• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ben Andoni: Z. Basha, mjaft! Cikli u mbyll dhe jo me nder

19:43 : 23/06/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Një nga provat më cinike: në momentin që formacioni i tij nxinte prej humbjes së vulës, por edhe më vonë, i vetmi ndoshta që nuk shprehu as edhe më të voglën keqardhje për humbjen e legalitetit të formacionit të tij ishte vetë ai, kryetari i rikthyer Basha.

Për të gjithë njerëzit të cilët ndjekin me kërshëri dhe me besim opozitën dhe kishin shpresë se rikthimi i Bashës në krye të partisë pas dorëheqjes gjysmake, do shënonte ndryshimin e morën përgjigjen. Ata, që besonin në garancitë e tij, se rikthimi do projektonte një aksion tjetër dhe ndryshe të politikës, e konfirmuan përgjigjen. Në kthimin e Bashës, formacioni i tij politik ishte krejtësisht apatik dhe paqëndrueshmëria e njerëzve, që e përfaqësonin në parlament, tregoi se ata po vegjetonin (përjashtojmë modelin “Bardhi”).

Me pak përjashtime dhe përpjekje, njerëzit që rinisën iniciativën e re me Bashën janë ende “të paqartë”. Anipse, më të paqartë mbeten individët që e kanë pritur alternativën e tij, që në ditët e fundit realisht shpalosi dhe programin, por nuk kishte planin “B”, në rast se nuk do të merrnin vulën (ashtu edhe si ndodhi në fakt). Më “të qartë” janë njerëzit që kanë apeluar e mendonin se z. Basha nuk është aq i ndarë me z. Berisha. Nëse kjo do të provohet kjo e fundit dhe disa shenja janë, zhgënjimi i demokratëve dhe shqiptarëve në përgjithësi për politikën e tyre do jetë e pamatë.

Një nga provat më cinike: në momentin që formacioni i tij nxinte prej humbjes së vulës, por edhe më vonë, i vetmi ndoshta që nuk shprehu as edhe më të voglën keqardhje për humbjen e legalitetit të formacionit të tij ishte vetë ai, kryetari i rikthyer Basha. A e ka luksin formacioni i tij të presë vendimin e Gjykatës së Lartë, kur tashmë është edhe vetë pa tagër dhe publiku në javët e fundit para zgjedhjeve, fillon e mendon me “pragmatizëm”?

Shpalosja e programit i jep pak frymë justifikimit të tij, por mungesa e planit “B” në rastin e vulës, tregon se z. Basha do të vazhdojë me retorikën e tij politike dhe mbajtjen e shpresës boshe, për të cilën ka treguar se është mjeshtër i pazakontë në skakierën politike shqiptare. Për fat të keq, Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe jo më shpresa, pasi kjo e fundit e ka nanuritur pritshmërinë ndryshe. Nuk quhet më shpresë ajo që sajon gjithnjë Basha për të kaluar situata dhe për t’ia lënë sërish vendin stadit tjetër (kur rikthehet konjuktura) të momentumeve, që nuk i përkasin. Z.Basha nuk mundi t’i trandte reciprokisht Ramën, Berishën dhe Metën, trekëndëshin e tij të njohur të Bermudës, sepse i mungonte një gjë e thjeshtë, që quhet idealizëm mbi përkorjen individuale.

Lexo edhe:

Gjykata i rrëzoi padinë ndaj Bashës, Rama kritika drejtësisë: Kur do zgjoheni për shpifjen?

Euroatlantikët/ Lul Basha dhe Enkelejd Alibeaj, morën më pak vota se një festë synetllëku

Jonas Salk, në të gjallë një virolog i njohur, i cili realizoi vaksinën e poliomielitit, e përmblodhi kështu në fushën e tij idenë për shpresën:”… qëndron në ëndrrat, në imagjinatën dhe në guximin e atyre që guxojnë t’i bëjnë ëndrrat realitet“. Veçse, ky nuk ishte rasti juaj, z. Basha. Cikli tani u mbyll dhe jo me nder./ Javanews

Etiketa: AndoniBashacikli i mbyllur

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjykata i rrëzoi padinë ndaj Bashës, Rama kritika drejtësisë: Kur do zgjoheni për shpifjen?

15:38 : 12/06/2025
AKTUALITET

Euroatlantikët/ Lul Basha dhe Enkelejd Alibeaj, morën më pak vota se një festë synetllëku

11:57 : 16/05/2025
AKTUALITET

“E bëri gënjeshtari i gatshëm!”/ Sali Berisha konteston exit poll-in, sulmon Baton Haxhiun

20:54 : 11/05/2025
AKTUALITET

Basha voton bashkë me vajzën: Sot keni një të drejtë të çmuar!

08:54 : 11/05/2025
AKTUALITET

Aty ku nuk mbush dot Luli, e mbush Çim Hajdari

23:13 : 15/04/2025
AKTUALITET

FOTOLAJM/ Monika Kryemadhi dezinfekton karrigen ku ishte ulur Basha në emision

22:37 : 14/04/2025
Para

Do të zëvendësohet nga Argita në drejtimin e PD? Berisha befason me përgjigjen e tij

TË GJITHA

Burgjet shqiptare më shumë si izolim sesa si rehabilitim

19:51 : 24/06/2026

Policia britanike ‘armatoset’ me dronë dhe skanim fytyrash

19:49 : 24/06/2026

Studiuesi Behar Gjoka i bashkohet protestës kundër Ramës: Ligjet e posaçme po shkatërrojnë Shqipërinë

19:39 : 24/06/2026

Pensioni nuk mjafton, mbi 130 mijë të moshuar vazhdojnë të punojnë në Shqipëri

19:33 : 24/06/2026

Edhe ka dorë edhe nuk ka shkollë, por Balluku “zbulon gënjeshtrën” e CNN

19:23 : 24/06/2026

Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin Skënderbej

19:17 : 24/06/2026

Ferdinand pas golave të Ronaldos: Për ata që e urrejnë, mbylleni gojën

19:11 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetGrandpashabetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet giriş