• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tatimi i profesioneve të lira/ Tabaku në GJK: Do të ketë efekt bumerang!

11:53 : 18/06/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja Jordita Tabaku, gjatë seancës në Gjykatëmn Kushtetuese, si përfaqësuese e PD-së ka paraqitur argumentet, duke kërkuar shfuqizimin e taksimit për profesionet e lira.

Tabaku u shpreh se qeveria nuk ka treguar maturi në vendosjen e politikave fiskale duke krijuar pasiguri në jetën dhe lirinë ekonomike të qytetarëve. Ajo tha se politikat e taksave në vite kanë pasur një lëvizje shumë të madhe dhe një fluksacion shumë të lartë, duke krijuar një paqëndrueshmëri që ka cënuar dhe ka krijuar pasiguri mbi jetën dhe profesionin pasi nuk e di se çfarë pret në të ardhmen.

Sipas Tabakut, tatimi i trurit i cili godet shtresën e mesme duke krijuar edhe një diskriminim por dhe duke shtuar një efekt bumerang duke krijuar bizneset skema me shpenzime fiktive të cilat do të përpiqen të shmangin këto faturime, do të ketë efekt të kundërt të asajt që ka politika qeveritare.

Jorida Tabaku: Ashtu siç u përmend, në datë 28.02.2024, 37 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, jo më pak se 1/5 të anëtarëe të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, paraqitën një kërkesë pranë Gjykatës Kushtetuese mbi shfuqizimin e nenit 24/ pika 2 dhe nenit 69/ pika 1/ gërma dh të ligjit 29/2023 “Për Tatimin mbi të Ardhurat”. Do të sjell argumentat në aspektin ekonomik dhe z. Logu do të bëj një sqarim pse ne besojmë që ky ligj nuk është në përputhje me Kushtetutën.

Së pari, politikat fiskale jo të qëndrueshme në raport me tatimpaguesin që bëhen pa asnjë studim apo analizë është pikërisht e kundërta e asaj që ne duam të prodhojmë përsa i përket sigurisë së vetë jetës dhe mirëqënies. Politikat e taksave në vite kanë pasur një lëvizje shumë të madhe dhe një fluksacion shumë të lartë. Njëherë 0%, 5%, 6%, 15%, 23%… duke krijuar një paqëndrueshmëri të politikave fiskale që ka cënuar dhe ka krijuar pasiguri mbi jetën dhe profesionin pasi nuk e di se çfarë pret në të ardhmen. Ndërkohë që efekti i kundërt i tyre me një të ardhur minimale në buxhetin e shtetit prej pothuajse 0.45% ka sjellë një cënim të sigurisë juridike duke përkeqësuar gjendjen ekonomike të tatimpaguesit dhe duke rënë ndesh me shtetin e mirëqenies.

Lexo edhe:

Tabaku: Indeksi i AmCham dëshmon dështimin e modelit ekonomik dhe rritjen e korrupsionit

Tabaku: Korrupsioni dhe mungesa e konkurrencës po frenojnë ekonominë shqiptare

Duke pasur parasysh këta elementë, sistemi tatimor i cili përfaqëson një sistem kompleks dhe rregullator luan një rol thelbësor në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të një vendi. Në këtë kuptim, nuk pres që Gjykata Kushtetuese të vendosi nivelin e pagës. Nuk i takon Gjykatës Kushtetuese të marri një atribut të Qeverisë, por njëkohësisht të parlamentit. Në presim që Gjykata Kushtetuese në bazë dhe të vendimit 33, datë 08.06.2016, të shoh se sistemi tatimor është efiçent; a ka qëllim që të pengojë përdorimin e burimeve monetare; a është sistemi tatimor i karakterizuar nga thjeshtësia, qartësia; a është mënyra e konceptimit dhe zbatimit të sistemit tatimor për ta përmirësuar atë dhe duke pasur parasysh që njohja e tij mbështet në një nivel të lartë transparence nga të gjithë palët e interesit? Në këtë mënyrë tatimpaguesit do të jenë të vetëdijshëm për tatimin që duhet të paguajnë dhe të sigurojmë që sistemi tatimor nuk reflekton preferenca të caktuara.

Nga ana tjetër, tatimi i trurit i cili godet shtresën e mesme duke krijuar edhe një diskriminim por dhe duke shtuar një efekt boomerang duke krijuar bizneset skema me shpenzime fiktive të cilat do të përpiqen të shmangin këto faturime, do të ketë efekt të kundërt të asajt që ka politika qeveritare.

Është e rëndësishme të shikohet se çfarë ndodh më këto profesione. çdo profesion i lirë është një investim i shtrirë në kohë, që do të thotë më shumë energji, kohë, kosto, shkollim… Që të bëhesh një auditor ligjor, po marrim më të thjeshtën, duhet 5 vite shkollim bachelor, master, 3 vite stazh auditues, 6 provime profesionale që kushtojnë dhe duan kohë studimi. Nuk ka asnjë bazë apo plan krahasimi me atë që qeveria thotë për ta krahasuar me bizneset të tjera të ngjashme.

Kundërshtimi i ligjit çon dhe në diskriminim. Ligji 9901 rregullon organizimin e biznesit dhe shoqërive tregtare dhe në kategorinë e tregtarit hyjnë të gjithë personat fizikë, pavarësisht aktivitetit të tyre. Si pasojë, profesionistët e lirë janë kategorizuar ndryshe nga të gjithë personat e tjerë fizik të klasifikuar në këtë ligj dhe bien ndesh dhe me ligjin e përgjithshëm, duke e bërë ligjin e tatimeve të prevalojë mbi një ligj i cili rregullon këto profesione.   

Elementi i fundit që dua të ngre është koncepti i të vetpunësuarit që sipas ligjit 9901 praktikisht është një biznes dhe koncepti që në këtë rast ngatërrohet me atë të të punësuarit. I vetpunësuari ka një përgjegjësi të pakufizuar kundrejt klientëve, furnitorëve, qiradhënësve… ai paguan çdo taksë dhe tatim vetë duke e mbajtur biznesin e tij deri në përgjegjësi të pakufizuar të dështimit të tij.

Nuk dua të jem më populiste se ç’duhet, as t’i vendos Gjykatës Kushtetuese një barrë që nuk i takon për ta marrë, por në këtë rast argumentat kushtetues tregojnë që diferencimi për këto dy lloje biznesesh që unë përmenda dhe këto dy lloje tatimesh e ka të qartë mënyrën sesi ka operuar Qeveria për të vendosur këtë tatim, duke diskriminuar ata të vetpunësuar që kanë një barrë shtesë krahasuar me të gjitha llojet e tjera të bizneseve.

Etiketa: Gjykata KushtetueseJorida Tabakuligjiprofesionet e lirataksimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tabaku: Indeksi i AmCham dëshmon dështimin e modelit ekonomik dhe rritjen e korrupsionit

12:16 : 23/06/2026
AKTUALITET

Tabaku: Korrupsioni dhe mungesa e konkurrencës po frenojnë ekonominë shqiptare

11:15 : 23/06/2026
AKTUALITET

Sigurimi i detyrueshëm për veprat publike, ligji nuk zbatohet

12:49 : 21/06/2026
AKTUALITET

“Shqipëria u derdh në bulevard, shkak arroganca e qeverisë”/ Tabaku: Loja për Ramën ka mbaruar!

11:21 : 21/06/2026
AKTUALITET

Pastrimi i parave/ Tabaku: Po shkatërrojnë shtresën e mesme, bujqësinë dhe fasonerinë

10:49 : 20/06/2026
AKTUALITET

Tabaku me drejtuesin e Reporterëve pa Kufij: Rënia e lirisë së medias, sinjal shqetësues për integrimin në BE

11:12 : 19/06/2026
Para

Mali me dosje/ Udhëtim në kolapsin e Prokurorisë (Foto)

TË GJITHA

As shiu dhe bubullimat nuk i ndalin protestuesit, brohorasin: Rama në burg, Berisha në burg

21:16 : 24/06/2026

Këlliçi: Mbi 500 projekte të Ramës dhe oligarkëve të tij janë mbajtur larg publikut

21:16 : 24/06/2026

Përfundojnë fjalimet, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

21:03 : 24/06/2026

Protestat/ Rudina Hajdari: Ky brez do e çojë deri në fund amanetin e babait tim

20:57 : 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

20:50 : 24/06/2026

Ermelinda Meksi kundër Ramës: PS ka humbur aftësinë për t’u vetëkorrigjuar

20:47 : 24/06/2026

Begaj mbyll “turneun e pesë gurëve”, kujtohet pas 25 ditësh për protestat: Qytetarët kanë të drejtë të shprehen

20:33 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetgrandpashabetpadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet