• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E PLOTË/ Nga tensionet te fjalimet, çfarë ndodhi në protestën për largimin e Veliajt (VIDEO)

12:45 : 28/06/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Ka zgjatur rreth 1 orë protesta e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe Opozita përballë bashkisë së Tiranë ku për herë të 14-të u kërkua dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliajt pas aferës “5D” dhe skandaleve të njëpasnjëshme korruptive që ka përfshirë këtë institucion.

Protesta u shoqërua me tensione mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, duke pasur edhe përplasje fizike mes tyre.

Ndërkohë që gjatë protestës mbajtën fjalime përfaqësues të opozitës dhe përfaqësues të Aleancës për Teatrin. Ndërkohë që fjalimet u shoqëruan edhe me djegie gomash nga ana e protestuesve.

Në përfundim të marshimit, opozita u shpreh se nuk do të ndalen dhe do të vijojnë protestat e tyre dhe e radhës mund të jetë javën e ardhshme.

  • Incident në protestë, Ervin Minarolli përfshihet nga flakët

Lexo edhe:

“Skenë filmi”/ Një marrëveshje verbale e Ramës nxiti ndërhyrjet e kontestuara në Spaç

Shqiptarja e kthyer nga Gaza mesazh Ramës: Të shohim të vërtetën, aty po vriten fëmijë të pafajshëm

Një incident ka ndodhur gjatë protestës të opozitës para Bashkisë së Tiranës, ku sekretari organizativ në Partisë Demokratike, Ervin Minarolli, është përfshirë nga flakët gjatë djegies së gomave.

Ka qenë ndërhyrja e protestuesve që bën të mundur që ai t’i shpëtojë flakëve. Ai ka hequr menjëherë këmishën, për të shpëtuar nga flakët. Gjithashtu bëhet me dije se Minarolli nuk ka pasur ndonjë dëmtim nga kjo ngjarje.

  • Digjen gomat dhe përplasje e protestuesve me policinë

Protestuesit, ashtu edhe si në tubimet e kaluara, i kanë vendosur flakën gomave të vendosura përballë godinës së skandaleve që drejtohet nga Erion Veliaj.

Në një moment policia ka hedhur sprajt në drejtim të qytetarëve. Kaq ka mjaftuar që të tensionohet situata dhe efektivët të përplasen me qytetarët që kërkojnë drejtësi për aferën dhe korrupsionin galopant që ka përfshirë bashkinë e drejtuar prej Erion Veliajt.

Siç mund ta shihni nga pamjet në vijë të parë të përplasjes ka qenë deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i cili vazhdimisht i bën thirrje policisë që të mos përdorë sprajt lotsjellës ndaj qytetarëve.
Shikoni fotogalerinë më poshtë të përplasjes mes qytetarëve dhe policisë:

 

1 nga 9
- +
Këlliçi thirrje SPAK-ut: Verifikoni TIMS-in! Veliaj me drejtorët shpenzoi 100 mijë franga një fundjavë në Zvicër

Opozita po zhvillon protestën e 14 përpara godinës së Bashkisë së Tiranës ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliajt.

I pranishëm ka qenë edhe Belind Këllici i cili gjatë fjalimit të tij i është drejtuar edhe efektivëve të policisë së shtetit duke e cilësuar të paprecedentë reagimin e tyre, teksa i ka ftuar që ti bashkohen protestës.

Gjithashtu, Këllici kishte edhe një informacion me vlerë për SPAK-un, të cilëve u bëri thorrje të shikojnë sistemin TIMS të datës 14 korrik të vitit të kaluar ku Veliaj së bashku me drejtorët e aferës ‘5D’ ka udhëtuar drejt Zvicrës.

Sipas Këllicit, Veliaj së bashku me drejtorët e tij ka harxhuar 100 mijë franga në fundjavë.

“Kjo nuk është më godina e bashkisë së Tiranës. kjo është një skenë krimi, ku çdo ditë, kreu i bandës 5D dhe pronari faktik i inceneratorit të Tiranës shkon në zyrë për të vjedhur taksat tona. Ndërkohë që kishte nisur protesta, falënderoj një punonjës të ndershëm të bashkisë së Tiranës që sjell një informacion me vlerë për SPAK: “Shikoni pak në sistemin TIMS datën 14 korrik të vitit të kaluar. A ka udhëtuar Erion Veliaj së bashku me drejtorët e 5D për në Zvicër? Shikoni hotelet ku kanë ndenjur dhe a kanë shpenzuar 100 mijë franga vetëm për një fundjavë në Zvicër apo jo?!” Që ta dini qytetarë, sot familjet në nevojë të pastrehën ata që nuk kanë mundësi financiare nuk mbyllin dot muajin, kurse ky hajdut ordiner me banditët e tij, me Taulant Tushën, me Redi Mollën dhe Mariglen Qaton, Kapllanin, Malokun, Kacidhen harxhonin 100 mijë franga në fundjavë!”, tha Këlliçi.

  • Malkaj: Jemi popull që nuk reagon përballë skandaleve, jemi mësuar me to

Në fjalën e tij gjatë protestës së opozitës para Bashkisë Tiranë, aktori Mehdi Malkaj ka deklaruar se përballë skandaleve në vendin tonë, askush nuk reagon.

Malka ka theksuar se ne jemi një popull që vazhdojmë të ekzistojmë por nuk jemi një komb.

“Jemi popull, por jo komb, nuk jetojmë dot pa një skandal. Kur ndodh skandali nuk reagon asnjë. Kur ndodh skandali nuk reagon asnjë, si ajo zonja që kërkonte ilaçe nëpërmjet letrës, askush nuk lëvizi nga shqiptarët. Tani që ndodhi kjo hataja me spitalin onkologjik ngrihen njerëzit. Shoqëria civile nuk reagon sepse e ka krijuar ky që ndodhet në bashki, e financon dhe e komandon si do vetë. Ato marrin para nga shteti dhe nga OJQ, OJQ nënën dhe OJQ babën atyre“, tha Malkaj.

  • Teliti: Brenda bashkisë së Veliajt është një çerdhe hajdutësh

Opozita dhe Aleanca e Mbrojtjes së Teatrit po zhvillojnë protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës ku kërkohet largimi i Erion Veliajt. Dorian Teliti ka hedhur akuza të shumta ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës dhe bandës së hajdutëve ‘5D’.

“Në fasadë kanë vënë Flamurin Kombëtar, por brenda është një çerdhe hajdutësh. Dje vodhën edhe 80 milionë euro, dhe për çfarë, për të siguruar gjoja ujë 24 orë për qytetarët e Tiranës. Po a e rriten çmimin para 8 vitesh me 44 përqind pikërisht që të këtë ujë 24 orë. Ku i çuan paratë? Paratë i vodhën.

Siç u pa me 5 drejtorët e tij që bënë tendera me ujësjellësit duke marrë miliona e miliona euro, duke i vjedhur ato 100 përqind në xhepat e tyre. Çfarë bëmë dje, ndonëse unë i dua kafshët, zyrtarizuam por nuk mund të pranoj që një fëmijë të marrë më pak ndihmë ushqimore se sa një kafshë e kopshtit zoologjik. Nuk e pranoj dot jo. Nuk pranoj që fëmijët e Tiranës të marrin ndihmë ekonomike 15-20 mijë leke në muaj, ndërkohë që për kafshët e kopshtit zoologjik paguhet dy apo tre herë më shumë.

S’e pranoj dot ndonëse kafshët i dua, por njeriu është mbi të gjitha. Dhe këta këtu janë për të qeverisur Tiranën dhe njerëzit dhe jo për të vjedhur, jo për të trajtuar njerëzit më keq se sa kafshët. Kjo është fytyra e vërtetë e Bashkisë së Tiranës që në fasada ka Flamurin Kombëtar, por derën e saj e ka të mbyllur me zinxhirin e korrupsionit….”, tha Teliti.

Etiketa: aferabashkia tiranedorehejqeEdi RamakorrupsionLargimiqeveriaVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Skenë filmi”/ Një marrëveshje verbale e Ramës nxiti ndërhyrjet e kontestuara në Spaç

19:56 : 02/06/2025
AKTUALITET

Shqiptarja e kthyer nga Gaza mesazh Ramës: Të shohim të vërtetën, aty po vriten fëmijë të pafajshëm

16:12 : 02/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama shkoi si sheik në Mynih për të parë finalen e Champions! Pagoi 30-40 mijë € biletë

12:57 : 02/06/2025
AKTUALITET

Pagesa për burgosjen e padrejtë, shtohen paditë! Kërkohet që të ndryshohet vlera e kompensimit

12:57 : 02/06/2025
AKTUALITET

Era e VPN-ve në Shqipëri/ Si po “dështon” ndalimi i TikTok, rriten shikimet e videove

08:17 : 02/06/2025
AKTUALITET

Çollaku: Presioni administrativ dhe krimi i organizuar ndikuan në zgjedhjet e 11 majit

17:55 : 01/06/2025
Para

Përfundon mbledhja mes PD dhe PS, nuk ka dakordësi për kthimin e koalicioneve

TË GJITHA

Shtyhet për në 5 qershor seanca ndaj Erion Alibejt, shkak mungesa e avokatëve

10:47 : 03/06/2025

SPAK dhe autoritetet finlandeze operacion kundër trafikut të drogës, goditen disa grupe kriminale

10:44 : 03/06/2025

Goditet grupi kriminal në Fier/ Trafiku i armëve dhe narkotikëve shtrihej në 5 qytete (EMRAT-PAMJET)

10:15 : 03/06/2025

Tiranë/ Zbulohen magazinat ku falsifikoheshin “veshjet firmato”, 4 të arrestuar (VIDEO)

10:01 : 03/06/2025

Hyri për tu larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari

09:46 : 03/06/2025

Ushtria izraelite qëllon drejt turmës që po priste për ushqim në Rafah, Hamasi: Të paktën 24 të vdekur

09:40 : 03/06/2025

The Telegraph: Trafikanti shqiptar i drogës rikthehet ilegalisht në Britani pas dëbimit – EMRI

09:27 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com