• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

FMN konsideron “thelbësore” mbrojtjen e konsumatorit nga kreditorët abuzivë

Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi në përfundim të vizitës konsultuese në Tiranë të hënën se mbrojtja e konsumatorëve nga kredidhënësit abuzivë ka rëndësi jo thjeshtë për mbrojtjen e këtyre viktimave por vlen edhe për të ruajtur besimin e publikut të gjerë te sistemi financiar.

18:10 : 15/07/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Fondi Monetar Ndërkombëtar theksoi në deklaratën përmbyllëse të vizitës konsultuese në Tiranë të hënën rëndësinë që ka për vendin mbrojtja e konsumatorëve nga kredidhënësit abuzivë.

“Përpjekjet që po bëhen për të forcuar rregulloren për mbrojtjen e konsumatorit, duke përfshirë atë për institucionet financiare jobanka, janë thelbësore për ruajtjen e integritetit dhe besimit në sistemin financiar”, thuhet në njoftimin për shtyp, dukshën në referencë të skandalit të mikrokredive të zbuluar nga prokuroria së fundmi, i cili hapi për diskutim publik çështje më të rëndësishme, si, mënyra se si duhet të veprojë autoriteti shtetëror përkundrejt kredidhënësve spekulantë.

FMN nuk hyri në detaje se si duhet të “forcohet rregullorja për mbrojtjen e konsumatorit”, por theksi që ajo i jep cënimit të besimit të publikut të gjerë nga aktiviteti i një numri kreditorësh spekulantë në ekonominë shqiptare duket se bie ndesh me politikën aktuale të Bankës së Shqipërisë dhe të qeverisë, institucione që deri më sot nuk kanë shprehur ndonjë shqetësim për fenomenin dhe as nuk  kanë denjuar të paralajmërojnë konsumatorët nga rreziqet që bart kreditimi spekulativ.

Shqipëria ka pasur prej dekadash një sektor të njohur si “mikrokrediti”, në të cilin, institucione jo-banka të licencuara japin kredi në shuma të vogla me interesa të larta. Të njohura në shumë vende si institucione që “ndihmojnë” biznesin e vogël apo fermerët, të cilët, në përgjithësi, shikohen si treg jo interesant për bankat konvencionale, institucione të tilla kanë marrë drejtime të ndryshme, me raste duke u transformuar në banka konvencionale dhe me raste të tjera, duke hyrë në sektorin e kredidhënies spekulative, të njohur nëpër botë si “predatory lending” apo “next day loan”.

Lexo edhe:

Pas FMN, edhe Instituti i Vjenës ul parashikimin e rritjes për Shqipërinë

Abuzimet tek “Bujqësia”/ Zbardhen shkeljet e zyrtarëve të Ministrisë, mln lekë motorë e veshje për veterinerët

Gjatë viteve të fundit, në treg janë shfaqur disa operatorë të cilët, larg nga të prezantuarit nën platformën e marketingut të mikrokreditit, kanë hyrë në treg në mënyrë agresive duke ofruar kredi pa kurrfarë kontrolli përkundrejt interesave që arrijnë deri në 100 për qind. Ky aktivitet kreditues është lidhur me një aktivitet tjetër spekulant, atë të tregtisë së borxheve të këqija dhe të përmbaruesve privatë të titujve ekzekutivë, gjë që ka krijuar incentiva për zhvillimin e një tregu ku produkti real është krijimi i një kredie të keqe dhe jo kredidhënia dhe arkëtimi i interesave.

Në mënyrë tipike, kredidhënës të tillë gjejnë qytetarë naivë apo në çaste vështirësish për t’i ofruar kredi, pavarësisht nëse kredimarrësi ka apo jo mundësi reale që ta shlyejë kredinë. Leverdia për një aktivitet të tillë dukshëm është më e madhe nëse kredia nuk shlyhet, duke krijuar kështu një zinxhir zhvatjeje përkundrejt kredimarrësit viktimë. Edhe nëse kredimarrësi viktimë arrin të shlyejë kredinë, ai detyrohet në këto raste të shlyejë tarifa të kushtueshme të përmbarimit gjyqësor bashkë me kredinë.

Kredidhënësit dhe ekzekutuesit e borxheve të këqija kanë ndjekur në masë praktikën e bllokimit të pronave të patundshme të kreditorëve pa marrë parasysh shumën e kredisë dhe pavarësisht faktit se prona nuk është pjesë e kontratës së kredimarrjes në këtë rast, duke mjegulluar kufirin mes kredisë me kolateral dhe kredisë pa kolateral.

Ka apo nuk ka shteti përgjegjësi për të mbrojtur konsumatorët nga praktika të tilla është njëra anë e problemit. Pasoja që krijon mungesa e ndërhyrjes shtetërore, qoftë përmes ndalimit të këtyre praktikave, qoftë përmes detyrimit të standardeve të transparencës mbi kredidhënien apo të fushatave të ndërgjegjësimit publik mbi rreziqet, përbëjnë një problem më të gjerë për atë që FMN, në deklaratën e saj lakonike thotë se është “thelbësore për ruajtjen e integritetit dhe besimit në sistemin financiar”.

Me pak fjalë, ndërsa disa kompani ofrojnë kredi të tilla, besimi i publikut të gjerë te i gjithë sistemi bankar cenohet./BIRN

Etiketa: abuzimeFMNkrediPPPsistemi financiar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas FMN, edhe Instituti i Vjenës ul parashikimin e rritjes për Shqipërinë

14:00 : 23/10/2025
AKTUALITET

Abuzimet tek “Bujqësia”/ Zbardhen shkeljet e zyrtarëve të Ministrisë, mln lekë motorë e veshje për veterinerët

20:05 : 20/10/2025
AKTUALITET

“Turizmi po venitet”, FMN hedh në plehra propagandën e Ramës: Ja pse ulëm parashikimin e rritjes për Shqipërinë

08:31 : 20/10/2025
AKTUALITET

FMN ‘shuplakë’ qeverisë: Shqipëria në grupin më të dobët të globit për menaxhimin e shpenzimeve publike

10:31 : 15/10/2025
EKONOMI

FMN ul parashikimin për ekonominë shqiptare në 2025, bie pritshmëria për rritje me 3.8%

19:40 : 14/10/2025
AKTUALITET

Shqiptarët nuk i ndahen kredive për shtëpi/ BSH: Vetëm 22% e huave janë marrë për financimin e konsumit

19:00 : 10/10/2025
Para

Aksident në Shkodër/ Humb kontrollin e mjetit, plagoset shoferja e re

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com