• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

3 mln euro për Zoto-Mërtirin/ Baftjari i Fierit: Tenderin ia dha Salarjoni (i Elisës)

12:00 : 21/06/2024
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Në mes të nëntorit 2023, ish-kryebashkiaku i Fierit dhe aktualisht deputeti i Partisë Socialiste, Baftjar Zeqaj, doli nga ambjentet e SPAK-ut dhe deklaroi se ishte thirrur për t’u pyetur mbi procedurën tenderuese me vlerë mbi 3 milionë euro, të zhvilluar disa vite më parë nga Ujësjellësi i qytetit për blerjen e matësave, të fituar nga shoqëria “Teo-Alb”, e cila përfaqësonte interesat e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtiri.

Pas këtij intervistimi, Zeqaj deklaroi para mediave se ai nuk kishte lidhje me atë procedurë dhe se veprimet janë bërë nga Bordi, i cili zgjidhej në një mënyrë të parashikuar nga qeveria “Berisha”.

Kaq mjaftoi që mediat pranë qeverisë të aludonin se tenderi 3 milionë euro për Zoto-Mërtirin t’i atashohej qeverisë së djathtë.

Lexo edhe:

“Plakën nuk e zë gjumi”/ Përgjimet e SPAK për bisedat e vëllezërve Aliu: Mbushja një dyshek me miliona të flejë rehat!

I kërkuar nga SPAK, kapet në Dubai Jetmir Pepa

Por, deklaratat e plota të Baftjar Zeqaj, të dhëna para prokurorëve, zbulojnë një realitet tërësisht të ndryshëm. Tenderi është realizuar nga drejtori i Ujësjellësit të Fierit në atë kohë, Salarjon Totaj, bashkëshorti i Elisa Spiropalit, ministres aktuale të Shtetit dhe krahut të djathtë të kryeministrit Edi Rama.

Në foto: Salarjon Totaj dhe bashkëshortja e tij, Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali

Madje, Baftjar Zeqaj ka bërë përgjegjës Salarjonin për këtë procedurë ‘emergjente”, e cila dëmtonte projekte të tjera që kishte Bashkia e Fierit në atë kohë në zhvillim, me mbështetjen e Bankës Gjermane, KFV.

“Unë kam qenë shumë i tronditur në periudhën 2012-2013, kur mësova që Bordi i Ujësjellësit do të merrte një kredi (5 milionë euro) për sahatet…”, deklaroi ligjvënësi Zeqaj para prokurorëve të SPAK-ut, në deklarimet e tij të dhëna në 13 nëntor 2023.

Si u përfshi Zeqaj tek “inceneratorët”

Hetimet e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion mbi përfshirjen e ish.zv.kryeministrit Arben Ahmetaj në aferën e inceneratorëve, zbuluan, ndër të tjera, një komunikim me mesazhe telefonike ndërmjet tij dhe ish-kryetarit të Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj.

Në ato komunikime, që datojnë në 13 shtator 2012 sipas SPAK-ut, Arben Ahmetaj kërkonte nga Baftjari që të zhvillonte një takim me “një mikun e tij”, duke iu referuar Mirel (Klodian) Mërtirit. Ish-kreu i Bashkisë i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Ahmetajt, por para prokurorëve ai mohon ose, të paktën nuk i kujtohet nëse është zhvilluar një takim i tillë.

Në foto: Deputeti socialist, ish-kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqaj, pas deklarimeve në SPAK

Bisedat telefonike të asaj kohe përkojnë me interesin e shoqërisë “Teo Alb” për të siguruar tenderin për pajisjen e abonentëve të Ujësjellësit të Fierit me matësa të rinj. Të dhënat e siguruara nga SPAK-u tregojnë se kompania “Teo-Alb” fshihte interesat e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos.

Baftjari “zhyt” Salarjonin

“Boldnews.al” ka siguruar pjesë nga deklarimi i deputetit dhe ish-kryebashkiakut të Fierit, Baftjar Zeqaj, dhënë në Prokurorinë e Posaçme, ku flet për tenderin e matësave të Ujësjellësit, duke përjashtuar tërësisht veten nga përgjegjësia dhe duke ia ngarkuar Salarjon Totës.

“…Arben Ahmetajn e kam njohur prej shumë vitesh si anëtar i Partisë Socialiste dhe rolin që ka patur. Unë me Arbenin nuk kam patur marrëdhënie shoqërore. Ajo ishte zyrtare, për shkak të interesave të punës dhe të Partisë Socialiste.

Salarjon Totën e njoh herët, si djalin e mikut tim, Luan Tota. Më pas, unë e njoh si drejtori i Ujësjellësit të Fierit, periudhën nuk e mbaj mend. Zgjedhja e tij si drejtor i Ujësjellës-Kanalizime Fier (UKF) është bërë nga Bordi i Ujësjellësit. Dua të sqaroj se Ujësjellësi nuk ka qenë në varësi të Bashkisë së Fierit.

Në momentin që ai u bë drejtor, unë kam qenë kundër këtij vendimi dhe unë nuk kam pasur marrëdhënie me Salarjonin. Bordi i Ujësjellësit zgjidhet nga Kryetari i Bashkisë, por kujtoj se kryetari i Bordit ka qenë Xhevit Bushi, anëtar Kozma Sako, ndërsa anëtarët e tjerë nuk i mbaj mend”.

Në vijim, Baftjar Zeqaj jep detaje për tenderin e Ujësjellësit për matësat e ujit.

Në foto: Pjesë nga deklarimi i Baftjar Zeqaj për tenderin e Ujësjellësit Fier

“Unë kam qenë shumë i tronditur në periudhën 2012-2013, kur mësova që Bordi i Ujësjellësit do të merrte një kredi (5 milionë euro) për sahatet. Për dy arsye: Së pari, ne si Bashki kishim marrëdhënie shumë të mira me Bankën Gjermane, KFV, pasi investimi i saj kishte nisur dhe ishte një formë kredie, po kështu ishte në fazën përmbyllëse të Ujësjellës-Kanalizime Fier.

Në atë kohë, nga Bashkia, në bashkëpunim me KFV, po punohej për rrjetin e brendshëm të ujësjellësit të qytetit. Edhe banka gjermane u shqetësua se po merrej një kredi tjetër, ndërkohë po shlyhej kredia e tyre. Bordi i Ujësjellësit mori vendim për kredinë 5 milionë euro.

Momenti i dytë që u shqetësova ishte se nuk kishte përfunduar rrjeti i ri dhe nuk nevojiteshin sahatet në atë moment. Këtë kredi, Bordi i Ujësjellësit e ka marrë me emergjencë dhe është marrë sapo është ndërtuar Bordi me drejtorin e ri, Salarjonin.

Unë kam dhënë dy konferenca mediatike në atë kohë, ku kam argumentuar se është një kredi e pajustifikuar dhe minonte të gjithë investimin e bankës gjermane. Nuk e di nëse kanë qenë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, për të cilët është marrë kredia dhe nëse ata kanë sjellë sahatet…” , është shprehur Baftjar Zeqaj para prokurorëve të SPAK-ut.

Etiketa: Baftjar ZeqajElisa Spiropaliklodian zotomirel mertiriSalarjon TotajspakTeo Alb

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Plakën nuk e zë gjumi”/ Përgjimet e SPAK për bisedat e vëllezërve Aliu: Mbushja një dyshek me miliona të flejë rehat!

11:23 : 24/06/2026
AKTUALITET

I kërkuar nga SPAK, kapet në Dubai Jetmir Pepa

18:18 : 23/06/2026
AKTUALITET

U sulmua nga zyrtarët e PS, Spiropali: Kontrolli algoritmik dhe gjuhët e shthurura nuk më frikësojnë

12:01 : 23/06/2026
AKTUALITET

DOSJA e grupi të Call-Centerave tek ‘Delijorgji’/ Zbulohen KODET e fshehta mes operatorëve

09:09 : 23/06/2026
AKTUALITET

Rama “molla e sherrit” mes socialisteve, Dodaj “kryqëzon” Spiropalin: Vetëpastrimi të nisë nga ty

19:29 : 22/06/2026
AKTUALITET

Luftë brenda PS-së/ Kuko sulmon Spiropalin: Reformatorët e vonuar kërkojnë protagonizëm

19:11 : 22/06/2026
Para

Malkaj: Veliaj është grabitqari që vjedh gjithçka

TË GJITHA

Largohet nga detyra drejtori i Portit të Sarandës, ja kush e zëvendëson

13:33 : 24/06/2026

“Laertin e kam shok fëmijërie”/ Cllevio në GJKKO: Nuk kam dijeni për tritolin në lokalin e Noizyt

13:26 : 24/06/2026

Zbulohet parcela me kanabis në Vaun e Dejës, arrestohen motër e vëlla

13:04 : 24/06/2026

Berisha: Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë! Projektet luksoze pa transparencë

13:00 : 24/06/2026

Qeveria braktis edhe blegtorinë, numri i krerëve ra me 3.8% në 2025

12:55 : 24/06/2026

Shau protestuesit, PDE kritika Ramës: Shqipëria meriton transparencë, jo arrogancë

12:39 : 24/06/2026

Berisha: Rama e trajton vendin si sulltanat, ka projektuar 523 resorte pa taksa

12:33 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş