• Kontakt
Wednesday, October 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dy fytyrat e Tony Blair me Kosovën

20:44 : 10/06/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, RAJONI

Nga Andi Bushati

Presidentja e Kosovës dhe shumë qytetarë të vendit të saj, i kanë shprehur edhe njëherë mirënjohjen ish kryeministrit britanik Tony Blair, për rolin e pazëvendësueshëm që ai pati, çerek shekulli më parë, për t’i dhënë fund regjimit genocidal të Millosheviçit ndaj shqiptarëve. “Kosova është një nga trashëgimitë tuaja më të suksesshme” i ka thënë Osmani, ish kryeministrit laburist duke lavdëruar gjatë një konference të përbashkët për shtyp këtë “hero të lirisë, paqes dhe demokracisë”.

Natyrisht që nuk ka asnjë diskutim se Tony Blair ka luajtur një rol të veçantë në çlirimin e para 25 vjetëve që Kosova po përkujton sot. Mjafton të lexosh memuaret e tij të botuara pas largimit nga pushteti, për të kuptuar se ai ka shërbyer si një shtysë edhe më aktive se presidenti Klinton për të marrë vendimin e bombardimit të ish Jugosllavisë nga NATO. Po ashtu, këmbëngulja e tij që aleanca të përgatitej për futjen e trupave tokësore, e përshpejtoi fundin e luftës, nënshkrimin e marrëveshjes së Kumanovës dhe na dhuroi Kosovën që kemi sot.

Për të gjitha këto figura e tij do jetë e lidhur pazgjidhshmërisht me historinë e shtetit të ri, për aq kohë sa ai do të ekzistojë. Tony Blair e ka merituar mirënjohjen e kosovarëve dhe pagëzimin me emrin e tij të dhjetra fëmijëve që lindën në kapërcyell të dy shekujve.

Por, thënë këtë, duhet pranuar, se ish flamurtari i rrugës së tretë, që po nderohet sot në Prishtinë, nuk mund të përmblidhet vetëm me një segment të jetës së tij, kur ai shërbeu si kryeministri që pati rol vendimtar në çlirimin e Kosovës. Ashtu si shumë homologë perendimorë, nga Shrëder, Fijon apo të tjerë, që përfunduan si lobistë të Putinit edhe Blair, pas pensionimit nga postet zyrtare vendosi ta shndërrojë kapitalin e akumuluar politik në kapital ekonomik.

Lexo edhe:

Çfarë e lidh Tony Blair-in me Gazën?

Bushati: Raporti ndërkombëtar dëshmon se në Shqipëri demokracia ka vdekur

Ai vendosi të punojë si këshilltar i liderëve problematikë duke u bërë shpesh për këtë edhe target i shtypit të pamëshirshëm londinez. Tashmë janë të njohura lidhjet e tij me Mohamar Kadafin për interesa të shumëkombshes JP Morgan. Janë po ashtu të ditura ndërhyrjet në konflikt interesi kur si emisar për lindjen e mesme, favorizoi lidhjen e kontratave të British Gas në rripin e Gazës. Shumë artikuj të The Guardian dhe një dokumentar fshikullues i Channel 4 “Bota e mrekullueshme Tony Blair” e kanë vizatuar me skrupolozitet këtë faqe jo dhe aq të shndritshme të jetës së ish kryeministrit.

Me këtë kostum të ri, atë të lobistit që punon për para, Blair iu qas edhe Kosovës. Ai u bë këshilltari i ish ministrit të propagandës të diktatorit serb, në rrëzimin me bomba të të cilit kishte kontribuar vetë. Ai i tejkaloi marrëdhëniet institucionale dhe lidhi miqësi me Aleksandar Vuçiçin. Ai pranoi të punojë “pa para”, por me kontrata për gruan, edhe për Edi Ramën, kreyministrin shqiptar që i ka bërë dëm më shumë se cilido Kosovës duke qenë në konflikt të vazhdueshëm me gjithë liderët e saj.

Si pasojë e këtyre lidhjeve prej lobisti, ai shkoi deri aty sa të angazhohej për ndarjen e vendit që e glorifikonte si çlirimtar. Në vitet 2007- 2008 Blair u bë nga propagandistët më të zëshëm të zgjidhjes me shkëmbim territoresh. John Bolton, ish këshilltari i sigurisë kombëtare të Trump, ka rrëfyer në disa intervista se këtë ide që buronte prej liderëve lokalë atij ia kërkoi ish kryeministri britanik.

Pra ai që Vjosa Osmani sot e prezantoi në Prishtinë, si heroin e lirisë, demokracisë dhe paqes, në një moment të karrierës së tij si lobist ka punuar për zgjidhje të ndryshme, me mure etnike, kundër vlerave multietnike dhe bashkëjetesës paqësore. Kjo është fytyra tjetër e Tony Blair që famën e tij të shkuar e ka shndërruar në biznes. Ashtu si shumë protagonistë të historisë së lavdishme të fundviteve ‘90, ai u bë pjesë e një projekti që mund të shpinte në zhbërjen e shtetit për të cilin kishin kontribuar të lindte.

Natyrisht ky episod nuk i heq asnjë fije floku meritës së papërsëritshme që kryeministri Blair pati në atë kohë të vështirë. Kjo fabul më shumë sesa për të, ka rëndësi për ne shqiptarët, që duke qenë pafundësisht mirënjohës, duhet të dimë të jemi edhe realistë; që duke i falenderuar të mëdhenjtë, persona apo shtete qofshin, të kuptojmë bashkë me ndjenjën e nderimit se në këtë botë nuk është e thënë që të ketë miq eternë dhe aleanca të përjetshme./Lapsi.al

Etiketa: Andi BushatiDy fytyratme Kosovëntony blair

Lajme të lidhura

BOTA

Çfarë e lidh Tony Blair-in me Gazën?

18:05 : 30/09/2025
AKTUALITET

Bushati: Raporti ndërkombëtar dëshmon se në Shqipëri demokracia ka vdekur

22:44 : 29/09/2025
AKTUALITET

Çfarë fshihet pas ankimimit të Veliajt?

15:47 : 29/09/2025
AKTUALITET

Takimi Rama-mafia në Aruba/ Bushati: Krimi është ulur këmbëkryq në zemër të pushtetit

21:00 : 26/09/2025
AKTUALITET

“Nuk ka zgjedhje, thirrini mendjes”/ Bushati kundër pjesëmarrjes së opozitës në garën e Tiranës

08:52 : 26/09/2025
AKTUALITET

Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva

19:37 : 25/09/2025
Para

ZYRTARE/ Egnatia agresive në merkato, Regi Lushkja zbarkon në Rrogozhinë

TË GJITHA

Bardhi e zbulon në “Trialog”: Opozita afër shpalljes së kandidatit të vetëm për Bashkinë e Tiranës

23:04 : 30/09/2025

Horoskopi, e mërkurë, 1 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 30/09/2025

Lefter Maliqi zbulon takimin Veliaj-Dako në burg: Ju mat tensioni dhe iu kërkua të pranonte shkarkimin

22:54 : 30/09/2025

Pas tradhtisë së bujshme në koncert, ish-CEO i Astronomer ribashkohet me gruan

22:51 : 30/09/2025

Parashqevi Simaku: Prej 10 muajsh emri im po përdoret si tabelë qitjeje nga persona që duan vëmendje

22:42 : 30/09/2025

“Po negociohet me autorin”/ Artan Hoxha: Zona ku ndodhi vrasja e italianit, e mbushur me parcela kanabisi

22:30 : 30/09/2025

Kalemaj: Begaj s’mund të shpallë zgjedhjet në Tiranë pa shkelur Kushtetutën

22:23 : 30/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com