• Kontakt
Sunday, July 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KLGJ dhe KLP, opozita konteston skualifikimin e kandidatëve në Kuvend

20:38 : 03/06/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Nënkomisioni i posaçëm paralamentar nuk arriti të merrte një vendim të hënën për listën e emrave që kandidojnë për anëtarë në dy organet drejtuese të drejtësisë – Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë – nga të cilët do të përzgjidhen 2 anëtarë të rinj për secilin këshill.

Deputetët mund të vendosin me konsensus që të rikthejnë në garë emrat e skualifikuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, por vendimi u shty për të premten pas debateve mbi raportin e paraqitur nga ai.

Sekretari i Përgjithshëm, Genci Gjonçaj lexoi para deputetëve raportin e verifikimit dhe arsyet ligjore që sipas tij janë bërë shkak për skualifikimin nga gara të 6 kandidatëve nga të dy listat, por argumentet e tij nuk i bindën anëtarët e opozitës.

Në raportin e tij, Gjonçaj ka skualifikuar nga gara kandidatët Përparim Kalo, Alban Alimema, Fatos Lazimi, Entela Shehaj (Memishaj), Saimir Vishaj dhe Albana Tushe, me arsyetimin se ata nuk plotësojnë kriteret ligjore, kryesisht pasi nuk justifikojnë punën e pandërprerë si avokatë në 10 vitet e fundit apo për ‘detyrime tatimore”.

Verifikimi ka konstatuar se ka mungesë të pagesës së sigurimeve shoqërore për periudha të caktuara për kandidatët Alimena dhe Tushe.

Lexo edhe:

Nuk nisin ende pushimet për deputetët, Peleshi cakton seancën e re plenare

Alizoti/ Futini brenda të na gjuajnë me vezë, e kemi hak

Ushtrimi i një detyre tjetër në institucione të administratës publike apo në institucionet e drejtësisë po ashtu është bërë shkak për skualifikim, duke skualifikuar Kalon dhe Lazimin.

Në rastin e Kalos, raporti quan si ndërprerje në ushtrimin e profesionit të avokatit periudhën që ai ka shërbyer si anëtar i Gjykatës Kushtetuese për 1 vit e 6 muaj. Për Lazimin konstatohet puna e tij si këshilltar juridik në Autoritetin Hekurudhor dhe konflikti ligjor me profesionin e avokatisë.

Memishajn është skualifikuar për mosplotësimin e kriterit të vjetërsisë në profesionin e juristit për 15 vite, ndërsa Vishaj për shkaqet që lidhen me të qënit si kandidat më herët nga radhët e pedagogëve.

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi pretendoi se Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit kishte shkelur afatet kushtetuese për hartimin e raportit, kishte kryer veprime ekstraligjore për verifikimin e tyre dhe kishte përdorur dy standarde në zbatimin e kritereve të kualifikimit.

“Njërin kandidat (Fatos Lazimi) e ke skualifikuar sepse punonte këshilltar pranë autoritetit hekurudhor dhe Erind Mërkurin që punon këshilltar në Kuvend dhe në disa institucione ekzekutive e ke kaluar,” iu drejtua ai Gjonçajt duke i sjellë një shembull.

Gjonçaj sqaroi se rastet nuk ishin njësoj dhe se kandidati i skualifikuar ligjërisht nuk mund të ushtronte dhe profesionin e avokatit nëse punonte në shërbimin civil.

Po ashtu, Bardhi vuri përgjegjësinë mbi Gjonçajn për tejkalimin e afateve kushtetuese të hartimit të raportit, pasi Avokati i Popullit e ka përcjellë listën zyrtarisht që në datën 24 janar dhe është dorëzuar në Kuvend pas 4 muajsh.

Lidhur me afatet, Gjonçaj sqaroi se ato ishin tejkaluar që në procedurat e kryera nga Avokati i Popullit dhe se shtyrja në Kuvend lidhej me futjen e një kandidati në listë, i cili kishte fituar gjyqin ndaj Komisionit ad-hoc të verifikimit.

“Dokumentacioni duhej të paraqitej në fund të muajit tetor 2023 nga Avokati i Popullit, por erdhi me 24 janar,” tha Gjonçaj, duke shtuar se po ashtu në datë 2 maj, Avokati i Popullit ka sjellë raport shtesë për kandidatin Sajmir Kola në zbatim të vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit.

Por, Bardhi sërish akuzoi Gjonçajn se ka shkelur dispozitat ligjore duke “pezulluar” procesin në pritje të futjes së këtij kandidati të ri në garë.

Zbatimi i kriteteve për skualifikimin e disa kandidatëve, siç ishte mospasja prej tyre e sigurimeve shoqërore të pandërprera, u kontestua gjithashtu nga Bardhi.

“Është dhoma e avokatisë ajo që vërteton nëse kandidatët e ushtrojnë këtë profesion dhe jo ndërprerjet disamujore të pagesës së sigurimeve”- tha ai, duke e quajtur tejkalim ligjor kërkesën e Gjonçajt për vërtetimin e pagesës së sigurimeve.

Gjonçaj këmbënguli se ai kishte ndjekur praktikën e mëparshme dhe se roli i tij ishte për të verifikuar dhe saktësuar vërtetësisë e dokumentacionit të paraqitur nga kandidatët.

“Kam bërë kryqëzimin e të dhënave në deklarimet e tyre me organet kompetente,” tha ai duke shtuar se “një punë e ligjshme nga një e paligjshme vërtetohet vetëm mbi bazën e sigurimeve shoqërore”.

Bardhi propozoi që të gjithë emrat e skualifikuar të futeshin në listën e kandidatëve që do të thirren në seancë dëgjimore nga ky nënkomision, nga e cila do të përzgjidhen dhe emrat që do të votohen në seancë plenare.

Sipas tij, skualifikimi për shkak të shkëputjes së deklarimit në sigurime shoqërore në periudha të shkurtra nuk ishte bindës, pasi lidhej me periudhën e pandemisë së covid 19.

“Fakti që s’ka paguar sigurime për një periudhë nuk tregon se ka ndërprerë profesionin e avokatit,” tha ai.

Ndërsa në rastin e Përparim Kalos, i skualifikuar sepse kishte ushtruar detyrën e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese për një periudhë të shkurtër, Bardhi kërkoi nga kolegët deputetë që të mos shihej si kriter ndalues.

“Ai i ka shërbyer vendit në një kohë kur po ngriheshin organet e reja të drejtësisë, kjo s’ka pse ta penalizojë,” tha Bardhi.

Deputetët e PS-së dhe PD-së tentuan të gjenin konsensus për miratimin e listës duke biseduar me dyer të mbyllura për disa minuta, po më pas vendosën që të këtë vendim ta merrnin ditën e premte.

Në listën e kandidatëve të kualifikuar nga Sekretari i Përgjithshëm nga e cila do të përzgjidhen 2 anëtarët e rinj në KLGJ, në vendin e parë renditet avokatja Eris Hysi e ndjekur nga Erind Mërkuri, Erind Gërmenji, Albens Tabaku, Klodian Gjermeni, Artan Reçi, Bledar Bajri dhe Saimir Kola.

Ndërsa listën e kandidatëve për dy vende në KLP e kryeson Erind Mërkuri ndjekur nga Erind Gërmenji, Albens Tabaku, Artan Reçi, Bledar Bajri e Saimir Kola.

Dispozitat ligjore parashikojnë që 4 kandidatët për 2 vende vakante në KLGj dhe 2 në KLP i nënshtrohen votimit në seancë plenare pasi zgjidhen nga kjo listë me konsensus politik (4 vota pro) nga 5 anëtarët e nënkomisionin të ligjeve që ngrihet për këtë synim.

Kur mungon konsensusi, emrat nga lista zgjidhen me short dhe nëse Kuvendi dështon në 3 votime radhazi që të zgjedhë me 84 vota anëtarët e rinj të KLGJ-së e KLP-së, quhen automatikisht të emëruar ata që shorti i ka zgjedhur për raundin e tretë./ BIRN

Etiketa: kandidatkuvend

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nuk nisin ende pushimet për deputetët, Peleshi cakton seancën e re plenare

18:33 : 24/07/2026
AKTUALITET

Alizoti/ Futini brenda të na gjuajnë me vezë, e kemi hak

11:15 : 24/07/2026
AKTUALITET

Tensione pas mbylljes së seancës, protestuesit vërshojnë me vezë ndaj makinës së deputetit të PS

17:32 : 23/07/2026
AKTUALITET

Mbyllet seanca plenare/ PS miraton pa diskutime raportet dhe projektligjet mes përplasjeve me PD

16:55 : 23/07/2026
AKTUALITET

Pas përjashtimit të Bardhit, deputetët e PD gjuajnë sërish me sende teksa Rama lë sallën

16:36 : 23/07/2026
AKTUALITET

Protestuesit presin mbylljen e Kuvendit, u zënë “pritë” deputetëve me vezë para godinës!

16:34 : 23/07/2026
Para

E paprecedentë/ “Plas” sherri mes gardianëve të burgut në Maqedoninë e Veriut, punonjësi sulmohet nga kolegu

TË GJITHA

Kishte pikasur defektin dje dhe u kthye për ta rregulluar, detaje nga vdekja e elektricistit në Pogradec

11:56 : 26/07/2026

12-vjeçari nga Elbasani rezulton i zhdukur prej dy javësh, nëna bën apel: Na ndihmoni ta gjejmë

11:45 : 26/07/2026

Ish-kryetari i PS Korçë “shpërthen” ndaj Ramës: Krijove administratën më të korruptuar në 114 vite shtet

11:34 : 26/07/2026

Protesta popullore dhe pushimet, fluks i lartë makinash në doganën e Morinës

11:26 : 26/07/2026

Zbulohen shumat që fituan Joshua dhe Prenga pas duelit në Arabinë Saudite

11:18 : 26/07/2026

E rëndë në Pogradec, elektricisti humb jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike (Emri)

11:03 : 26/07/2026

Aksident zinxhir në aksin Fier-Levan, përplasen tre automjete

10:54 : 26/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş