• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Betonizimi i Tiranës/ Për kë ndërtohen kullat? Ja faktet që nxjerrin mashtrues Veliajn

16:42 : 04/06/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Ndërtimi në Tiranë gjatë 9 viteve të fundit nuk është në propocion me rritjen e popullisë. Të dhënat e Instat tregojnë se numri i popullsisë në Tiranë shënon tkurrje, ndërsa numri i banesave te reja shënon rritje çdo vit. Pra kërkesa e tregut apo e qytetarëve nuk eshte në përputhje me sasinë e ndërtimit që e ka kthyer Tiranën prej vitesh në një kantier ndërtimi.

Në fillim të vitit 2023, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ritmet e dala jashtë kontrollit të ndërtimeve në Tiranë lidhen me numrin e shtuar të banorëve të Tiranës çdo vit dhe kërkesat e tyre për banesa të reja.

“25 mijë banorë me njësi familjare mesatarisht prej 3 vetash përkthehet në rreth 8 mijë banesa për të cilat kryeqyteti ka nevojë çdo vit. 8 mijë banesa me një mesatare prej 100 metra katrorë janë rreth 800 mijë metra katrorë ndërtim i ri i kërkuar nga tregu çdo vit në Tiranë. Numri i metrave katrorë të ndërtuara në Tiranë, përputhet propocionalisht me numrin e rritjes së banorëve të Tiranës”. – Erion Veliaj, Janar 2023.

Por leximi i saktë i shifrave tregonë një histori tjetër.

Në 9 vitet e fundit, gjatë të cilave Veliaj ka shërbyer si kryebashkiak, Tiranës i janë shtuar mesatarisht 13 mijë banorë. Gjatë dekadës së fundit, në asnjë vit Tiranës nuk i janë shtuar 25 mijë banorë, e aq më pak çdo vit, si pretendon Veliaj.

Lexo edhe:

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

Shifrat e INSTAT tregojnë se numri më i lartë i shtimit të popullsisë në Tiranë gjatë kësaj periudhe ishte viti 2018 (21,600 banorë të rinj). Ndërsa numri më i ulët prej 5,700 banorësh të rinj, u shënua në vitin 2023 kur Veliaj bënte këto deklarata.

Ndryshe nga ritmi i rritjes së popullsisë në Tiranë, që shënon ulje ngritje të theksuara, ritmi i ndërtesave të reja dhe veçanërisht atyre për banim ka ardhur duke u rritur.

Nëse këto dy të dhëna i vendosim në raport me njëra tjetrën – rritjen e popullsisë në Tiranë me atë të sipërfaqeve të reja për banim – rezultati nuk përputhet me pretendimin e kryebashkiakut Veliaj, i cili deklaron se ndërtimet e reja kanë ardhur me kërkesën e banorëve të rinj në kryeqytet.

Disbalanca më e madhe vërehet në vitin 2021 kur në Tiranë u shtuan vetëm 6030 banorë, por u ndërtuan 1,3 milionë metër katror banesa të reja.

Ndërtimet gjatë viteve të fundit janë shtuar dukshëm jo vetëm në Tiranë por edhe gjithë Shqipërinë. Në 5 vjet, në gjithë Shqipërinë janë ndërtuar 10,6 milionë metër katror ndërtesa të reja sipas INSTAT. 70% e tyre, ose ndryshe 7,5 milionë metër kator, janë ndërtuar vetëm në Tiranë. Për krahasim kujtojmë se i gjithë qyteti i Tiranës llogaritet rreth 42 kilometër katror.

Nga 7,5 milionë metër katror ndërtime të reja në Tiranë në 5 vjet, 5,4 milionë metër katror janë vetëm për banesa të reja.

Nëse këto sipërfaqe i vendosim përballë rritjes së numrit të popullsisë përllogarisim se gjatë vitit 2023 është ndërtuar rreth 160 metra katror për çdo banor të ri të Tiranës. Kjo shifër është edhe më e lartë për vitin 2022 ku u ndërtuan 182 metër katror banesë për çdo banor të ri, si dhe për 2021-shin kur shifra arrinte në 213 metër katror për banor të ri.

Për t’iu rikthyer përllogaritjeve të kryebashkiakut Erion Veliaj, theksojmë se sipas vlerësimeve të INSTAT, një familje shqiptare ka mesatarisht 3,8 banorë dhe jo 3 si pretendon kryebashkiaku.

Njëkohësisht, Eurostat ka gjetur se mesatarja e një banese në Europë është 80 metra katrorë.

Nisur nga standardi europian prej 80 metrash katrorë për banesë, rezulton se në Tiranë gjatë 5 viteve të fundit janë ndërtuar nga 11 mijë deri në 16 mijë banesa të reja.

Duke marrë për bazë këto shifëra mund të përllogarisim se në këtë 5 vjeçar Bashkia Tiranë ka ndërtuar mesatarisht 7 apartamente për çdo familje të re në Tiranë. Në vitin 2021, shifra arrin deri në 10 apartamente për çdo familje të re në Tiranë.

Këto shifra të ndërthurura me çmimet e tregut për apartamente kanë krijuar një stok ndërtimesh sipas planifikuesit urban Imeldi Sokoli.

“Tirana nuk po tërheq më aq banorë sa më parë dhe kemi arritur në rezultatin që kemi një stok ndërtimesh të jashtëzakonshëm, sepse vlera e tregut nuk korrespondon me vlerën ekonomike apo me statusin ekonomik që ka forca blerëse. Janë të papërballueshme.” – Imeldi Sokoli, planifikues urban.

Pasojë të drejtpërdrejtë të saj urbanisti Artan Kacani jep modelin e zhvillimit të Shqipërisë që sipas tij ka ecur nëpërmjet lejeve të ndërtimit dhe jo planeve zhvillimore.

“Zhvillimi urban në Shqipëri ka ardhur në bazë të interesave të ndërtimit dhe jo në bazë të nevojave për ndërtim. Indikatorët e rritjes së popullsisë dhe kërkesave të banorëve janë një pjesë e kërkesës, por në anën tjetër kërkesa për zhvillim është edhe e ndërtuesve. Nga ky krah peshorja është thyer, duke anuar nga pala e interesit më shumë sesa nga pala e zhvillimit të lagjeve.” – Artan Kacani, arkitekt, urbanist.

Pra ndryshe nga çfarë pretendon veliaj, në 5 vitet e fundit Tiranës nuk i janë shtuar në asnjë rast 25 mijë banorë; Bashkia Tiranë ka ndërtuar shumë më tepër se 8 mijë banesa çdo vit dhe ky ndërtim nuk përputhet aspak me prurjet e reja të popullsisë në kryeqytet. Pasojat e kësaj politike, i jetojmë të gjithë çdio ditë./ Jona Plumbi / Faktoje

Etiketa: aferaBashkiabetonizimiEdi RamaGENJENkorrupsionleje ndertimindertimepagesaqeveriaTiraneVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025
AKTUALITET

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025
AKTUALITET

A do te udhëtojë Berisha në SHBA? LaCivita: Nuk flas në emër të DASH

22:05 : 09/05/2025
AKTUALITET

Rama/ Projekti i inceneratorit është i duhuri, por “më hëngrën dardha pas kurrizit”

21:55 : 09/05/2025
AKTUALITET

Rama bën llogaritë: Ja pse dhe ku do i marrim 78 mandate në 11 Maj

21:34 : 09/05/2025
AKTUALITET

Mashtrimi/ “Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

19:50 : 09/05/2025
Para

Kishin fshehur kanabis në qeset e plehrave, arrestohen dy shqiptarët në Spanjë

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com