• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zemërimi i Edi Ramës

10:19 : 05/06/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Enton Abilekaj 

Pa u bërë akoma 3 ditët e shenjta të harresës, Edi Rama doli me një autoregjistrim për të thënë ato që nuk i tha dot përballë gazetarit të Rai 3. Doli për të thënë çfarëdo varianti të ngjarjeve, pa asnjë filtër, pasi dështoi ta bënte këtë me filtrat e gazetarit që nuk kontrollohej prej tij. Doli, si për të thënë se, vërtet përballë mediave të lira ai del si krijuesi i një narkoshteti, por përballë kamerave të Kryeministrisë, që e shpërndajnë mesazhin në gjithë mediat sa dhe si do ai, del si udhëheqësi i suksesshëm i kombit, që ka bërë xheloze gjysmën e Italisë dhe po mban mbi supe pasojat.

Në një mesazh më përçarës se kurrë, me një gjuhë urretjeje të hapur ndaj opozitës dhe çdo opozitari, Edi Rama vendosi të hakmerrej me të vërtetën që e mundi në zyrën e tij. Me argumente qesharakë, si ai që reportazhin e ka përgatitur dhe sponsorizuar opozita, kjo që ka vetëm një dritare në vend, por edhe me argumente të rrezikshëm si ai i një sulmi ngaj Shqipërisë prej grupimeve të huaja politike. Sado butaforikë dhe qesharakë, sado të pabesueshëm, Kryeministri i kapur gafil përpara qytetarëve shqiptarë dhe italianë, i hodhi në eter pa asnjë përgjegjësi, për të tentuar pa rezultat të rindërtojë alibinë e rrëzuar të Shqipërisë europiane.

Ai u mundua të bindë se fajin nuk e ka ai që e bëri Shqipërinë narkoshtet, por ata që po e ekspozojnë kështu, se fajtor nuk është hajduti por ata që e kapin, se Shqipërinë nuk po e bastis dhe boshatis ai që e drejton, por ata që e tregojnë.

Me sytë nga promteri, duke lexuar tek kamera tekstin e parapërgatitur, dukej sikur për herë të parë ai nuk i shikonte dot në sy shqiptarët, ata që po e merrnin mesazhin, e montuar me shpejtësi pas disa dublave. Dukej sikur as ai vetë nuk i besonte dot ato që kishte shkruar, ndërsa i shqiptonte me zë të lartë, as ai vetë nuk e besonte se fajin për Arben Ahmëtajn e ka Saliu dhe se rrëfimi i tij i pendesës është për të mos u besuar, megjithëse konfirmohet nga ngjarjet publike të 11 viteve në pushtet.

Lexo edhe:

Rama kritikon Europën nga Riadi: S’ka një plan paqeje, i duhet dush përulësie

Magjia e Zezë përfshin Kryeministrinë dhe Bulevardin

Më shume se më opozitën, më shumë se me Ahmetajn dhe shumë më shumë se me Becchetin, zemërimi i tij duket se buron nga një dështim i madh. Jo dështimi i qeverisjes, dështimi i imazhit që investoi nëpërmjet qeverisjes. Sot po duket e qartë që nuk ishte nisur kurrë të ndryshonte vendin, ta bënte më të mirë dhe më të jetueshëm për qytetarët, ta bënte sa më europian dhe sa më shtet të së drejtës. Ai ishte nisur të bënte këtë që ka bërë, një narkoshtet që tani po tremb edhe Europën. Duke ndërtuar republikën e tij të bananeve, ndërtoi edhe një operacion marrëdhëniesh me publikun, një fushatë imazhi shumë të kushtueshme, që të reflektonte brenda dhe jashtë vendit, por sidomos jashtë, të kundërtën e realitetit.

Ai nuk u nis të ndryshonte Shqipërinë, por të ndryshonte lajmet, u bë kryeministër që të bëhej kryeredaktor në të gjitha platformat mediatike dhe ia arriti shumë lehtë në Shqipëri. Tony Blair bashkë me Alistair Campbell, pastaj Jacques Attali, u bënë këshilltarët e tij me kontrata të dyshimta dhe jotransparente. Ndërkohë që një kryeministër të Italisë u mundua ta joshë me një koncesion që sot është në hetim nga SPAK, një ish-kryeministër si D’Alema, me shumë influencë tek e majta europiane, u bë “mentori” i tij që bënte biznes preferencial në Shqipëri, ministri në detyrë Alphonso Urso gjithashtu një filial biznesi i privilegjuar në Tiranë. Në 2017 korruptoi një nga zyrtarët më të lartë të FBI, ndërsa krijonte raporte personale dhe jotransparente me të gjithë liderët lindore dhe perëndimorë që tregoheshin të hapur.

I gjithë ky investim, nuk e ndihmoi Shqipërinë të ecte në integrimin europian, përkundrazi, e la në vend për 10 vjet. Ky investim në miq personalë nuk e ndihmoi Shqipërinë të marrë më shumë projekte, madje u ndërpre dhe IPARD 2, për shkak të korrupsionit, nuk e ndihmoi Shqipërinë për investimet e huaja, përkundrazi i pakësoi, as për krijimin e një shteti ligjor, as për shtimin e vendeve të punës, as për rritjen ekonomike më shumë se 4 për qind.

Ky investim ndihmoi vetëm Edi Ramën, që pavarësisht këtyre dështimeve të mëdha, pavarësisht shkatërrimit të zgjedhjeve, të ekonomisë, pavarësisht kanabizimit të vendit, të kishte mbështetjen perëndimore, të kishte të drejtën të rrinte në pushtet pa legiitimitet, duke vazhduar projektin e tij për republikën personale të bananeve.

Këtë goditën rëndë 2 reportazhet e Rai3, këtë goditi rëndë edhe Bild në shkrimin e të hënës, këtë kështjellë po rrëzojnë tani ato media perëndimore që kanë kthyer kokën nga Shqipëria pa qëllimin për të marrë reklamën e “Maldiveve të Ballkanit”. Sa më shumë raportime të tilla, aq më shumë do ndryshojë opinioni publik në Europë, aq më të vështirë do ta kenë edhe figurat publike që Rama i ka mbledhur, që ta mbështesin, aq më i afërt do jetë fundi i fasadës perfekte që ka investuar./Dosja

Etiketa: DokumentariEdi RamaEnton AbilekajnarkoshtetRai 3zemerimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama kritikon Europën nga Riadi: S’ka një plan paqeje, i duhet dush përulësie

18:38 : 28/10/2025
AKTUALITET

Magjia e Zezë përfshin Kryeministrinë dhe Bulevardin

14:39 : 28/10/2025
AKTUALITET

A po e lëshon Rama – Ballukun? Berisha: Korrupsioni i saj kaloi Malin e Dajtit

13:35 : 28/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Kush është drejtori i ri i Portit të Durrësit, ja lidhjet me Serbinë

13:29 : 28/10/2025
AKTUALITET

Sulmi i opozitës dhe frika e maxhorancës/ Nuk e kanë me prokurorin, por me “ushtarin e Ramës” Dumani

13:27 : 28/10/2025
AKTUALITET

Qeveria drejt legalizimit të lobimit, por kontratat e pagesave i mban sekret

11:20 : 28/10/2025
Para

"S'kam qenë shumë mirë”, Heidi Baci flet për marrëdhënien me Bora Zemanin

TË GJITHA

Horoskopi, 29 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 28/10/2025

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025

Pamjet/ Momenti kur shoqërohet në komisariat 63-vjeçari që vrau me thikë Keli Hoxhën në Berat

22:48 : 28/10/2025

Aksident me vdekje në Tepelenë/ Motori përplaset me barrierat, humb jetën 25-vjeçari (EMRI-FOTO)

22:37 : 28/10/2025

Kampi i Gjadrit, deputetët italianë: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

22:21 : 28/10/2025

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com