• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zarat e Kushtetueses i lëpihen qeverisë, lënë në fuqi taksën e profesioneve të lira

18:55 : 18/06/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për pezullimin e ligjit për tatimin e profesionistëve të lirë.

Seanca zgjati për rreth 7 orë, ndërsa Gjykata Kushtetuese vendosi sot që t’i lërë një afat deri në 21 qershor ankimuesve, që kërkojnë pezullimin e ligjit “Për tatimin e profesionistëve të lirë”, që të paraqesin argumente shtesë, pasi nga padia e depozituar nuk evidentohen pasoja të pariparueshme.

Vendimi përfundimtar nëse do shfuqizohet apo jo ligji ‘Për tatimin e profesionistëve të lirë’ do të merret në 25 qershor.

Në seancën e hapur gjyqësore u shqyrtuan 4 paditë e bashkuara në një shqyrtim të vetëm që ka të bëjë me shfuqizimin e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, që nisi zbatimin për profesionet e lira nga 1 janari.

Në seancë janë dëgjuar argumentet e përfaqësuesve të padive, ajo e depozituar nga jo më pak se 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, padia e Shoqatës së “Instituti i Kontabilistëve të Miratuar” (IKM) dhe Shoqatës së “Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar” (IEKA), si dhe nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë dhe më pas vijoi me pyetje përgjigje.

Ata kërkojnë shfuqizim të tij me argumentin se është diskriminues, rëndon shtresën e mesme dhe nuk është në përputhje me Kushtetutën.Sipas tyre tatimi i profesionistëve ka mbyllur qindra biznese, cenon sigurinë e bizneseve dhe do të shtrenjtojë shërbimet që ofrojnë.

Lexo edhe:

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

Alimehmeti: Një artist i shkëlqyer si Flori nuk mund të kuptohet nga një artist i dështuar si Rama

Në parashtrimin e argumenteve, palët paditëse kanë sqaruar se nuk mund të krahasohen profesionistët e lirë me bizneset tregtare pasi nuk e kanë të garantuar fitimin. Po ashtu ata kanë sqaruar se kjo formë e diferencuar tatimi nuk bëhet në asnjë vend të BE-së, dhe se normat e tatimit janë më të lartat se kudo.

Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” u padit fillimisht në Gjykatën Kushtetuese në muajin shkurt nga 38 deputetë të partisë Demokratike.

Tabaku tha se ligji “Për tatimin mbi të ardhurat”, ‘taton trurin, godet shtresën e mesme, duke shtuar efekt bumerang, me krijimin e skemave fiktive për shmangien e tatimeve”

“Çdo profesion i lirë është një profesion i shtrirë në kohë, më shumë kosto studimi, investime shtesë dhe nuk mund të krahasohet me biznese të ngjashme. Profesionistët e lirë janë klasifikuar ndryshe nga personat e tjerë tregtarë të këtij ligji”, tha ajo.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Marash Logu tha se përgjatë muajit prill referuar nga të dhënat e QKB-së, për shkak të parapagimit të tatimit kanë pezulluar aktivitetin 10,470 biznese të profesioneve të lira dhe ka shpallur falimentin 1 kompani.

Dhoma e Avokatise

Shfuqizimi i ligjit është kërkuar edhe nga Dhoma e Avokatisë. Përfaqësuesi i Dhomës së Avokatisë tha se pas hartës së re gjyqësorë, edhe ky ligj është në vazhdën e cenimit të profesionit të avokatit.

Qëllimi i ligjit ka qenë keqdashës’ pohoi përfaqësuesi i Dhomës së Avokatisë

Ai tha se më këtë nivel tatimi një avokat me të ardhura 2 milionë lekë në vit, arrin të sigurojë një pagë prej 90 mijë lekë, një e ardhur e pamjaftueshme për të përballuar jetesën, kur pagat e administratës janë 30 deri 40% më të larta se kjo e ardhur.

Avokati Aigest Milo, përfaqësues i IKM dhe IEKA flet për mënyrën e padrejtë që propozuesit e ligjit dhe ligjvënësit kanë tentuar ta kanalizojnë diskutimin publik mbi dy çështje.

Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” shkel parimet e barazisë së Kushtetutës, të drejtën themelore të veprimtarisë ekonomike, cenon parimin e shtetit të së drejtës dhe të sigurisë juridike si dhe të rezervës ligjore në fushën tatimore që është absolute, tha Milo.

Brenda 30 qershor bizneset e profesioneve të lira, do të duhet të paguajnë këstet e parapagimit dhe dëmi që mund t’u vijë këtyre tatimpaguesve është i shumëllojtë, që nga pamundësia për të paguar dhe deri te kolapsimi i gjithë sistemit të tatimpaguesve sipas Milos.

Kuvendi

Nga radhët e Kuvendit ishte e pranishme Mimoza Arbri, e cila kërkon nga Gjykata të mos e pranoje padinë për të shfuqizuar tatimin e profesioneve të lira

“Neni 69, nuk trajton vetëm të punësuarit, por edhe individët tregtarë dhe brenda ligjit janë caktuar dhe lehtësitë ligjore për grupe të caktuara të sipërmarrjes, dhe pezullimi i ligjit do të sillte si pasojë humbjen e këtyre lehtësive. Afati i zbatimit të ligjit ka nisur, kësti i parë ishte 31 mars dhe ka patur efektet e tij. Pezullimi do të sillte probleme edhe në buxhetin e shtetit pasi në planifikimin vjetor janë përfshirë të ardhurat që mblidhen nga kjo taksë”, tha përfaqësuesja e kuvendit, Mimoza Arbri.

Edhe Keshilli i Ministrave kërkoi që të mos pranohet padia.

Tabaku: Ligji i tatimeve ndryshoi 23 here

Nga ana e saj deputetja e PD-së Jorida Tabaku tha se qeveria ka diskriminuar të vetëpunësuarit duke i vendosur një barrë ekstra dhe duke rënduar dhe më shumë barrën e tyre

“Po perballemi me cenim te sigurise juridike, ky ligj ka perkeqesuar gjendjen ekonomike, bie ndesh me shtetin e mireqenies” tha Tabaku.

“Ligji i tatimeve është ndryshuar 23 herë duke krijuar trajtim preferencial për një grup pakicë. Para gjykatës provuam se ky ligj cënon veprimtarinë ekonomike dhe efektet mbi bizneset janë pothuajse shkatërruese duke rezultuar në 11 biznese të mbyllura dhe efektet boomerang të rritjes së çmimeve. Argumenti i qeverisë është qesharake” tha Tabaku jashtë Gjykatës

Janë 25 mijë profesionistë sipas tatimeve që preken nga ligji i ri hyri në fuqi më 1 janar të këtij viti dhe nga tatimi me fasha 15% kush ka fitim deri 14 milionë lekë dhe 23% kush fiton mbi këtë shumë./ Kapitali.al

Etiketa: Edi RamagjykataGjykatësikushtetuesjaprofesionet e liraTaksatzarat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025
AKTUALITET

Alimehmeti: Një artist i shkëlqyer si Flori nuk mund të kuptohet nga një artist i dështuar si Rama

18:02 : 26/10/2025
AKTUALITET

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025
AKTUALITET

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025
AKTUALITET

Kandidatura e Binajt tremb Ramën? Kryeministri e sulmon në podkast: Ka marrë rol, aktorët këtë punë kanë

10:23 : 26/10/2025
AKTUALITET

E premtoi gjatë gjithë fushatës, Rama tani thotë se anëtarësimi në BE nuk është në dorën e tij

09:42 : 26/10/2025
Para

Mbeti bllokuar në banesë, shpëtohet nga zjarrëfikëset foshnja në Berat

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 27 tetor 2025

22:57 : 26/10/2025

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com