• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Shpëtoi” Olsi Ramën nga dosja Xibraka? Olsian Çela “kyç” gojën në Kuvend

12:16 : 15/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela ka qenë një prej prokurorëve që ka patur në dorë çështjen e laboratit të kokainës në Xibrakë, teksa akuzohet nga opozita për një hetim të paplotë, duke lënë një person “të paidentifikuar”, që sipas Opozitës, dyshohet se është Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama. Më herët, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se për këtë akt, Olsian Çela u shpërblye nga kreu i qeverisë Edi Rama duke e emëruar në postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Ndërkohë, gjatë raportimit të sotëm në Kuvend, Çela është pyetur me ironi nga Bardhi se nëse a ia u rekomandon këtë standard edhe vartësve të tij në Prokuroritë e Rretheve, por Kryeprokurori i Përgjithshëm nuk pranoi të fliste, duke deklaruar se kishte ardhur për të raportuar për vitin e kaluar dhe se do i përmbahej Kushtetutës.

Gjithashtu, Bardhi e pyeti Olsian Çelën edhe në lidhje me shtesat pa leje për kullat në Tiranë dhe ndërtimet pa leje në bregdet, teksa shtoi më tej se kanë bërë disa kërkesa për informacion, por nuk kanë marrë përgjigje, duke e akuzuar se paguhet kot.

Gazment Bardhi: Jeni emëruar me votë politike vetëm të mazhorancës së drejtuar nga Rama pa gjithëpërfshirje në Kuvend. Pas një eksperiece tuajën si prokuror i çështjes së Xibrakës, ju jeni ekzaktësisht prokurori i asaj çështjeje që veçuar një procedim për një numër të konsiderueshëm personash që për ju ishin të paidentifikuar.

Madje sipas gjykatës hetimet për atë çështje u dekonspiruan. Nuk pati asnjë hetim nga ju për dekonspirim dhe largimin e krerëve të organizatës kriminale. Madje latë pa hetuar ata që njihen si kokat e këtij grupi kriminal. A ja rekomandoni këtë model hetimi vartësve tuaj në prokuroritë e rretheve? Ju u emëruat prokuror i përgjithshëm me votë politike të vëllait të Edi Ramës, Olsi Ramës.

Lexo edhe:

Partitë i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës

Denoncimi i Bardhit: Balluku përmes Portit të Durrësit, lehtësoi trafikun e drogës në Europë

Pyetja e dytë është se prokuroritë e rretheve nën varësinë tuaj kanë pasur vazhdimisht denoncime për fenomenin shqetësues të mikrokredive. A mund të na thoni sa hetime ka për personat e përfshirë në skandal.

Pyetja e tretë publikisht por edhe gjatë raportimit tuaj në Kuvend, janë denoncuar dhjetëra raste të shtesave apo ndërtimeve pa leje në kulla në Tiranë apo edhe në bregdet. A ka patur hetime, procedime apo dënime lidhur me këto raste? Ju kam kërkuar informacion por nuk më kemi dhënë detaje. Ju paguheni kot si prokuror i përgjithshëm. Sa nga këto që ndërtojnë kulla në mes të Tiranës dhe askush si shikon se po ndërtojnë kate pa leje janë proceduar nga prokuroritë?

Ndërtimet pa leje

Olsian Çela: “Sa i takon ndërtimeve pa leje është një çështje që është trajtuar me seriozitet nga ana e prokurorive. Në kuadër të një organizimi të mbledhjes së përgjithshme unë i kam kërkuar të gjithë prokuroreve që ta trajtojnë me vëmendje sepse është shqetësuese që në këtë periudhë që po kalon vendi edhe ne të vuajmë nga shqetësimi i ndërtimeve pa leje. Për tu përmbushur kërkesës tuaj për informacion mund tju them se përgjatë vitit 2024 Prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm një pjesë të këtyre cështjeve e kanë çuar për gjykim”

Mikrokreditë?

Olsian Çela: “Është një fenomen shqetësues. Janë disa kallëzime, ka vendimmarrje të prokurorëve që lidhen me to. Njëra është bërë publike ka pasur veprime të prokurorisë ku ka persona që janë duke hetuar ka dhe masa sigurie. Mbetet të shikohet si do vazhdohet me hetimit dhe gjykimi. Por secili rast ka prokuror që po heton cështjet ka dhe gjykatë që do bëjë vlerësimin.

Ajo që i është kërkuar prokurorive, është nxitja e thellimit të hetimeve në të gjitha drejtimet aq sa i lejohet prokurorit të përgjithshëm”.

Dosja Xibraka

Olsian Çela: “Do i referohem asaj që tha drejtuesja e seancës që ky është një raportim për punën e prokurorisë për vitin 2023. Është në detyrën time  si prokuror i përgjithshëm dhe detyrën tuaj si deputet që t’i përmbahemi kuadrit kushtetues dhe ligjor që  siguron trajtimin e këtij raportimi në funksion të interesit të qytetarëve”.

Ndërkohë, vlen të theksohet fakti se dosja e “Xibrakës” është rihapur nga SPAK për personin e “paidentifikuar”, pas kërkesës së Bardhit. Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama është paraqitur dy herë në Prokurorinë e Posaçme për t’u marrë në pyetje në lidhje me këtë çështje.

Sipas denoncimit të Bardhit, një person i paidentifikuar, i moshës 45 vjec, rezulton të ketë përdorur automjetin me targa AA 653 DM. Sipas të dhënave TIMS, Olsi Rama është përdorues i këtij automjeti, së bashku me tre drejtuesit e tjerë të organizatës kriminale.

Bardhi iu referua dokumenteve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe të dhënave të sistemit TIMS për të provuar sipas tij faktin se Olsi Rama ka përdorur gjatë vitit 2014 të njëjtën makinë me të dënuarit e tjerë të dosjes “Xibraka”, ku policia zbuloi atë kohë një laborator të përpunimit të kokainës në fshatin me të njëjtin emër.

Sipas Bardhit, filli lidhës mes Ramës dhe anëtarëve të tjerë të grupit ishte makina me targa AA 653DM, e përdorur prej tyre dhe e regjistruar në sistemin TIMS në hyrjet dhe daljes nga vendi.

Dokumentet e TIMS të vëna në dispozicion nga Bardhi tregojnë se Olsi Rama ka hyrë në territorin e Shqipërisë tre herë me këtë makinë më 8 qershor 2014, 13 korrik 2014 dhe 8 gusht 2014; respektivisht nga pikat kufitare të Kapshticës, Qafë Thanës dhe Qafë Botës. E njëjta makinë është përdorur disa herë nga Gentian Gjonaj nga prilli deri në nëntor të vitit 2014 dhe nga Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, në nëntor 2014.

Sipas Bardhit, prokuroria dhe gjykata shqiptare kanë pranuar se personat e dënuar nuk janë të vetmit persona që kanë qenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, por një hetim për personat e paidentifikuar nuk është mbyllur ende përfundimisht.

Në mars të vitit 2016, Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka ndarë më vete procedimin për bashkëpunëtorët e paidentifikuar, që sipas Bardhit ishte vetëm një i tillë, i diktuar nga shërbimet e vëzhgimit si drejtues i makinës së mësipërme dhe i përshkruar në dokumentet e prokurorisë si “45-vjeçar me flokë të shkurtra”.

Hetimi për grupin e përfshirë në laboratorin e prodhimit të kokainës në Xibrakë nisi në dhjetor 2014, pas informacioneve të mbërritura në Shqipëri nga autoritetet gjermane. Në janar 2015, Prokuroria e Krimeve të Rënda vuri nën akuzë 9 persona për trafikim të lëndëve narkotike dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal.

Prokuroria e Krimeve të Rënda akuzoi Genci Xhixën si drejtues të grupit kriminal të përfshirë në laboratorin e kokainës, por ai nuk u arrestua asnjëherë nga policia. Anëtarët e grupit u dënuan me 104 vjet burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda, por dënimet u lehtësuan në Apel dhe disa prej tyre, si në rastin e Ermal Hoxhës dolën më herët nga burgu për “sjellje të mirë”.

Etiketa: gazment bardhikuvendOlsi RamaOlsian CelaXibraka

Lajme të lidhura

RAJONI

Partitë i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës

12:25 : 12/05/2025
AKTUALITET

Denoncimi i Bardhit: Balluku përmes Portit të Durrësit, lehtësoi trafikun e drogës në Europë

17:32 : 10/05/2025
RAJONI

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë, Haxhiu mbetet kandidatja jonë

13:15 : 10/05/2025
AKTUALITET

Bardhi denoncon me emra: Ceno Klosi, Darli Hoxha dhe Lul Morina po tentojnë të blejnë vota në Fier

18:55 : 09/05/2025
AKTUALITET

“11 Maji”/ Gara elektorale në Tiranë, qarku që vendos fatet e Kuvendit me 26% të ulëseve

12:20 : 09/05/2025
RAJONI

Dështon për herë të 13-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

10:40 : 09/05/2025
Para

Beleri mbërrin në Athinë: Himariotët kanë nënën Greqi, jam i pafajshëm!

TË GJITHA

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:12 : 13/05/2025

Trump: Kina ka rënë dakord të hapë tregun e saj për produktet amerikane

20:08 : 13/05/2025

I kërkuar nga Barcelona e Inter, e ardhmja e Tah mbetet në Bundesligë?

20:05 : 13/05/2025

Kutitë e fundit në Tiranë/ Agron Shehaj i merr një mandat PD-së

20:05 : 13/05/2025

Vota preferenciale në qarkun Kukës/ Isuf Çelaj i PD-ASHM drejt rikonfirmimit të mandatit

19:45 : 13/05/2025

Tefik Osmani reagon pas largimit: Falënderoj klubin, së bashku e ringritëm Vllazninë

19:44 : 13/05/2025

Manipulimi industrial i votave me “trenin bullgar”/ Ja si funksionon skema

19:44 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com