arrestohet autori

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom