• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Jam gjysmë-spanjoll”/ Silvinho: Me Spanjën luajmë vetëm për fitore

20:19 : 23/06/2024
në AKTUALITET, Euro 2024, SPORT

Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinho ka dalë në konferencën zyrtare për mediat, një ditë para ndeshjes me Spanjës, ku ka deklaruar se do të luajnë përballë një prej skuadrave më të mira në botë, por do të japin gjithçka.

I pyetur nëse do të jetë kjo ndeshja më e rëndësishme e karrierës së tij si trajner, Silvinjo tha se është ende i ri por situata aktuale në Grupin B, ku Shqipëria mund të kualifikohet më tej, i jep një rëndësi të tillë sfidës. Silvinho e konsideroi këtë ndeshje si speciale, pasi tha se ka pasaportë spanjolle dhe është gjysmë spanjolle, pasi ka patur gjyshen të kësaj kombësie.

Një barazim me Spanjën do të çonte kuqezinjtë në kuotën e dy pikëve, por për Silvinjon nuk ka kualifikim pa fitore me iberikët. Sa i përket ndryshimeve në formacion, braziliani tha se ka edhe 24 orë për të vendosur, por pranoi se e ka gati 11-shen titullarë për të sfiduar Spanjën.

Në lidhje me dënimin e Mirlind Dakut nga UEFA, trajneri vendosi të mos e komentojë.

Çfarë do të thotë për ju mundësinë për t’u kualifikuar, sigurisht duke e mundur Spanjën?

Lexo edhe:

Surpriza e Sylvinhos në treshen e sulmit, formacioni i Kombëtares për sfidën me Serbinë

Shpopullimi i Shqipërisë/ “Barra” e turistëve, nuk ka kush t’u shërbejë

Është goxha emocionuese… Unë kam krijuar jetën në Spanjë, më ka mirëpritur mua, dhe familjen time, por fati është një gjë e mrekullueshme. Të luaj kundër Spanjës është fantastike. Do të jetë një ditë që s’do ta harroj. Nga ana tjetër, jam i lumtur që drejtoj skuadrën shqiptare. Kemi bërë një lojë të mirë për të ardhur këtu. Një mundësi e madhe për ne dhe do të tentojmë që të dalim në fushë dhe të luajmë kundër një prej skuadrave më të mira në botë dhe lojtarëve më të mirë në botë.

Spanja do të luajë me formacionin e dytë…

E dini më mirë se unë që Spanja e ka në ADN-në e saj zotërimin e topit, ka shumë cilësi në mesin e fushës. Ka diçka tjetër, lojtarë shumë të mirë në krahë. Ka disa lojtarë shumë të shpejtë në krahë dhe qendër. Kanë shumë cilësi edhe në mbrojtje, të lejojnë shumë pak hapësira, janë të organizuar. Ka fituar me Kroacinë dhe Italinë, ka fituar grupin, për ne do të jetë ndeshje shumë e vështirë. Edhe ne kemi lojtarë të mirë, mezi presim të luajmë kundër Spanjës.

Keni para në stadium Spanjën kundër Italinë…

Kam shkuar me Zabaletën, diçka planifikuar, një ditë pas ndeshjes sonë. I njohim të gjithë kundërshtarët tanë, është një skuadër që impresionon, ka lojtarë shumë të mirë. De la Fuente ka bërë një punë shumë të mirë, sulmon dhe mbrohet shumë mirë. Në kualifikuese ka humbur vetëm një ndeshje kundër Skocisë. Lojtarët e mi janë të guximshëm dhe do të japin gjithçka në këtë ndeshje të fundit. Çdo gjë mund të ndodhë gjatë 90 minutave, do të futemi në fushë për të bërë më të mirën.

Keni kaluar në epërsi në dy ndeshjet e para, çfarë ju ka munguar për të fituar?

Është diçka e madhe të shënosh i pari, ky është eventi i dytë i madh dhe lojtarët po përmirësohen. Ka të bëjë me përvojën dhe ballafaqimet në gara të mëdha dhe me skuadra të mëdha. Duhet të vazhdojmë të përmirësohemi, në menaxhimin e fazave të lojës. Nëse do të bëjmë perfomancën më të mirë, mund të arrijmë rezultatin e duhur.

A jeni u lumtur që po luftojmë për kualifikimin në grupin e ferrit?

Jam i lumtur, patjetër, shumë njerëz para pesë muajsh kanë menduar se do të pësojnë katër pesë gola, e ndeshja e fundit s’do të kishte asnjë vlerë. Jam i lumtur për punën që kemi bërë dhe që jemi në këtë grup të vdekjes. Jam i kënaqur me lojtarët e mi, kemi bërë çdo gjë që kemi mundur. Vazhdojmë të ëndërrojmë.

A është ndeshja më e rëndësishme si trajner e ndoshta edhe si futbollist?

Unë jam ende i ri. Është një ndeshje me shumë rëndësi dhe nuk do ta harroj. Sepse si trajner, të luash kundër Spanjës për herë të parë… Unë jam gjysmë-spanjoll dhe gjysmë-brazilian. Kemi pasur ndeshje me rëndësi në kualifikuese, pastaj jemi ndeshur me Italinë, Kroacinë dhe tani kemi Spanjën. Nëse kjo është më e rëndësishme, situata mund ta bëjë të tillë. Pas barazimit me Kroacinë ishte ajo, ndoshta mund të bëhet kjo me Spanjën.

Cilën skuadër konsideroni favorite?

Nuk kam arritur të shoh shumë ndeshje. Kam parë Spanjën me Italinë, kemi punuar për orë të tëra, stërvitje, udhëtime. Spanjën e kam parë, por jo ndeshjet e tjera. Vetëm 10-15 minuta mes Holandës dhe Francës. Sigurisht, nëse do të duhet të them emra, Spanja sigurisht, Italian dhe Kroacia gjithashtu.

Shqipëria mund të kualifikohet edhe me dy pikë….

Natyrisht siç kam deklaruar më parë, unë në karrierën time nuk kam parë një trajner që shkon në fushë për barazimin. Nëse ke një skuadër të mrekullueshme luan për të fituar, por varët nga çfarë ndodh gjatë ndeshjes. Nëse duam të kalojmë, duhet të fitojmë. Është e vërtetë që mund të kalojmë më dy barazime, por duhet të luajmë për të fituar dhe të shohim se çfarë do të ndodhë në minutat e fundit.

Është lajm i mirë apo i keq që luajnë lojtarët e stolit të Spanjës?

Ata (Spanja) janë një skuadër e mrekullueshme. Edhe formacioni i dytë mund të luajë dhe të fitojë. Nuk kemi kohë se çfarë do të bëjë Spanja, por të mendojmë për atë që do të bëjmë ne. Natyrisht që kjo është një ndeshje e nivelit më të lartë e këtij kompeticioni dhe ne do të shkojmë për të bërë më të mirën. Shpresojmë që të bëjmë një ndeshje të mrekullueshme dhe e dimë që çdo gjë mund të ndodh brenda këtyre 90 minutave. Për shkak të shtetësisë të dyfishtë që kam, që kam pasaportë spanjolle dhe gjyshen e kam spanjolle, prandaj nuk dua të flas për këto gjëra (qesh).

Gjëja më e mirë që do të bëjmë gjatë këtyre 24 orëve të ardhshme është të flemë mirë. Është një ndeshje me rëndësi për vendin tonë. Ka pasur punë shumë të zellshme pas këtij kualifikimi. Ka pasur shumë ndeshje të mira, shumë ndeshje të vështirë. Fatkeqësisht nuk kam pasur kohë të shoh as ndeshjet e Europianit, e jo më të Kupës së Amerikës. Nuk kam kohë për gjëra të tjera.

Ne kur punojmë me ekipin kombëtar, jemi të fokusuar te loja jonë. Më herët kam parë lojëra të ndryshme të skuadrave që kam pasur kontakte ose që kam punuar. Tashmë synimi ynë është vetëm te kampionati Europian.

Unë nuk e kam përmirësuar futbollin shqiptar. Kjo ka të bëjë me punën e zellshme të lojtarëve. Kur kemi bërë vlerësimet e të gjithë këtyre 26 lojtarëve, kemi vendosur se kush do të jenë ata që do të na çojnë deri në fund. Kemi punuar shumë se çfarë mund të bëjnë lojtarët në fushën e lojës. Këtë e kam kuptuar dhe atë që duhet të bëjmë për të përmirësuar veten dhe të japim më të mirën në fushën e lojës. Ka të bëjë me forcën, me dashurinë për vendin, me përkushtimin, i jam shumë falënderues lojtarëve që na kanë lejuar të punojmë me ta dhe që kanë punuar me shumë zell.

E keni gati formacionin?

Ne e kemi gati formacionin, por ne kemi edhe një seancë stërvitore, do të shohim dhe do të vendosim. Do të tentojmë të shfrytëzojmë mundësitë tonë për të vazhduar përtej fazës së grupeve.

Ndieni keqardhje për mungesën e Dakut?

Sikurse e tha edhe Gjimshiti jemi këtu për të luajtur futboll. Jemi për të folur për futbollin. Nuk kam shumë për të komentuar. Nuk mund të shpenzojmë energji përveçse ndeshjes me Spanjën. Çfarëdo që ka vendosur UEFA e kanë ata. Duhet të përgatitemi për ndeshjen e nesërme.

Etiketa: fitorendeshjaShqiperiaSilvinhoSpanja

Lajme të lidhura

SPORT

Surpriza e Sylvinhos në treshen e sulmit, formacioni i Kombëtares për sfidën me Serbinë

09:06 : 07/06/2025
AKTUALITET

Shpopullimi i Shqipërisë/ “Barra” e turistëve, nuk ka kush t’u shërbejë

08:25 : 07/06/2025
SPORT

Kosova fiton me goleadë dhe me përmbysje rezultati miqësoren kundër Armenisë

21:08 : 06/06/2025
AKTUALITET

Dueli me Serbinë/ Silvinjo: Pres ndeshje të bukur, duam 3 pikët. E kam në mendje formacionin

19:32 : 06/06/2025
AKTUALITET

Associated Press: Shqipëria dhe Serbia përballen në një ndeshje kualifikuese mes tensioneve politike

19:20 : 06/06/2025
AKTUALITET

Gjimshiti tregon “porosinë” nga gjyshërit për ndeshjen me Serbinë: Futemi për fitore!

19:15 : 06/06/2025
Para

“Çështja Dako”, asnjë në burg/ GJKKO merr 700 mijë lekë garanci për të fundit të arrestuar

TË GJITHA

Asgjësohen 1881 fidanë kanabisi në Mallakastër, arrestohen dy persona, u kapën duke vaditur bimët narkotike

09:59 : 07/06/2025

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025

Trump nënshkruan urdhra për mbrojtjen ajrore, dronët dhe taksitë ajrore elektrike

09:39 : 07/06/2025

Pushues dhe tifozë të kombëtares, fluks i madh kalimesh në pikën kufitare të Morinës

09:28 : 07/06/2025

Sara Hoxha hedh pas krahëve historinë me Ledri Vulën, konfirmohet lidhja e re

09:24 : 07/06/2025

Surpriza e Sylvinhos në treshen e sulmit, formacioni i Kombëtares për sfidën me Serbinë

09:06 : 07/06/2025

Konstituimi i legjislaturës së re, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 28-të

08:56 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com