Opozita organizoi këtë të enjte një protestë para Kuvendit, ku u kërkua largimi i kryeministrit Edi Rama pas publikimit të investigimeve të emisionit Report në televizionin italian RAI 3, ku u faktuan lidhjet e tij me korrupsionin dhe krimin.
Por, ajo që u vu re ishte mungesa e eksponentëve të Partisë së Lirisë. I pyetur rreth këtij detaje gjatë konferencës për mediat, kreu i PL-së Ilir Meta justifikoi veten duke thënë se ishte në aeroport, duke u kthyer nga takimet në Berlin, por Partia e Lirisë tha ai do të jetë në çdo protestë qytetare.
“Nuk mund të thuhet kurrë që protestat janë dështim për opozitën, janë mesazh i qytetarëve. Nuk kam qenë se pak më parë kam ardhur nga aeroporti i Rinasit. Kam ardhur se kam qenë në Berlin, në takime me drejtues të grupeve parlamentare të Bundestagut. Partia e Lirisë ka qenë dhe do të jetë në cdo protestë qytetare”, tha Meta.