• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Gazetari italian është kërcënuar për vdekje nga dy miq të Edi Ramës!

20:41 : 07/06/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar sërish mbrëmjen e sotme investigimin e televizionit italian RAI 3 për Shqipërinë i cili e cilësonte vendin tonë si një “narko-shtet”.

Gjatë fjalës së tij në tubimin e përditshëm qytetar, Berisha u shpreh se klani më i rrezikshëm aktual i mafies së drogës në botë, sipas tij klani që ka në krye dy miq të Edi Ramës, ka kërcënuar me vdekje gazetarin dhe drejtorin e emisionit të RAI 3 “Report”.

Sipas Berishës kërcënimi ka ndodhur pasi emisioni “Report” i RAI 3 nxorri hapur lidhjet e qeverisë shqiptare me krimin. Sipas Berishës menjëherë pas publikimit të dokumentarit Edi Rama ndërmori sulme personale nga më të egra kundër RAi 3 dhe gazetarëve të emisionit Report.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur miq, sot Shqipëria përsëri ishte në krye të lajmeve në kronikën botërore për lajme të zezë.
Agjencia italiane e lajmeve ANSA dhe mediat e tjera njoftuan se nga Meksika, klani më i rrezikshëm aktual i mafies së drogës në botë, klani që ka në krye dy miq të Edi Ramës, ka kërcënuar me vdekje gazetarin dhe drejtorin e emisionit të RAI 3, Report, pasi ky gazetar me ekipin e tij denoncoi publikisht lidhjet e Edi Ramës me një nga bosët shqiptarë të Sinaloas, konkretisht me Luftar Hysën, të cilin Edi Rama siç e pohoi vetë e ka pritur në zyrë si kushëri të akabasë së tij. Jo vetëm që e ka pritur, por nuk e ka nxjerrë duarbosh, i ka dhënë licencën e kazinosë.

Lexo edhe:

Falsifikimi i fjalimit, Trump kërcënon BBC-në

Kërcënoi me armë zjarri një person, arrestohet 42-vjeçari në Tepelenë

Çdo shqiptar ka konstatuar se pas dokumentarit të kushtuar narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, Edi Rama në intervistën qëkërkoi vetë, i pohoi Xhorxhio Motolës të gjitha akuzat e bëra nga opozita, mediat ndërkombëtare, Arben Ahmetaj për ndërtimin e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë nga Edi Rama dhe suita e tij.

Ndaj këtij dokumentari, Edi Rama personalisht, por edhe lakejtë e tij në propagandë ndërmorën sulme personale nga më të egra kundër RAi 3 dhe gazetarëve të emisionit Report. Kundër Sali Berishës dhe opozitës shqiptare. Kundër zëvendëskryeministrit, njeriut më të afërm të tij, Arben Ahmetaj. Unë dëshiroj sot së pari të denoncoj me forcën më të madhe kërcënimin nga miqtë e Edi Ramës në krye të Sinaloas së Meksikës të gazetarit të njohur italian, Zigfrid Ranuçi. T’i shpreh atij solidaritetin më të madh dhe t’i bëj thirrje antimafies italiane, Europolit, Interpolit, FBI-së, të hetojnë dhe të gjejnë autorin e këtij kërcënimi kriminal dhe lidhjet e tyre me Edi Ramën dhe Olsi Ramën. Zigfrid Ranuçi, Xhorxhio Motola dhe ekipi i tyre, me këtë emision dhanë një kontribut thelbësor për sigurinë e Shqipërisë, sigurinë e Italisë, sigurinë e Europës nga mafia më e rrezikshme e saj.

Etiketa: Berisha-Ramagazetariitaliankercenim

Lajme të lidhura

BOTA

Falsifikimi i fjalimit, Trump kërcënon BBC-në

16:43 : 10/11/2025
AKTUALITET

Kërcënoi me armë zjarri një person, arrestohet 42-vjeçari në Tepelenë

13:51 : 09/11/2025
BOTA

I humbur prej 25 tetorit pas rrëzimit të avionit të tij, gjendet në Grenlandë trupi i pilotit italian

20:34 : 08/11/2025
AKTUALITET

Kërcënimi i gazetarëve nga zyrtarët shqiptarë po kthehet në “normalitet” shqetësues

12:27 : 05/11/2025
AKTUALITET

Detajet/ Ish i dashuri i arrestuar për gjobëvënie e kërcënonte nga burgu, 16-vjeçarja tentoi të vriste veten

14:43 : 21/10/2025
AKTUALITET

Ish-kreu i SHISH: Shqipëria ishte në shënjestër të një sulmi terrorist, mora sinjal nga një shërbim partner

21:48 : 11/10/2025
Para

Shqipëri-Azerbajxhan/ Vjen "rrjeta" e dytë, Manaj shënon golin e sigurisë për kuqezinjtë

TË GJITHA

Ligji për barazinë gjinore/ “Çahet uniteti i çeliktë rilindist”

12:28 : 16/11/2025

EMRI/ Eksadohet nga Italia në Shqipëria 31 vjeçari shqiptar, ja për çfarë akuzohet

12:09 : 16/11/2025

Pije freskuese kontrabandë në Shkodër, arrestohet shoferi, procedohen dy doganierë

12:02 : 16/11/2025

DINAMIKA e shpërthimit me tritol në Kamëz! Lidhja e ‘të fortëve’ me Vis Martinajn (EMRAT)

11:52 : 16/11/2025

Në kërkim për tritolin në Kamëz, Elvis Lami i përfshirë edhe në vrasjen e postierit Visha

11:36 : 16/11/2025

Tritoli dhe gjoba në Kamëz, mes të arrestuarve edhe një ish-polic! Lidhja me Vis Martinajn

11:14 : 16/11/2025

Turizmi i palloshit , dhe “Fiume di M*rda” në mes të Tiranës

11:07 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com