• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Hovenier: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë

17:59 : 11/06/2024
në RAJONI

Ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier tha sot se përfundimi i procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë njohja e ndërsjellë dhe çdo gjë më pak, nuk përmbush synimet për një Evropë të lirë e në paqe.

Ai i bëri këto komente gjatë një diskutimi në kuadër të takimit “Ballkani Perëndimor 2024” që po mbahet në Prishtinë, i organizuar nga “The Economist”.

“Por, në një pikë dua të jem i qartë. Ka një numër zyrtarësh amerikanë, përfshirë dhe mua, që kalojmë shumë kohë duke folur për nevojën e zbatimit të plotë të detyrimeve nga Kosova dhe Serbia, detyrime që i kanë marrë në procesin e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Përfundimi i këtij procesi duhet të jetë njohja e ndërsjellë mes dy vendeve, çdo gjë më pak se kjo nuk e përmbush vizionin që e kemi për një Evropë të plotë, të lirë, të begatshme dhe në paqe”, tha ambasadori Hovenier.

Diplomatët perëndimor theksojnë se dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian është rruga e duhur për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha sot se një nga sfidat më të mëdha është tejkalimi i paragjykimeve dhe konflikteve historike, që e kanë ndarë rajonin për një kohë të gjatë.

Lexo edhe:

Serbia në krizë nafte, pritet rritje e çmimit të karburantit

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

“Problemet që kemi nuk kanë të bëjnë me serbët, problemet i kemi me Beogradin, i cili nuk e distancoi vetën as nga (Slobodan) Millosheviçi i së kaluarës apo nga (Vladimir) Putini i së tashmes. Pra ky është problemi që e kemi dhe është me fqinjin tonë verior”, tha kryeministri Kurti.

Diplomacia perëndimore është vënë në përpjekje të përmbyllë problemet e hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, më një marrëveshje të ndërmjetme, mes frikës se Rusia mund të përpiqet të shfrytëzojë tensionet ndërmjet palëve për të nxitur destabilizim në Ballkanin.

Ish Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Lordi George Robertson tha se Rusia dhe aleatët e saj të Lindjes mund të përdorin teknika të ndryshme për të dobësuar shoqëritë perëndimore.

“Dhe ne tashmë po e shohim në mënyra të ndryshme në Ballkanin Perëndimor. Çfarë do të thotë kjo? Luftë kibernetike, ndërhyrje në zgjedhje, krim të organizuar. Të gjitha këto gjëra po ndodhin dhe po i dobësojnë institucionet demokratike”, tha ai.

Beogradi i mbështetur nga Moska, kundërshton pavarësinë e Kosovës që u shpall në shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian, mirëpo është përfshirë në dialog për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën.

Javën e kaluar, Serbia dhe Republika Serbe, organizuan atë që u quajt “Kuvendi gjithëserb”, në të cilën u miratua një deklaratë për siç thuhet, mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmen e përbashkët të popullit serb.

Në pjesën për Kosovën të deklaratës së atij kuvendi thuhet se “Kosova është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë, një nga përcaktuesit e identitetit kombëtar të serbëve”.

Ambasadori amerikan në Prishtinë Jeffrey Hovenier shprehu sërish mospajtimin me këtë deklaratë.

“Unë vetëm mund të them se ky nuk është këndvështrim i qeverisë sime dhe partnerëve tanë. Kosovën ne e kemi njohur si një shtet të pavarur, sovran dhe demokratik, dhe kjo cështje nuk është e hapur për rishqyrtim apo negocim. Është për t’u pranuar, është për t’u njohur, është për t’u festuar dhe duhet të jetë pjesë e këtij suksesi të përbashkët rajonal”, tha ai.

Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë u pajtuan një vit më parë për një marrëveshje të mbështetur nga perëndimi për normalizimin e marrëdhënieve, por pa nënshkrim të saj. Në marrëveshje nuk përfshihet njohja e ndërsjellë, ndonëse kërkohet që palët të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë tokësore të njëra-tjetrës./VOA

Etiketa: Jeff HovenierkosoveSerbi

Lajme të lidhura

BOTA

Serbia në krizë nafte, pritet rritje e çmimit të karburantit

15:19 : 15/11/2025
RAJONI

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

18:11 : 14/11/2025
RAJONI

Diskutimet për Qeverinë/ Çfarë do të ndodhë në Kosovë në ditët në vijim?

17:05 : 13/11/2025
RAJONI

DW: Kosova ende në udhëkryq

15:27 : 13/11/2025
RAJONI

REL: Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

15:59 : 12/11/2025
RAJONI

Spiunazh për Serbinë, Gjykata e Prishtinës i zgjat paraburgimit të arrestuarit Fatmir Sheholli

15:18 : 10/11/2025
Para

Djali i Presidentit Biden shpallet fajtor për tre veprat penale

TË GJITHA

Buxheti 2026/ Shteti del i fituar, barra shtesë mbi konsumatorët

08:07 : 16/11/2025

Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të luhaten temperaturat

07:56 : 16/11/2025

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com