• Kontakt
Sunday, June 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zvarritje hetimesh/ “Duhet staf e infrastrukturë”, faktet pse s’qëndron ankesa e Dumanit

18:32 : 15/07/2024
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Raportimi në Parlament i drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, u shoqërua me debate, ashtu siç ishte parashikuar që në nisje të saj.

Deputetët e opozitës, në shumicë dërrmuese, shprehën skepticizmin e tyre për aktivitetin e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Ata ngritën pikëpyetjet mbi qasjen e SPAK-ut, sidomos pas caktimit të masës “arrest me burg” për kryedemokratin Sali Berisha, ndërkohë që nga ana tjetër, evidentuan pasivitetin e prokurorëve specialë, si edhe zvarritjen me vite dhe pa asnjë konkluzion të hetimeve ku dyshohet se përfshihen kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Lexo edhe:

Kërcënim apo mbrojtje? Qëndrimet e Ramës ndaj SPAK ngjallin kontradikta

Shoqëria civile: Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës po rrezikon përfitimet nga Plani i Rritjes

Në foto: Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, gjatë raportimit në Parlament

Në seancën parlamentare të kësaj të Hëne (15 Korrik 2024), e cila zgjati më shumë se 5 orë këtë të Hënë, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani e ndërtoi ligjërimin e tij në dy pika kryesore-së pari, në faktin që nuk mund të jepte përgjigje dhe komente për çështje konkrete; dhe, së dyti, në faktin që hetimet e SPAK-ut janë komplekse dhe kërkojnë kohën e tyre të nevojshme, herë pas here, edhe disa vite.

Sa u përket raportimit për çështje konkrete, Dumani ka në krah parashikimet Kushtetuese. Ndërsa, lidhur me argumentin e zgjatjes së hetimeve për shkak të volumit të lartë të punës, kjo pikë është e diskutueshme, mjafton të hidhet një vështrim në rrafshin statistikor.

Ngarkesa e SPAK-ut

Në përgjigje të pyetjeve së deputetëve mbi zgjatjen tej mase të periudhës së hetimeve, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani deklaroi se “çështjet zgjasin, pasi ato kërkojnë burime njerëzore dhe infrastrukturë”.

Të dhënat zyrtarë tregojnë se SPAK-ut nuk i mungojnë asnjë prej këtyre dy elementëve, pra as burimet njerëzore dhe as infrastruktura. I shohim më konkretisht.

Dumani ripërsëriti kërkesën drejtuar Parlamentit për të vlerësuar rritjen e numrit të këshilltarëve dhe ndihmësve ligjorë, pasi, siç deklaroi ai “prokurorët janë të detyruar t’i ngrenë vetë dosjet, ndërkohë që roli i tyre, si në të gjithë botën, është që të drejtojnë hetimin”.

Në funksion të kësaj ideje, kreu i SPAK-ut mbështeti sugjerimin e prezantuar nga një prej deputetëve në seancë dhe u shpreh se në një kohë të mëvonshme “do të procedohet me hapjen e zyrave të Prokurorisë së Posaçme në rrethe”.

Idea e “filialeve” të SPAK-ut duket e pambështetur në ligj dhe praktikë institucionale.

Një ide e tillë është zbatuar përkohësisht në Kroaci, por për rrethana tërësisht lokale. Zagrebi, ku ka qendrën prokuroria speciale kroate, USKOK, për shkak të shtrirjes gjeografike të atij vendi, është larg qyteteve të tjera kryesore kroate, si përshembull Splitit, i cili gjendet 7 orë larg.

Ndërsa për një vend si Shqipëria, ku largësitë nuk janë aq domëthënëse, krijimi i “filialeve” të SPAK-ut është ide e papërshtatshme.

Megjithatë, ky detaj është i parëndësishëm. Thelbi i raportimit të kreut të SPAK-ut qëndronte tek volumi i punës.

Në raportin e aktivitetit institucional për vitin 2023, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion informon Parlamentin se ka ndjekur 750 procedime penale, nga të cilat rreth 70 përqind e tyre, ose 450 të tilla, janë të mbartura nga viti 2022 dhe vetëm 299 janë hetime të reja.

Në foto: Statistikat e ngarkesës së punës së SPAK-un për vitin 2023

Ky volum pune është përballuar nga 18 prokurorë, të cilët kanë trajtuar mesatarisht 41.6 çështje secili.

Në mbështetje të prokurorëve të posaçëm për përballimin e ngarkesës së punës ka qenë trupa prej 62 agjentësh të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Pra, çdo prokuror është mbështetur mesatarisht nga 3.4 oficerë të Policisë Gjyqësore.

Rikthehemi në kohë, në vitin 2019, kur ishte viti i fundit i funksionimit të ish-Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila më tej i la vendin SPAK-ut.

Në atë vit, pra në 2019, ish-Prokuroria për Krime të Rënda kishte 19 prokurorë, të cilët përballuan një ngarkesë pune prej 795 procedimesh penale.

Në foto: Ngarkesa e punës për ish-Krimet e Rënda në vitin e fundit të funksionimit të saj, 2019

Llogaritë tregojnë se çdo prokuror në atë vit përballoi një mesatare prej 41.8 procedime penale, ose diçka më shumë se sa volumi i punës i prokurorëve të SPAK-ut në 2023.

Nga ana tjetër, ai volum më i lartë pune i prokurorëve të ish-Krimeve të Rënda u mbështet nga një trupë prej 14 oficerëve të Policisë Gjyqësore, pra, praktikisht 3 herë më pak se sa janë aktualisht oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në dispozicion të SPAK-ut.

Në foto: Statistika për numrin e prokurorëve dhe oficerëve të Policisë Gjyqësore në ish-Prokurorinë për Krime të Rënda, viti 2019

Rezultatet e SPAK-ut sot janë të një natyre më spektakolare, pasi derën e prokurorëve të posaçëm apo edhe të qelive, e kanë kaluar tashmë disa zyrtarë të lartë, të akuzuar apo të gjykuar për vepra penale që lidhen me ushtrimin e detyrës.

Megjithatë, “spektakli me emra”, si rregull, nuk është detyrë funksionale e Prokurorisë. Këtë e pranon edhe vetë Dumani, i cili ka deklaruar shpesh se “prokurorët nuk shohin emrat e personave nën hetim, por vetëm provat”.

E, pra, duke i hequr elementin e “spektaklit me emra”, shifrat tregojnë se SPAK-u sot ka një ngarkesë më të ulët se paraardhësja e saj, ish-Prokuroria për Krime të Rënda në vitin 2019.

Diferencat mes ngarkesës së SPAK-ut dhe prokurorive të juridikisionit të përgjithshëm janë akoma më të thella.

***

Në të njëjtën ditë, para Parlamentit u paraqit Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, i cili raportoi për aktivitetin e prokurorive të Juridiksionit të Përgjithshëm për vitin 2023.

Çela deklaroi se, gjatë vitit të kaluar, 177 prokurorë të shkallës së parë (pra, ata që kryejnë hetime), kanë përballuar një volum pune prej 45.401 procedimesh penale. Sipas llogarive, çdo prokuror ka trajtuar mesatarisht 256 çështje, pra gjashtë herë më shumë se sa ngarkesa për çdo prokuror të SPAK-ut.

Në foto: Statistikat për ngarkesën në punë të prokurorëve të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm

Po ashtu, ky volum pune në juridiksionin e përgjithshëm është mbështetur nga 194 oficerë të Policisë Gjyqësore, pra mestarisht 1.1 opgj për prokuror, ose 3 herë më pak se sa numri i agjentëve të BKH-së në mbështetje të prokurorëve të posaçëm.

Natyrisht, çështjet e juridiksionit të përgjithshëm janë më relevante se sa ato që ndjek Prokuroria e Posaçme. Por, për punën e prokurorëve, procesi i hetimit dhe mbledhjes së provave është e njëjtë, pavarësisht se në cilën strukturë ushtrojnë funksionet.

Statistikat tregojnë se nuk qëndron argumenti i paraqitur nga drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, se zgjatja e hetimeve, sidomos ato ku përfshihet emri i Ramës dhe Veliajt, vjen për shkak të nevojave për shtim stafi.

Infrastruktura

Kreu i SPAK-ut përmendi si nevojë për rritjen e efikasitetit dhe shpejtësisë së hetimeve të Prokurorisë së Posaçme edhe përmirësimin e infrastrukturës.

Në një vend si Shqipëria, me resurse të kufizuara, infrastruktura aktuale, por edhe ajo e pritshme e SPAK-ut, janë një luks. Dhe kjo, jo vetëm për institucionet ligjzbatuese.

Prokuroria e Posaçme ushtron funksionet në një godinë relativisht të re dhe tejet moderne.

Ligji e parashikoi dhe tashmë është në funksion brenda SPAK-ut një bërthamë e pavarur përgjimi, e cila është komoditeti më i madh në historinë e prokurorisë shqiptare dhe që, si rregull, shmang çdo pretendim për dekonspirim, siç është pretenduar rëndom në të kaluarën.

Godina aktuale e prokurorisë së posaçme është në të njëjtin ambjent me gjykatën dhe prokurorëve nuk u duhet të marrin dosjen në krah e të përshkruajnë distanca të gjata në këmbë, siç ndodh, përshembull, me prokurorët e Tiranës ose edhe në qytete të tjera.

Bazuar në një rregullore të brendshme, jo shumë normale, në ambjentet e SPAK-ut nuk lejohet të hyjnë qytetarë që interesohen për çështje të tyre, përveç atyre që thërriten nga prokurorët dhe agjentët e BKH-së.

Falë kësaj qasjeje, historiani lezhjan Pal Trashaj, i cili kërkonte sqarime për kallëzimin e tij për mikrokreditë, nuk arriti të hynte brenda ambjenteve të SPAK-ut dhe, nën një situatë të rënduar emocionale, i dha fund jetës në kangjellat e godinës.

Ky detaj nuk është aspak i rëndësishëm, pasi, në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, rreth 70-80 përqind e prokurorëve shpenzohet me pritjen dhe sqarimin e qytetarëve për kallëzimet e tyre.

Megjithatë, shqetësimet e herë pas hershme të drejtuesve të SPAK-ut, fillimisht nga Arben Kraja dhe tashmë nga Altin Dumani, për hapësira më të gjera për agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, gjetën vullnetin pozitiv të qeverisë.

Në foto (arkiv): Godina e re e SPAK-ut ka përfunduar ndërtimin

Ministria e Drejtësisë negocioi me Bashkinë e Tiranës për të vënë në dispozicion të SPAK-ut një godinë të re, të ndërtuar për Ujësjellësin e kryeqytetit, me vendndodhje në trotuarin përballë Gjykatës së Posaçme.

Godina e re përmbush të gjitha pritshmëritë infrastrukturore të Prokurorisë së Posaçme.

Madje, Këshilli i Rregullimit të Territorit (KRRT), nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, plotësoi edhe një “trill” të SPAK-ut, duke miratuar së fundmi lejen për ndërtimin e një ure lidhëse mes godinës së re të Prokurorisë dhe godinës së Gjykatës, duke u krijuar prokurorëve lehtësinë që të shmangin kalimin e rrugës 5-6 metra të gjerë.

Në foto: KRRT miratoi në 2 Korrik 2024 lejen për ndërtimin e një ure lidhëse për ambjentet e SPAK-ut

Pra, duket se edhe argumenti se mungesa e infrastrukturës ka ndikuar në zgjatjen për vite të tëra të çështjeve sensitive, me personazhe kryesor Ramën dhe Veliajn, nuk duket se qëndron.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, i pyetur nga deputetit Agron Shehaj, mohoi që ai dhe struktura e tij të kenë vija të kuqe në hetime, pra kufij ku nuk mund t’i kalojnë dot.

Por, për deputetët e opozitës, SPAK-u nën drejtimin e Dumanit ka vija me të kuqe të fortë.

Dhe, këtë pretendim të tyre, e mbështesin në faktin që Berisha është nën masë arresti, pa asnjë akuzë të ngritur, ndërkohë që Rama dhe Veliaj as nuk përmenden nominalisht në dokumentat hetimorë të Prokurorisë së Posaçme.

Etiketa: ALTIN DUMANIDeputetët e opozitëshetimekuvendprokurorprokuroria e posacmespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kërcënim apo mbrojtje? Qëndrimet e Ramës ndaj SPAK ngjallin kontradikta

13:36 : 31/05/2025
RAJONI

Shoqëria civile: Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës po rrezikon përfitimet nga Plani i Rritjes

18:45 : 30/05/2025
AKTUALITET

“PS kapak i krimit dhe i pushtetit”/ Goxhaj: Jemi diktaturë hidride

10:28 : 30/05/2025
AKTUALITET

Sula tregon pse nuk ishte sot në seancë plenare: Herën tjetër do shkoj me një propozim…

21:34 : 29/05/2025
AKTUALITET

Tomorri: Task Forca e SPAK u shndërrua në legjitimues i vjedhjes së zgjedhjeve

18:59 : 29/05/2025
AKTUALITET

“Fletërrufenë e Ramës do e shpartalloj në Gjykatë”, Meta nga qelia: Ja pse ndërrova avokat

18:41 : 29/05/2025
Para

Pamjet e reja, atentatori i Trump shihet nga të pranishmit duke lëvizur mbi çati (Video)

TË GJITHA

Tragjedi në Francë/ 17-vjeçari vritet me thikë gjatë festimeve për fitoren e PSG-së

10:37 : 01/06/2025

Rriten presionet mbi tregun e punës, kompanitë pezullojnë planet e zgjerimit

10:36 : 01/06/2025

EMRI/ Iu gjet në makinë kokainë e ndarë në doza gati për shitje, pranga 22-vjeçarit në Durrës

10:30 : 01/06/2025

Donnarumma nuk ka dyshime: Europiani me Italinë, më i rëndësishëm se Championsi me PSG-në

10:09 : 01/06/2025

U kap me 8 kg kokainë, arrestohet shqiptari në Itali

10:06 : 01/06/2025

Ministri i Jashtëm gjerman: Shqyrtim i furnizimeve me armë për Izraelin

10:03 : 01/06/2025

Indiana shpallet kampione në Konferencën e Lindjes, sfidon Oklahomën për titullin e NBA

09:53 : 01/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com