• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Francë, të dielën raundi i dytë i votimeve

08:33 : 06/07/2024
në BOTA

Në ditët e fundit të fushatës, para raundit të dytë të zgjedhjeve të përgjithshme në Francë, partia e djathtë e skajshme Bashkimi Kombëtar duket se nuk do të fitojë shumicën dërmuese të votave, sipas anketave të fundit të publikuara sot, ndonëse disa politikanë dhe analistë po bëjnë thirrje për të mos nxituar me parashikimet. Në prag të votimit të së dielës, tensionet në Francë janë ngritur dhe zyrtarët po paralajmërojnë edhe për mundësinë e incidenteve të dhunshme.

Një anketë e agjencisë “OpinionWay”, e realizuar për gazetën e përditshme të biznesit Les Echos e nxjerr Bashkimin Kombëtar fitues me 205-230 vendeve në parlament. Partia Fronti i Ri Popullor e krahut të majtë u radhit e dyta me 145-175 vende dhe blloku i partive të qendrës i Presidentit Emmanuel Macron i treti me 130-162 vende. Gjetjet e kësaj ankete ishin të përafërta me anketat e publikuara një ditë më herët.

Për të siguruar shumicën absolute, një partie i duhet të fitojë 289 vende në parlament.

Ligjvënësi evropian Raphael Glucksmann, njëri nga drejtuesit politik të Frontit të Ri Popullor të majtë, i tha radios RTL se askush nuk mund ta marr si të mirëqenë faktin që Bashkimi Kombëtar nuk do ta fitojë shumicën absolute të vendeve në parlament.

Lexo edhe:

Vjosa Osmani reagon pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut

Haziri: Abdixhiku ose unë mund t’i unifikojmë votat e LDK-së për president

“Më duket sikur analistët dhe politikanët po flasin a thua se Bashkimi Kombëtar nuk e ka fituar shumicën dhe po përgëzojnë veten se përpjekjet e tyre arritën ta bllokojnë atë,” thotë ai.

I pyetur nga gazetari se nëse është i shqetësuar për mos daljen e votuesve në zgjedhje, zoti Glucksmann u përgjigj:

“(Mesazhi) i tillë do të demobilizojë votuesit. Për shembull, është vështirë për një votues të qendrës së djathtë të votojë për një parti të majtë, apo për një votues të krahut të majtë të votojë për aleatin e Presidentit Macron, Gerald Darmanin. Është tejet e vështirë. Andaj, nëse nuk ka arsye për t’u shqetësuar, përse votuesit duhet t’u përgjigjen thirrjeve tona për të votuar kundër Bashkimit Kombëtar? Jam i shqetësuar dhe uroj që të gjithë të kthehen me këmbë në tokë. Ka një baticë në favor të Bashkimit Kombëtar,” tha ai.

Mbi 200 kandidatë nga i gjithë spektri politik u tërhoqën nga gara për t’u hapur rrugën kandidatëve që kanë shanse më të mira për të mundur kandidatët e Bashkimit Kombëtar në distriktet e tyre, një proces i njohur me emrin “fronti republikan.”

Por, përkundër këtyre masave, situata mbetet e paparashikueshme. Nuk është e qartë nëse votuesit do t’i përgjigjen përpjekjeve të partive që të bllokojnë Bashkimin Kombëtar.

Udhëheqësja e Bashkimit Kombëtar, Marine Le Pen i tha televizionit BFM se ende beson se partia e saj do të fitojë shumicën dërmuese të vendeve në parlament përkundër përpjekjeve të përbashkëta të skenës politike për ta kundërshtuar lëvizjen e saj.

“Kam përshtypjen që e tërë kjo përpjekje synon të zbehë motivimin e votuesve tonë. Fatmirësisht, unë i njoh ata dhe e di që janë shumë të motivuar, andaj i thërras të dalin në zgjedhje, të votojnë dhe të mobilizohen, përfshirë ata që më kanë votuar mua gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale. Na duhen të gjithë, na duhet një shtytje e fundit për ta nxjerrë Francën nga kjo situatë tragjike,” tha ajo.

Ajo tha se Franca nuk e meriton një gjendje të këtillë.

“Franca nuk mund të qëndrojë e bllokuar për një vit, gjatë të cilit emigracioni do të vazhdojë pandërprerë, pasiguria do të vazhdojë të përkeqësohet, bizneset do të vazhdojnë të jenë të falimentuara dhe francezët do të vazhdojnë të mos arrijnë ta mbushin makinën me karburant dhe frigoriferin me ushqime. Mund ta ndryshojmë këtë gjendje përmes vullnetit politik dhe vendimeve të mira politike,” deklaroi zonja Le Pen.

Zonja Le Pen gjithashtu tha se partitë e majta të skajshme po u bëjnë thirrje njerëzve që të sulmojnë parlamentin dhe të protestojnë kundër rezultatit të zgjedhjeve. Ajo tërhoqi paralele me sulmin e turmës së dhunshme ndaj Kapitolit në Uashington më 6 janar të vitin 2021, në përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të atëhershme presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë një interviste për televizionin BFMTV të premten, Ministri i Brendshëm i Francës Gerald Darmanin tha se gjatë katër javëve të fundit, që kur Presidenti Macron shpalli mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme, të paktën 51 kandidatë dhe përkrahës të tyre kanë pësuar lëndime fizike.

“Po, duhet të presim incidente të dhunshme të dielën. Janë planifikuar protesta para parlamentit”, thotë ai.

Ministri Darmanin tha se ka shtuar masat e sigurisë dhe ka kërkuar ndalimin e protestës së planifikuar nga partitë e së majtës ekstreme./VOA

Etiketa: Francezgjedhje

Lajme të lidhura

RAJONI

Vjosa Osmani reagon pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut

21:54 : 25/06/2026
RAJONI

Haziri: Abdixhiku ose unë mund t’i unifikojmë votat e LDK-së për president

22:34 : 24/06/2026
BOTA

Franca konfirmon rastin e parë me Ebola

15:08 : 24/06/2026
BOTA

Temperatura deri në 44°C në Francë, 68 mijë familje pa energji elektrike mes valës historike të të nxehtit

09:56 : 24/06/2026
BOTA

Europa në alarm nga i nxehti, 40 viktima në Francë

15:13 : 23/06/2026
BOTA

I nxehti godet Europën, Franca numëron 13 viktima nga mbytjet

18:47 : 22/06/2026
Para

Identifikohet vrasësi gjakftohtë i biznesmenit grek, çfarë e “tradhtoi”

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet