• Kontakt
Friday, October 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Këlliçi dorëzon prova të reja në SPAK për inceneratorin dhe Eco Tiranën

13:31 : 17/06/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Anëtari i kryesisë së PD-së Belind Këlliçi ka bërë me dije se ditën e sotme ka dorëzuar prova të reja në SPAK në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës dhe ECO Tirana.

Bëhet fjalë për studimin e fizibilitetit të Bankës Botërore dhe IFC në vitin 2014 për projektin e menaxhimit të mbetjeve në Bashkinë Tiranë. Sipas Këlliçit, ky studim është pikënisja e procedurës së dhënies me koncesion të trajtimit të mbetjeve në landfillin e Sharrës.

Në një deklaratë nga selia blu, Këlliçi tha se ish-ministrat e Financave, Cani dhe Ahmetaj e kanë kundërshtuar fillimisht dhënien me koncesion, pasi sipas tyre,  investimi që parashikonte ky studim mund të përballohej lehtësisht me fonde buxhetore.

Deklarata e plotë e Belind Këlliçit:

Jam sot sërish përpara jush për të demontuar përfundimisht me dokumente, me fakte të pakontestueshme, me zë dhe me figurë, mashtrimin e Erion Veliajt në lidhje me studimin e Bankës Botërore dhe IFC, i propozuar 1 vit përpara se kryemashtruesi Veliaj të merrte detyrën në Bashkinë Tiranë.

Lexo edhe:

Këlliçi: Brenda dy ditësh pritet raporti përfundimtar i ODIHR, është më i rëndë se ai paraprak

Këlliçi denoncoi përfshirjen e 4 drejtorëve në fushatë, Komisionerja e KMSHC: Nuk jemi Shërbime Inteligjente

Në shkurt të vitit 2014 IFC, ka dorëzuar studimin e fizibilitetit për projektin e menaxhimit të mbetjeve në Bashkinë Tiranë.

Të dhënat hetimore te mbledhura nga Prokurori Dritan Prençi, faktojnë se ky studim është pikënisja e procedurës së dhënies me koncesion të trajtimit të mbetjeve në landfillin e Sharrës.

Ish Ministrat e Financave Cani dhe Ahmetaj e kanë kundërshtuar fillimisht dhënien me konçension, pasi investimi që parashikonte ky studim mund të përballohej lehtësisht me fonde buxhetore.

Erion Veliaj publikisht i është referuar shpesh këtij studimi duke konfirmuar se kosto e parashikuar për trajtimin e mbetjeve ishte 38 euro/ton, por duke fshehur qëllimisht çfarë do të mbulonin këto kosto.

.

Ju ftoj ta ndjekim me zë dhe me figurë mashtrimin e Erion Veliajt në lidhje me këtë studim:

Ndryshe nga sa pretendon pronari faktik i Inceneratorit Tiranë, në faqen 4 të këtij studimi sqarohet në mënyrë shteruese se Bashkia e Tiranës në vitin 2014 po mendonte të jepte me konçension jo vetëm depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve por gjithë zinxhirin, citojmë:

1. Analiza Teknike

Bashkia Tiranë kërkon të përmirësojë sistemin e menaxhimit të mbetjeve, me pjesëmarrjen e sektorit privat. Për të arritur këtë qëllim Bashkia Tiranë po mendon dhënien e nje konçensioni për menaxhimin e mbetjeve te ngurta në territorin e kësaj Bashkie.

Qëllimi i projektit do të jetë:

a) Shërbimi i pastrimit të rrugëve

b) Mbledhja e mbetjeve dhe transporti

c) Zgjerimi i i landfillit ekzistues duke rritur kapacitetet depozituese

d) Depozitimi i mbetjeve në landfill

e) Trajtimi i mbetjeve

Sa më sipër qartësohet se kosto 38 euro/ton që ka vlerësuar IFC përfshinte jo vetëm trajtimin e mbetjeve, por të gjithë procesin e trajtimit duke filluar që nga pastrimi i rrugëve, mbledhja e mbetjeve, transporti, depozitimi e në fund trajtimi i tyre.

Kosto sipas IFC ndahej në dy komponentë, analizimi i të cilave është bërë në pikën 3 të studimit, citojmë:

Kostot operative dhe të mirëmbajtjes:

12 euro/ton për trajtimin e mbetjeve në Landfill

26 euro/ton për mbledhjen e mbetjeve (kosto kjo e përcaktuar bazuar në standardet  ndërkombëtare të kësaj industrie)

Sot Bashkia Tiranë ndryshe nga sa mashtron publikisht Erion Veliaj, paguan 29 euro/ton për depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës dhe 16.700.000 euro (referuar PBA 2024-2026) për pastrimin e rrugëve dhe mbledhjen e mbetjeve, të cilat nga viti 2024 i paguhen një tjetër monopoli ECO TIRANA.

Bashkia Tiranë sipas të dhënave të strudimit të IFC dhe të dhënave ndër vite trajton jo më shumë se 250.000 ton mbetje në vit, e nëse do të bënim një matematikë të thjeshtë, kosto e pastrimit dhe mbledhjes së mbetjeve do të ishte 66.8 euro/ton me tvsh (16.700.000/250.000), duke e çuar koston e trajtimit të mbetjeve për të gjithë zinxhirin nga 38 euro/ton, në 101.6 euro/ton me tvsh.

Të nderuar qytetarë,

Erion Veliaj, si pronar faktik i inceneratorit Tiranë, me veprimet e tij aktive dhe vullnet personal, ka dyfishuar kostot e trajtimit të mbetjeve nëpërmjet dy procedurave korruptive atë të dhënies së konçensionit të trajtimit të mbetjeve në landfillin e Sharrës kompanisë INTEGRATED ENERGY BV SPV dhe procedura për dhënien e monopolit të pastrimit të qytetit kompanisë ECO TIRANA.

Ky material si dhe studimi i fizibilitetit të IFC të muajit shkurt 2014, i’u përcoll sot zyrtarisht SPAK dhe Altin Dumanit, në mënyrë që e ashtuquajtura “drejtësi e re” të bëjë punën e saj.

Erion Veliaj duhet të shkojë përpara drejtësisë dhe ligjit jo vetëm si pronari faktik i inceneratorit Tiranë i cili ka vjedhur deri më tani 132 milionë euro nga paratë e shqiptarëve, jo vetëm si kreu i bandës famëkeqe 5D, por edhe për kriminalizimin e industrisë së ndërtimit, duke i hapur rrugën pastrimit të parave nga grupet më të rrezikshme kriminale të Europës.

Gjej rastin të ftoj sërish qytetarët e Tiranës, të protestojmë përpara Bashkisë Tiranë, ditën e premte, datë 21 qershor, ora 11:00, për largimin e menjëhershëm nga zyra të hajdutit më të madh që ka parë vendi ynë, Erion Veliajt. O sot, o kurrë.

 

 

Etiketa: Belind KëlliçiinceneratoristudimiVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këlliçi: Brenda dy ditësh pritet raporti përfundimtar i ODIHR, është më i rëndë se ai paraprak

22:26 : 21/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi denoncoi përfshirjen e 4 drejtorëve në fushatë, Komisionerja e KMSHC: Nuk jemi Shërbime Inteligjente

12:55 : 20/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi denoncon fushatën e PS-së: Drejtoreshat e Arsimit në shkelje të ligjit, administrata e kthyer në shtab partiak!

18:45 : 19/10/2025
AKTUALITET

Konferenca e Kryetarëve, Këlliçi: Peleshi ndërpreu seancat me urdhër të Ballës

18:25 : 17/10/2025
AKTUALITET

Debatet me dyer të mbyllura në Konferencën e Kryetarëve, Këlliçi akuza mazhorancës

12:21 : 17/10/2025
AKTUALITET

“Më ngritët kurth për rastin Veliaj”/ Presidentit Begaj lëshon gojën kundër Kushtetueses

19:58 : 15/10/2025
Para

Gjykata la në fuqi "non grata-n" nga Britania, reagon Berisha: Shton një kat...

TË GJITHA

Avionët rusë shkelin hapësirën e NATO-s, Rutte: Do t’i godasim nëse paraqesin kërcënim

17:51 : 24/10/2025

“Lubi Balluku firmosëse e skandaleve më të mëdha”, Vokshi: Thirrje shumë e vonuar e SPAK

17:31 : 24/10/2025

Kryebashkiaku socialist i Vaut të Dejës u dërgua sot për gjykim, SPAK: Bleu vota për PSD

17:20 : 24/10/2025

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi keq!

17:14 : 24/10/2025

Sekuestrohen 2,000 shiringa me barna ilegale për dobësim në Angli

17:06 : 24/10/2025

Tenderi 2 mln € që ‘këputi’ Ballukun, si e zbuloi SPAK-u?

16:52 : 24/10/2025

VIDEO/ Qytetarët e Tiranës përballë Florjan Binajt: A mund të rregullohet Tirana

16:42 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com