Juristi Ylli Manjani ka komentuar situatën në të cilën gjendet Himara aktualisht pa kryetar bashkie. Ai ka akuzuar për këtë situatë qeverinë e Ramës.
Manjani shprehet se himariotët votuan, por vota e tyre u injorua, u përdhos dhe u shkel nga Edi Rama.
“Ata votuan por vota e tyre jo u injorua por u përdhos u shkel u përçudnua. Të gjitha fjalët e poshtra që kanë lidhje me votën kanë ndodhur në Himarë. Kanë ndodhur për arsye politike. Prandaj thashë që në fillim nga ai në moment dhe vijim përgjegjës për situatën në Himarë është qeveria shqiptare dhe askush tjetër. Dhe në s’kemi pse ti fshihemi kësaj gjëje. Unë po ju them vetëm një fakt të thjeshtë. Sikur vetëm paratë e shpenzuara tek ai mitingu idiot i Athinës të çoheshin për rrugët dhe për të mbyll kanalet do të kishte të paktën një situatë normale të mos ketë pluhur dhe baltë. Të jetë një vend ku të kalojnë njerëz. të kalojnë makina….”– tha Manjani në “Kafe Shqeto” në syritv.