• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Komisioni antikorrupsion, Paloka: Vetëm qeveria teknike sjell zgjedhje të lira

22:15 : 30/05/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Vetëm qeveria teknike sjell zgjedhje të lira dhe lufton korrupsionin në vend. Kështu u shpreh në studion e Debatit me Alba Alishanin, Edi Paloka, pas miratimit vetëm me votat e mazhorancës të komisionit antikorrupsion pasditen e sotme në parlament. Sipas tij, korrupsioni nuk mund të luftohet me “një komision qesharak”. Paloka thekson se ndërkombëtarët kanë kërkuar pjesëmarrjen e opozitës në këtë komision.

“Duhet të qartësoj që grupi në vendimmarrje ka qenë unison. Ne kemi vendosur dje që ky komision nuk do të votohet. Ka pasur ide dhe ajo qeverisë teknike është rrahur si mendim në rastin kur janë përfshirë ndërkombëtarët në diskutim ideja që nëse ndërkombëtarët na kërkojnë pjesëmarrjen apo jo në këtë komision, logjika që u ndoq që për ta ishte duhet të marrim pjesë se akoma ka iluzione që bashkë me këtë qeveri duhet të luftohet korrupsioni. Që të kemi një akt realist, që të prodhojë diçka, duhet të zhduket korrupsioni zgjedhor dhe që të zhduket korrupsioni zgjedhor, qeveria teknike është kusht i domosdoshëm që të garantojë zgjedhje të lira. Nëse kërkohet pjesëmarrja e opozitës, atëherë ne duhet t’i kërkojmë seriozitet ndërkombëtarëve dhe nëse duam vërtet që të luftojmë korrupsionin dhe opozita të jetë kjo nuk bëhet me një komision qesharak. Di që disa prej përfaqësuesve të ambasadave i kanë kërkuar grupit të PS që nëse kërkojnë mbështetje nga ndërkombëtarët duhet të jetë edhe opozita dhe të merret mendimi i opozitës. Dje Lindita Nikolla thirri me urgjencë kryetarët e grupeve që ta quante konsultim me opozitën dhe sot ta kalonin vetëm me votat e tyre”.

Për Palokën korrupsioni nuk mund të luftohet nga një qeveri që prodhon korrupsionin

“Kemi 12 vjet që denoncojmë, nuk na pengon prania apo jo në një komsion fasadë për të vijuar denoncimet problemi këtu është që nuk i dëgjon kush denoncimet e opozitës. Ju mendoni që një korrupsion i shtuar në parlament do të luftojë korrupsioni? Qeveria do të luftojë korrupsionin e vet? Ky nuk është komision për të luftuar komisionin se i bie të jemi në bashkëqeverisje?”.

Deputeti demokrat theksoi se qeveria teknike është një kusht i opozitës dhe jo Pazar.

Lexo edhe:

Atentati në Rinas ndodhi 50 metra larg komisariatit, Rama: Kemi bërë progres të madh në siguri

Pse Rama s’e shkarkon Ballukun? Bushati: Ka frikë se do të tregojë padronin

“Nëse dikush e ka seriozisht dhe ky nuk është Rama, por flas për ndërkombëtarët atëherë një qeveri teknike të bëjmë zgjedhje të lira në këtë vend. Ky nuk është pazar është një kusht. Nëse duam të arrijmë këtë qëllim të luftojmë korrupsionin dhe të përgatisim Shqipërinë për në BE janë këto hapa. Nëse ka seriozitet, atëherë është kjo rruga dhe jo ngritja e një komisioni farsë. Zgjidhja është qeveria teknike lejimi i zgjedhje të lira në këtë vend dhe qeveria që do të dalë do të realizojë të gjitha këto hapa e qëllime dhe këtë s’mund ta bëjë Rama se kur ka kapur të gjitha institucionet , po i dalin faktet krimi dhe korrupsioni kanë vetëm një kokë Edi Ramën. Me Ramën të thuash po luftojmë korrupsionin. Nuk arrihet nëpërmjet një komisioni. Që të arrihet ai qëllim, lufta kundër korrupsionit e krijimi i kushteve për në BE bëhet me këto hapa”.

Tragjike e quajti Paloka, nëse drejtimin për komisionin antikorrupsion do ta marrë Fatmir Xhafaj. Sipas tij, Rama mund ta bëjë edhe qëllimisht këtë.

“Ky hyn te tragjikja. Edhe Rama nuk do të vërë Xhafën, megjithatë Xhafaj është përmendur njeriu që përqafonte Enver Hoxhën, ka vëllain të burgosur, shkatërroi drejtësinë shqiptare, tani do marrka të drejtojë këtë komisionin. Mund të jetë Xhafaj, mund të jetë edhe shoku Enver. Ai ka vdekur, por këta duan t’i zënë vendin. Simboli i tij është domethënës se mund ta bëjë edhe me qëllim këtë. Ka edhe teori komploti”.

Etiketa: PalokaRamaxhafaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Atentati në Rinas ndodhi 50 metra larg komisariatit, Rama: Kemi bërë progres të madh në siguri

21:33 : 13/11/2025
AKTUALITET

Pse Rama s’e shkarkon Ballukun? Bushati: Ka frikë se do të tregojë padronin

21:42 : 10/11/2025
AKTUALITET

U pyet para Gonzatos për Ballukun që është nën hetim nga SPAK, Rama mbyll konferencën

12:13 : 05/11/2025
AKTUALITET

Samiti i zgjerimit të BE-së mbahet sot në Bruksel, pjesë edhe Rama

09:38 : 04/11/2025
AKTUALITET

PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore/ Bardhi: Edi Rama po asgjëson vetë parlamentarizmin

13:22 : 01/11/2025
AKTUALITET

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025
Para

Balla: 20 të shpallur në kërkim janë në Dubai, s'ka shans të jenë më shumë

TË GJITHA

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

22:10 : 15/11/2025

EMRI/ Kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:59 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com