• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

“Euro 2024″/ Media hungareze krahason statistikat: Shqipëria, si Greqia e 2004-ës

16:42 : 07/06/2024
në SPORT

Vetëm 1 javë na ndajnë nga Kampionati Europian i Futbollit i cili do të mbahet në Gjermani nga 14 qershori deri më 14 korrik.

E teksa kombëtarja jonë do luajë sot pasdite testin e fundit miqësor, përpara debutimit në datë 15 Qershor, një rastësi e “frikshme”, por një “ëndërr” shumë e bukur njëkohësisht për ekipin tonë kuqezi, vjen e publikuar nga media hungareze “Focibolond”, e cila merr fjalën e parë në saj të disa kombinimeve të çuditshme të fatit, që janë në kufijtë e së pabesueshmes.

Besojeni ose jo, por në përfundim të gjithë kësaj panorame, do ta kuptoni që nuk bëhet fjalë për një çmenduri. Shqipëria fiton Europianin e Gjermanisë, sigurisht që tingëllon si një gjë absurde, por nëse i referohemi disa detajeve të fatit, do ta mendoni edhe pak më gjatë.

Greqia fitoi Europianin e vitit 2004, teksa kishte në grup Spanjën. Përpara se të hynte në turneun e grupeve të Europianit të 2004, Spanja luajti kundër Andorrës në një stadium të vogël prej 15.000 vëndesh dhe fitoi 4-0.

E njëjta gjë vjen edhe në 2024, Spanja priti Andorrën në një stadium të vogël prej 15.000 vëndesh, luajti një miqësore si një përgatitore para Europianit, vetëm se këtë herë, fitoi 5-0.

Lexo edhe:

Protestuesi: Shqiptarët e kanë mbrojtur gjuhën amëtare kur s’kishin shtet dhe flamurin kur s’kishin ushtri!

Deputeti belg: Mbrojtja e Sazanit dhe Vjosë-Nartës duhet të jetë kusht për integrimin në BE

Gjithashtu për Greqinë e 2004 ishte hera e dytë që merrnin pjesë në Europian dhe kishin në grup Spanjën, ashtu siç ndodh me Shqipërinë në 2024. Për më tepër Greqia ishte ekipi i dytë me koeficientin më të lartë për ta fituar Europianin në 2004, e para ishte Letonia që merrte pjesë për herë të parë në Europian.

Tani është identike, Shqipëria është ekipi i dytë me koeficientin më të lartë për ta fituar Europianin në 2024, e para është Gjeorgjia që merr pjesë për herë të parë në Europian.

Gjithashtu Greqia mundi në 3 qershorin e 2004 Lihtshtejnin me shifrat 2-0 si miqësore përgatitore para Europianit, ndërsa Shqipëria në 3 qershorin e 2024, mundi po Lihtshtejnin me shifrat 3-0 si miqësore përgatitore para Europianit.

Ndërkohë si Greqia ashtu edhe Shqipëria, ishin Kombëtaret që kishin shënuar me pak gola ndër të gjitha Kombëtaret e tjera në grupet kualifikuese që shkuan në Europian, madje edhe me të njëjtën sasi golash të pësuar, 4 gola të pësuar Greqia në 2004, 4 gola të pësuar Shqipëria në 2024.

Dhe për ta mbyllur, si Greqia e historisë dhe Shqipëria që po hyn në histori, kishin si trajner në këtë rrugëtim, dy ish-mbrojtësa.

Sigurisht këto janë thjesht statistika, por që për ata që janë supersticiozë, padyshim janë të lirë të besojnë tek mrekullitë.

 

 

Etiketa: EURO 2024EuropianiShqiperia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestuesi: Shqiptarët e kanë mbrojtur gjuhën amëtare kur s’kishin shtet dhe flamurin kur s’kishin ushtri!

21:35 : 11/07/2026
AKTUALITET

Deputeti belg: Mbrojtja e Sazanit dhe Vjosë-Nartës duhet të jetë kusht për integrimin në BE

22:42 : 10/07/2026
AKTUALITET

Gazeta italiane: Shqiptarët kanë vrarë frikën, Edi Rama nuk është më i paprekshëm

11:21 : 08/07/2026
AKTUALITET

Shqipëria në zgjedhje të parakohshme? Alimehmeti: Nuk ka zgjidhje tjetër në këtë situatë

14:52 : 06/07/2026
AKTUALITET

Raporti i OKB-së: Shqipëria, ndër vendet kryesore të tranzitit të heroinës dhe kokainës (Hartat)

08:18 : 06/07/2026
AKTUALITET

Shqipëria dështon në infrastrukturë, arsim e shëndetësi, Raporti i Vjenës: Rajoni dekada larg BE-së

11:11 : 05/07/2026
Para

Arqile Bollano zgjidhet kreu i Bashkisë së Himarës

TË GJITHA

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026

Oyarzabal hyn në histori, barazon rekordin legjendar të Butragueños

22:25 : 14/07/2026

Nis pjesa e dytë në Dallas, “Gjelat” duan përmbysjen

22:13 : 14/07/2026

Greqi/ Dy të rinj gjenden të vdekur brenda makinës në parking, shkak kondicioneri

22:04 : 14/07/2026

Marshimi në Tiranë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

21:48 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş