• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Gërdeci”/ Familja Durdaj kërkesën në GJKKO: Vendosni ‘masë sigurie’ për Fatmir Mediun

12:13 : 27/06/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Familja Durda, e prekur nga shpërthimi tragjik i Gërdecit, përmes një kërkese të depozituar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, kërkon përshpejtimin e gjyqit dhe caktimin e një ‘mase sigurie’ ndaj ish-ministrit, Fatmir Mediu.

Gjykatës së Posaçme i kërkohet nga familja Durdaj përshpejtim i seancave gjyqësore duke çliruar nga ngarkesa gjyqtaren e çështjes Irena Gjoka pasi aktualisht për këtë dosje zhvillohet seance çdo 2 javë.

Kërkesa tjetër është depozituar ne SPAK, ku po familja Durdaj qe humbi djalin 7-vjeçar në tragjedinë me 26 viktima dhe qindra të plagosur, kërkon që ndaj ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu të caktohet masa e sigurisë ndalim i daljes jashtë vendit.

Duke vënë në dukje se për 16 muaj u zhvilluan 35 seanca gjyqësore, kërkohet që gjykimi ndaj Mediut, të zhvillohet shpejt për interesa të drejtësisë, të familjarëve të viktima dhe të plagosurve të tragjedisë së Gërdecit, si dhe të vetë të pandehurit. Madje, sugjerohet që gjyqtarja e çështjes, Irena Gjoka, të mos ngarkohet me çështje të tjera deri në përfundimin e procesit.

“Që nga drejtësia, kanë kaluar 16 vite, ky faktor shton domosdoshmërinë që të merren masa konkrete që drejtësia të mos jetë më shumë e vonuar se kaq, për të mos u shndërruar në drejtësi iluzive dhe efektivisht të vonuar”, mbyllet kërkesa.

Lexo edhe:

Dosja AKSHI/ Hava Delibashi kërkon zëvendësim mase, nën hetim për grup kriminal

Seanca në GJKKO për dosjen ‘Gërdeci’, avokati i Mediut kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

Kërkesa për marrjen e masave për të siguruar gjykimin e shpejtë dhe mundësisht të pandërprerë mban firmën Zamira Durdajt, Feruzan Durdajt dhe avokatit Dorian Matija.

Familjarët argumentojnë se në rast dënimi si shumë zyrtarë të tjerë Mediu mund t’i shmanget drejtësisë dhe nga ana tjetër mund të ndikojë tek dëshmitarët që pyeten jashtë vendit si në SHBA në funksion të këtij gjykimi.

  • Dosja Gërdeci

Fatmir Mediu u mor i pandehur për 10 Janar 2023 dhe ndaj tij janë lëshuar dy akuza, ndërkohë që ai vetë i ka konsideruar akuzat si politike. Ish-ministri i Mbrojtjes akuzohet për shpërdorim detyre dhe shpërdorim detyre në kuadrin ushtarak nga SPAK në lidhje me tragjedinë e Gërdecit ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur.

SPAK hetoi përgjegjësinë e ish-ministrit në ngjarjen tragjike të marsit të vitit 2008, ndërsa e regjistroi si procedim penal në tetor të vitit 2021. Procedimi penal u regjistrua për veprat penale: “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe “shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak, kuadër komandues. Kjo lëvizje e SPAK erdhi, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit, GJKKO, në 24 shtator të 2021-shit riktheu për hetim në SPAK dosjen e “Gërdecit”.

Në vendimin e Apelit të GJKKO-së thuhej se çështja nuk është gjykuar dhe se heqja e imunitetit të Mediut i hap rrugë procesit për rihetim. Mediu ishte një nga të akuzuarit për shpërdorim detyre për ngjarjen e vitit 2008 ku Shqipëria u trondit nga shpërthimi në fabrikën për demontimin e armëve.

Kujtojmë se më 15 mars të vitit 2008 rreth orës 12:05, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një fabrikë për demontimin e armëve humbën jetën të paktën 26 persona që punonin atje, mes tyre edhe fëmijë. Veç viktimave, shpërthimi shkatërroi mijëra banesa e biznese.

Etiketa: gerdecimase siguriemediu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja AKSHI/ Hava Delibashi kërkon zëvendësim mase, nën hetim për grup kriminal

09:24 : 17/03/2026
AKTUALITET

Seanca në GJKKO për dosjen ‘Gërdeci’, avokati i Mediut kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

10:17 : 24/02/2026
AKTUALITET

Kërkoi akt-ekspertim për faksin “Për Shkëlzenin”, GJKKO rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut

11:07 : 27/01/2026
AKTUALITET

Çështja Gërdeci/ Shtyhet sërish gjyqi për ish-ministrin Fatmir Mediu

13:05 : 09/12/2025
AKTUALITET

Çështja “Gërdeci”, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu

16:31 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Avokati financohet nga Sorosi”, debat e tension në gjyqin për tragjedinë e Gërdecit

13:55 : 30/10/2025
Para

Shehu: Pas pr.ligjit për shëndetin riprodhues, qëndrojnë interesa të tjera

TË GJITHA

Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë

14:34 : 05/06/2026

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

14:20 : 05/06/2026

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, plagosen dy persona

14:01 : 05/06/2026

Një stuhi gjeomagnetike ka të ngjarë të arrijë tokën së shpejti! Ja kur pritet

13:58 : 05/06/2026

“Miliona euro për konsulencë”/ PD: ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ tjetër mekanizëm klientelizmi i qeverisë

13:53 : 05/06/2026

Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe, dyshohet për blerje votash

13:38 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom