• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Jemi të shokuar, do e çoj deri në Strasburg”/ Djali i Pal Trashajt: Ja fjalët e fundit të babait

09:47 : 03/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Gledis Trashaj, djali i 63-vjeçarit Pal Trashaj që humbi jetën pasi konsumoi fotoksinë para SPAK, në një prononcim për mediat ka thënë se janë të shokuar për ngjarjen.

Ai deklaroi se babai i tij kërkonte drejtësi, teksa tregoi se Pal Trashaj kishte komunikuar me bashkëshorten në telefon, pasi kishte konsumuar fotoksinë dhe i bëri me dije aktin e rëndë që kishte ndërmarrë.

Gledis Trashaj tha se do të marrë një avokat dhe do e ndjekë këtë çështje deri në Gjykatën e Strasburgut. Ai deklaroi se në vitin 2014 shoqëria përmbaruese i kishte bllokuar pagat të gjithë familjes së tij, duke mos i lënë as minimumin jetik.

Gledis Trashaj: Tek ajo banesë jetojmë, nuk është e sekuestruar e kam parë në hipotekë. Ai po kërkonte drejtësi. Hera e parë që kemi folur, kemi fol kur ishte atje ku unë jetoj. Nuk ka folur me njëri, ka folur me mamin, i ka thënë kam bërë një gjë, kam marrë fostoksinë. Do marrim një avokat do e ndjekim çështjen Të humbësh prindërit, është nuk e di, jemi të shokuar. Në 2014, shoqëria në fjalë më ka bllokuar mua minimumin jetik, e gjithë paga bllokohej, të gjithë familjes. Nuk merrja rrogën. Jetoja me një rrogë të dytë. Është  fol këto ditë jo për probleme të rënda psikologjike, por në atë moment që ka marrë këtë akt ka qenë gjendja e rëndë emocionale. Dhe unë jam shumë pak i informuar, mori një të dhënë, doli jashtë dhe piu helm. Si ndodhi? Tek SPAK ka vajtur me vendime gjykate. Më duket në prill ka marrë një letër nga SPAK dhe i kanë thënë që nuk qëndron. Me këto mikrokredi dhe shoqëri përmbarimore po i shkatërrojnë, dhe të venë sekuestro të plotë mbi makinën, pronën, pagën. Do vazhdoj gjatë me këtë histori dhe procedurën ligjore, këtu në vend, në vendin ku jetoj e deri në Strasburg.

63-vjeçari nga Lezha, Pal Trashaj ndërroi jetë në spital mëngjesin e sotëm, pasi ditën e djeshme konsumoi fotoksinë para godinës së Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Lexo edhe:

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

“Kam kallëzuar zyrtarë të lartë, ish ministra e deputetë dhe këta të SPAK ma kthyen, nuk pranojnë këta të hetojnë. Kërkoj takim me Altin Dumanin, nuk më presin. Kam dokumenta që do tua lë mjekëve para se të vdes.”, u tha Trashaj gazetarëve pasi konsumoi 3 kokrra fotoksinë.

Pal Trashaj ishte viktimë e skemës së mashtrimit financiar me mikrokreditë që ka prekur një numër shumë të lartë qytetarësh në Shqipëri. Prej vitesh ai kishte denoncuar kalvarin me kredinë e marrë që më pas ndër vite u shumëfishua deri në bllokimin e pasurisë.

Burime për mediat bëjnë me dije se ai kishte pasur një kredi të mbetur që nga viti 2008, në vlerën e 760 mijë lekë të vjetra (76 mijë lekë të reja). Kredinë e kishte blerë MCA e cila kërkonte 4.8 milion lekë duke bllokuar për 5 vjet gjithçka: shtëpinë, tokën, makinën dhe pagën ku punonte.

Pal Trashaj, i cili konsumoi fotoksinë para godinë së SPAK, njihej si historian në qytetin e Lezhës, ku është angazhuar në shumë aktivitete kulturore-sociale e po ashtu ka ngritur mjaft problematikë për shumë monumente kulturore.

Për disa vite ka qenë dhe Kryetar i Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore. Në vitin 2015 Pal Trashaj u gjobit dhe nga gjykata e Tiranës pasi kishte kërcënuar me mesazhe drejtorin e një banke të nivelit të dytë. Po ashtu, Pal Trashaj ka qenë edhe kreu i degës së Partisë Demokratike në këtë qytet gjatë viteve 2007 – 2009.

Në lidhje me aktin e rëndë që kreu Pal Trashaj para godinës së Prokurorisë së Posaçme reagoi për mediat edhe SPAK-u, ku informoi se 63-vjeçari kërkonte takim me një nga hetuesit e BKH-së për një çështje e cila pas verifikimeve, sipas SPAK, ka rezultuar se i ka kaluar për kompetencë një prokurorie të juridiksionit të përgjithshëm që në vitin 2022.

“Sqarojmë se qytetari në fjalë është paraqitur tek oficeri i informacionit dhe ka kërkuar takim me një nga hetuesit e BKH-së për një çështje e cila pas verifikimeve ka rezultuar se i ka kaluar për kompetencë një prokurorie të juridiksionit të përgjithshëm që në vitin 2022.  Më pas oficeri i informacionit ka bërë me dije qytetarin të presë sa të njoftojë hetuesin e çështjes mbi kërkesën e tij. Ndërkohë që oficeri i informacionit ka marrë kontakt me hetuesin e çështjes, qytetari ka dalë jashtë në oborr, duke mos ardhur për të marrë përgjigje.

Pas disa orësh, jashtë ambjenteve të SPAK, janë parë shërbimet spitalore të urgjencës dhe aty është mësuar rreth veprimit të ndërmarrë nga z. Trashaj. Institucioni ynë ka bërë menjëherë verifikimet rreth këtij incidenti për të sqaruar çdo veprim të punonjësve të tij. Prokuroria e Posaçme, garanton se do t’i përgjigjet në kohë çdo qytetari me korrektësi dhe në zbatim të ligjit për çështje që janë në kompetencën e saj.” – thuhej në njoftimin e SPAK.

Pra, Pal Trashaj ka kryer aktin e rëndë pasi është “refuzuar” në mënyrë të vazhdueshme nga Prokuroria e Posaçme që drejtohet nga Altin Dumani.

Deri më tani rreth skandalit të mikro-kredive ka patur vetëm disa arrestime nga ana e Prokurorisë së Tiranës, teksa një dosje ndodhet edhe në SPAK, pasi dyshohet se të përfshirë janë edhe zyrtarët e lartë të Bankës së Shqipërisë.

Etiketa: fotoksinegledis trashajmikrokreditëPal Trashajskandalispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

16:26 : 04/06/2026
AKTUALITET

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026
AKTUALITET

U mor i pandehur për dosjen Balluku, Igli Tare del nga SPAK, “kyç” gojën për gazetarët

15:14 : 04/06/2026
AKTUALITET

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026
AKTUALITET

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026
Para

"Mungon uji i pijshëm, plehrat mal", Spahia: Bashkia e Shkodrës e ka braktisur Velipojën

TË GJITHA

Vrasja e policit/ Hita: S’kisha dijeni për aksionin! Po analizohet pse s’u kërkua RENEA

16:46 : 04/06/2026

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

16:37 : 04/06/2026

Protesta masive në Tiranë tërheq vëmendjen ndërkombëtare, lajmi më i lexuar në “The Guardian”

16:27 : 04/06/2026

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

16:26 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq/ Eksperti: Mangësi serioze në planifikimin e operacionit të Policisë

16:09 : 04/06/2026

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026

Izraeli dhe Libani pajtohen për armëpushim

15:55 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom