• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Foli Donald Hoxha, si u zbulua Gëzim Balla si autor në vrasjen e “Dodës” së Elbasanit

16:43 : 24/06/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Kur janë mbushur plot 15 vite nga ekzekutimi mafioz i Roland Rexhepit alias “Doda” i Elbasanit, prokuroria e këtij qyteti ka zbuluar dhe nxjerë urdhër-arresti, për personin e pestë që ka marë pjesë në vrasjen e ish-shefit të antidrogës në policinë e Elbasanit.

Gëzim Balla, është identifikuar nga dëshmia e Donald Hoxhës, i cili ka vendosur të bashkëpunojë me prokurorin e çështjes Xhelian Seferi, lidhur me tregimin e disa prej emrave që kanë marë pjesë në këtë vrasje, të ndodhur 15 vite më parë, e cila trinditi qytetin e Elbasanit.

Vetë Donald Hoxha, dy muaj më parë u ekstradua nga Anglia në drejtim të Shqipërisë, pasi u identifikua nga një gjurmë gishtë që Policia Kriminale Shqiptare, kishte çuar në Interpol për verifik.

Kjo gjurmë gishti e Donald Hoxhës është gjetur në furgonin e bradhë, që shërbeu si pikë vrojtimi për lëvizjet e Roland Rexhepit.

“Ora News” ka mësuar se tashmë dëshmia e Donald Hoxhës, është kthyer në çelësin e identifikimit të një personi të pestë që ka marë pjesë në vrasjen e Roland Rexhepit, i cili është Gëzim Balla, për të cilin prokuroria ka nxjerë një urdhër-arresti, duke i kërkuar policisë së Shtetit të bëjë lokalizimin dhe më pas arrestimin e këtij personi.

Lexo edhe:

Mashtrimi i truprojes së këngëtarit/ I merr 2.5 mln lekë familjes së të riut të sëmurë, për ta surprizuar

76 kandidatë në garë për Shef në 11 Komisariate të vendit, zbardhen EMRAT

Sipas dëshmisë së Donald Hoxhës, Gëzim Balla, ka qënë së bashku me të në furgonin tip “Renault” që është blerë në Fushë-Krujë nga anëtarët e një grupi kriminal, posaçërisht për tu përdorur në këktë vrasje.

Në 22 korrik 2009, pas kryerjes së vrasjes së Roland Rexhepit, policia gjeti në brendësi të furgonit tip “Renault”, 12 copë bishta cigaresh të hedhura në dysheme dhe një maskë.

Furgoni ka qenë i parkuar në afërsi të vendit të ngjarjes në lagjen “Banesa”, përballë derës së garazhit të viktimës, jo shumë metra ku u qëllua për vdekje Roland Rexhepi.

Pikërisht në këtë furgon kanë qëndruar si vrojtues Florind Shabani, Gëzim Balla, Donald Hoxha dhe disa persona të tjerë. Ndërsa sipas prokurorisë së Elbasanit njerëzit që kanë qëlluar me armë në drejtim të Roland Rrexhepit, janë Marjus Tafa dhe Armando Llakaj.

Për ekzekutimit e ish-efektivit të antidrogës, deri tani janë arrestuar 4 autorë, Marjus Tafën dhe Armando Llakaj, të dy të dënuar me 24 dhe 23 vite burg, Florind Shabani, i ekstraduar në fillim të janarit 2022 nga Gjermania, si dhe Donald Hoxhën, i cili u ekstradua nga Anglia dy muaj më parë.

Ndërsa Gëzim Balla, është shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar nga Policia e Shtetit.
Kjo vrasje është një ndër ngjarjet e bujshme që ka vijuar sagën e tmerrshme të vrasjeve në Elbasan në 2 dekadat e fundit, ku urdhëruar dhe financues kanë qënë anëtarët e një grupi kriminal në Elbasan.

Ndërkohë tre vite nga vrasja e Roland Rexhepit (Doda), në 30 dhjetor 2011, në Elbasan ka mbetur i vrarë vëllai i tij, Ilir Rexhepi.

I njëjti grup kriminal që pagoi dhe organizoi vrasjen e Rolandit, financoi dhe vrasjen e Ilir Rexhepit, duke kontraktuar si vrasës Mihal alias Mirgert Toshin nga Korça.

Mihal Toshi, është vëllai i Damiano Toshit, që aktualisht është duke u gjykuar në Elbasan për vrasjen e dy basketbollistëve të skuadrës së “Skëndërbeut” në qytetin e Korçës.

Si u vra “Doda” Roland Rexhepi

Ekzekutimi i ish-oficerit të Policisë, Roland Rexhepi u realizua mëngjesin e 22 korrikut të vitit 2009.

Ai ka mbetur i vdekur në vend, pasi ndaj tij është qëlluar me breshëri nga dy armë zjarri të llojit automatik, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Autorët ishin të maskuar, por ekspertët e kriminalistikës kanë mundur të sigurojnë provat e ADN-së të gjetura në një motor, në bishta cigaresh apo në një kapuç të gjetur më vonë brenda një furgoni.

Krahasimi i tyre, ka bërë të mundur zbardhjen e identiteteve të autorëve, edhe pse dy të dënuarit nuk e kanë pranuar asnjëherë krimin.

Në rastin e Florind Shabanit, kanë qenë autoritetet hetimore nga Gjermania ato që kanë sjellë provat e ADN-së së tij pasi rezulton i dënuar në shtetin gjerman për lëndë narkotike.

Autoritetet shqiptare kanë krahasuar ADN-në e tij me atë të babait, Ismail Shabani.

Ndërkohë që Policia e Shtetit nuk kishte zbardhur ende vrasjen e ish-efektivit, në një atentat me armë zjarri tre vite më vonë vritet në qendër të Elbasanit biznesmeni Ilir Rexhepi, vëllai i ish-efektivit të antikrimit në Policinë e Elbasanit.

Rexhepi u ekzekutua më 30 dhjetor të vitit 2011. Në pamjet e kamerave të sigurisë duket një person që largohet duke çaluar, pasi ndaj atentatorit u kundërpërgjigj me armë biznesmeni, i cili humbi jetën pak momente më vonë.

/Ora News

Etiketa: autordeshmiaDoda i Elbasanitdonald hoxhaGëzim Ballapoliciroland rexhepivrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mashtrimi i truprojes së këngëtarit/ I merr 2.5 mln lekë familjes së të riut të sëmurë, për ta surprizuar

22:03 : 29/05/2026
AKTUALITET

76 kandidatë në garë për Shef në 11 Komisariate të vendit, zbardhen EMRAT

15:09 : 25/05/2026
AKTUALITET

Dëshmia e Nuredin Dumanit: Pse vendosa të “lëshoj” shokët e krimit

21:30 : 24/05/2026
AKTUALITET

Polici, “qitje” me Bajrat/ Foto që kompromentoi oficerin

14:08 : 20/05/2026
AKTUALITET

Arrestimi i policit në Sarandë/ Prokuroria: Kreu veprime korruptive ndaj një rasti hetimi për drogë

10:03 : 20/05/2026
AKTUALITET

Arrestimi i policit në Sarandë/ Edmond Ruçit i doli emri gjatë përgjimit në rajon të dy shpërndarësve të drogës

09:37 : 20/05/2026
Para

Skenarët e Grupit B, kush do ta shoqërojnë Spanjën në 1/16-she: Italia, Shqipëria, apo Kroacia?

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom