• Kontakt
Wednesday, July 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestimi i gazetarit dhe zyrtares së AMP/ Gjykata e Prokuroria, palë me paligjshmërinë e Policisë

17:33 : 02/06/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, OP-ED

Nga Boldnews.al

Rreth dymbëdhjetë vjet pas dekriminalizimit të Shpifjes, policia dhe institucionet e drejtësisë në Tiranë përdorin një mënyrë ndryshe, por aspak origjinale për penalizuae rastet e dyshuara të përdorimit të të dhënave të rreme ose, më së paku, të paverifikuara në portale mediatike në internet.

Zbulimi i ri është akuza për “falsifikim kompjuterik”.

Gjykata e Tiranës pranoi këtë të dielë kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për të konsideruar të ligjshëm arrestin e kryer në flagrancë nga policia të gazetarit Ervis Hasanaga dhe zyrtares së Agjencisë së Mbikqyrjes Policore (AMP), Regina Omeri.

Dy personat, si edhe një tjetër zyrtar i AMP-së i shpallur në kërkim, Kushtrim Selimi, dyshohet se kanë shpërndarë të dhëna të rreme në portalin “shqipneës.info” për drejtues të lartë policorë.

Lexo edhe:

Akuzat për korrupsion, Argita Malltezi paralajmëron padi për Baton Haxhiun: Shpifës dhe gjobëvënës

Letra e nënës së Veliajt: Familja prej muajsh po vuan nga një makth kafkian! Pse mbyll sytë Europa?

Në vlerësimin e Policisë së Tiranës, tre personat, me veprimet e tyre kanë konsumuar elementët e “falsifikimit kompjuterik”, megjithëse të gjithë elementët krijojnë përshtypjen se materialet, në rastin më të rëndë, mund të konsiderohen “fyerje” ose “shpifje”, vepra penale që nuk parashikojnë burg.

Gjithësesi, veprimet në dukje të nxituara dhe në konflikt interesi të Policisë së Tiranës, morën miratimin e prokurorisë dhe gjykatës së Tiranës.

Prokurori i Tiranës, Arben Agovi, iu drejtua gjykatës me kërkesën për vlerësimin e ligjshëm të arrestit të gazetarit Hasanaga dhe zyrtarea Omeri, si edhe caktimin e masës “detyrim për paraqitje”, nën dyshimin e kryerjes së veprës penale të “falsifikimit kompjuterik”.

Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e Prokurorit, duke mos konstatuar problematikë as në ligjshmërinë e “arrestimit në flagrancë” të gazetarit dhe zyrtares së AMP-së dhe as në cilësimin juridik të veprës penale që u atribuohet atyre.

Mbrojtja e dy personave paralajmëroi ankimin e këtij vendimi në Apel, ndërkohë që prokuroria dhe gjykata nuk duket se janë shumë bindës në vlerësimin e situatës.

Dekriminalizimi i “Shpifjes”

Publikimini artikujve me burime “të pakonfirmuara” apo po dokumentacion provues ndaj zyrtarëve të lartë policorë në portalin informativ “shqipneës.info” krijojnë idenë se, në rast se është kryer shkelje, maksimumi mund të konsiderohen si “Shpifje”.

Në fund të vitit 2012, Parlamenti vendosi të dekriminalizojë pjesërisht veprën penale të “Shpifjes”.

Shumica parlamentare e djathtë në atë kohë vendosi të modifikonte Kodin Penal, duke hequr dënimin me burg për personat  që akuzoheshin për “Shpifje”, duke e konsideruar si kundërvajtje që penalizohet me gjobë financiare.

Megjithëse kjo vepër nuk u hoq plotësisht nga Kodi Penal, dekriminalizimi i pjesshëm i Shpifjes, ishte një zhvillim shumë i rëndësishëm, duke u dhënë disi lirshmëri shprehjes publikisht të komentevë dhe opinioneve, edhe kur aro nuk kanë bazë të plotë dokumentare.

Shpifja = falsifikim kompjuterik?

Manualet ndërkombëtare japin shpjegime shteruese për atë që konsiderohet “falsifikim kompjuterik”.

Shpjegimi teorik tregon qartësisht se “falsifikimi kompjuterik” nuk mund të barazohet me shpifjen dhe as me veprimet që dyshohet se kanë kryer gazetari Ervis Hasanaga dhe dy punonjësit e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Regina Omeri e Kushtrim Selimi, nëpërmjet publikimit të artikujve kundër drejtuesve të lartë policorë në portalin “shqipnews.info”.

Manuali-çfarë është falsifikimi kompjuterik

Më poshtë janë disa prej përkufizimeve kyçe mbi atë që konsiderohet si “falsifikim kompjuterik”

– Falsifikimi kompjuterik shpesh përfshin përdorimin e mjeteve të sofistikuara softuerike për të krijuar artefakte digjitale (elektronike) me pamje realiste që mund të jenë të vështira për t’u zbuluar.

Kjo mund të përfshijë teknika të tilla si “digital ëatermarking”, vulat elektronike, firmat elektonike, hartat elektronike, certifikat etj, steganografia dhe falsifikimet e thella, të cilat përdorin algoritme të mësimit të makinerive për të gjeneruar imazhe ose video të rreme bindëse.

– Falsifikimi kompjuterik mund të ketë pasoja serioze, veçanërisht në kontekste ligjore ose financiare ku informacioni i saktë dhe i besueshëm është vendimtar. Shpesh konsiderohet një formë mashtrimi dhe në shumë juridiksione, është një vepër penale e dënueshme me gjobë, burgim ose të dyja.

– Futja, ndryshimi, fshirja ose heqja e të dhënave kompjuterike pa të drejtë, me qëllim krijimin e të dhënave të rreme dhe paraqitjen e tyre si autentike, konsiderohet falsifikim kompjuterik. Kjo përfshin situata ku të dhënat e krijuara mund të mos jenë drejtpërdrejt të lexueshme ose të kuptueshme, por paraqiten si autentike për të mashtruar të tjerët.

– Falsifikimi kompjuterik ka pasoja të rënda, pasi mund të përdoret për të kryer forma të ndryshme mashtrimi, keqinterpretimi ose vjedhje identiteti.

Për shembull, një person mund të krijojë pasqyra financiare të rreme për të siguruar një hua ose për të marrë fonde, ose mund të falsifikojë të dhëna në një studim shkencor për të ndikuar në gjetjet e tij.

Referuar shpjegimeve manuale, duket qartë se publikimi i artikujve me të dhëna jo të konfirmuara, por madje edhe me të dhëna të rreme, për zyrtarët e lartë policorë, nuk përbën “falsifikim kompjuterik”.

Maksimumi mund të përbëjë Shpifje, për të cilën, personat e dëmtuar, pavarësisht gradës apo pozicionit zyrtar, duhet të trokasin në dyert e gjykatës për të kërkuar dëmshpërblim për imazhin.

Etiketa: AMParrestimiDDekriminalizimi i "Shpifjes"falsifikim kompjuterikgazetaritgjykatapaligjshmëriaprokuroriashpifjezyrtares

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Akuzat për korrupsion, Argita Malltezi paralajmëron padi për Baton Haxhiun: Shpifës dhe gjobëvënës

19:15 : 01/07/2025
AKTUALITET

Letra e nënës së Veliajt: Familja prej muajsh po vuan nga një makth kafkian! Pse mbyll sytë Europa?

16:41 : 01/07/2025
AKTUALITET

Vrasja e Ardian Nikulajt, mbërrin në gjykatën e Lezhës Ruben Saraiva

09:50 : 30/06/2025
AKTUALITET

Dosja “Partizani”, sot mbahet seanca e parë në GJKKO ndaj Berishës dhe Malltezit

08:42 : 30/06/2025
AKTUALITET

Pas rrahjes nga gardianët/ I dënuari u vetëvra në burgun e Reçit, Prokuria merr të pandehur 6 policët

16:42 : 27/06/2025
AKTUALITET

Thellohet hetimi për “Eco-Elb”/ Sot dëshmojnë zyrtarë të 7 bashkive që menaxhojnë inceneratorin

08:21 : 27/06/2025
Para

Zbulohen 20 qytetet në Shqipëri që do të monitorohen me kamera

TË GJITHA

“Zbulimi” i Alonso-s çon Real Madridin në çerekfinale, eliminohet Juventus

23:03 : 01/07/2025

Horoskopi, e mërkurë, 2 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 01/07/2025

Ilir Meta: Ja e vërteta e lajmit të gjetjes së kartës bankare me 240 mijë dollarë

22:54 : 01/07/2025

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

22:49 : 01/07/2025

Zyrtare/ Kontratë për 3 vite, Lindon Selahi bashkohet me Juljan Shehun te Widzew Lodz

22:43 : 01/07/2025

Greqia, 8 miliardë euro investime nga BE

22:38 : 01/07/2025

Studimi: Varësia nga ekranet po nxit ankth, lodhje dhe probleme gjumi

22:28 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com