• Kontakt
Thursday, July 2, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përse i vrasin Prokurorët?

21:53 : 23/05/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG

“Lufta ndaj mafies dhe korrupsionit, si problem i parë për t’u zgjidhur në vendin tonë të bukur e fatkeq, nuk duhet të ishte vetëm një formë lufte ndaj mafies, por një lëvizje kulturore dhe morale që duhet t’i përfshijë të gjithë”. Këto ishin fjalët e Paolo Borsellino, shoku dhe miku më i ngushtë i Giovanni Falcones, në varrimin e Falcones, më 20 qershor të vitit 1992.

Borsellino e dinte që, ashtu si Falcone, edhe ai kishte marrë një rrugë pa kthim për jetën e tij fizike, por, ai dinte edhe që ata të dy ishin kthyer në një simbol shprese për shumë të rinj që ëndërronin një jetë më të mirë në vendin e tyre. Borsellino e dinte shumë mirë që, Giovanni Falcone nuk vdiq më 23 maj 1992. Ai vdiq, në mënyrë figurative, më 19 janar 1988. Momenti kur, Këshilli i Lartë i Magjistraturës, preferoi në krye të Gjykatës, kundërshtarin e tij, Antonino Meli.

Për Falconen do kishte qenë më mirë ta kishin vrarë atë ditë. Ai e dinte që ishte bërë i padurueshëm për politikën e lidhur me mafien, për drejtësinë e çoroditur, edhe për botën mediatike e cila nuk pushonte duke e kritikuar si “shumë të ashpër”.

Falcone nuk u tërhoq asnjëherë. Përkushtimi ndaj drejtësisë ishte shumë më i madh se sa edhe ai mund ta mendonte. Ky përkushtim bëri që ai të sillte mënyra inovative në luftën anti-mafia. Risit dhe profesionalizmi i tij bëri që rreth tij të krijohej një aureolë e fuqishme, në veçanti për njerëzit po aq të përkushtuar dhe profesional si ai.

Ky grup magjistratësh do të formonte “njësinë antimafia”, e cila lindi fillimisht si ide e Roko Kiniçit. Pas vrasjes makabër të Kiniçit në një atentat mafioz, njësia antimafie u drejtua nga Antonio Kaponeto, por gjyqtari simbol i grupit ishte Giovanni Falcone. Falcone kuptoi që për të luftuar grupet mafioze duheshin ndjekur dhe hetuar pasurit e eksponentëve mafioz. Duheshin gjetur e ndërtuar në hetimet e tij rrugët e kalimit të parave që shoqëronin trafiqet e mafies dhe duhej ndërtuar një panoramë komplekse e mënyrës së organizimit dhe funksionimit të mafies.

Lexo edhe:

Trafiku i drogës dhe call center-at/ Europol: Mafia shqiptare ndër kërcënimet kryesore për BE

Vrasja e Endri Goxhajt, vetëdorëzohet pas 2 muajsh arrati Marjaldo Nela

Asnjë magjistrat deri në atë moment nuk kishte guxuar të hetonte të gjitha linjat e mundshme të lëvizjes së mafies. Lëndët narkotike bliheshin në Amerikën e Jugut, shiteshin në SHBA, ndërkohë që drejtuesit ishin në Itali. Mbledhja e fakteve dhe ndërtimi i rasteve të tilla kërkonte hetim ndërkombëtarë që në vitet 80-të ishte diçka akoma e pazakontë për juristpudencën italiane.

Hetimi i pasurive dha menjëherë rezultatet e para revolucionare, pasi bosë të ndryshëm mafioz ishin të implikuar në transaksione të shumave të mëdha. Momenti i kthesës së hetimeve të Falcone, lidhet me dëshmitë e mafiozit Tomazo Busheta, i cili arrestohet më 23 tetor 1983 në Brazil. Busheta, ishte i përfshirë në luftën për hakmarrje që kishte lindur midis fraksioneve të mafies siçiliane, kundërshtarët i vrasin dy fëmijë, një vëlla, një dhëndër, kunatin dhe katër nipat e tij. Mafia italiane ishte ne kulmin e luftës së saj midis rivalëve.

Busheta në fillim nuk pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë, madje tentoi vetëvrasjen, por pas ekstradimit nga Brazili në Itali, pas disa muajsh filloi të bashkëpunojë. Dëshmitë e tij treguan fytyrën e vërtetë të mafies dhe zbuluan konceptin e “omertas”, pra, heshtjen për temat e organizimit mafioz. Falcone, duke parë që në Itali ishte shumë e vështirë siguria e Bushetës (të cilit pas ekstradimit nga Brazili i vranë edhe një vëlla tjetër), kërkoi transferimin e tij në SHBA (New York), duke ju vështirësuar edhe më shumë puna.

Vështirësitë dhe mbyllja totale me ambientin e jashtëm (Falcone jetonte në një shtëpi që i përkiste burgut të Asinara, Palermo) nuk e dekurajuan Falconen, madje e shtyn që të shkruante më shpejt raportin prej 8 mijë faqesh për gjykimin e 475 të hetuarve për aktivitete të ndryshme kriminale të lidhur me mafien. Kështu nisi “maksi-procesi” ndaj mafies italiane. Sentenca përfundimtare e 16 dhjetorit 1987, dha 360 dënime dhe në total 2,665 vite burg për të gjykuarit.

Sentenca e “maksi-procesit” shkundi themelet e mafies italiane dhe menjëherë filluan lëvizjet e para në ambientin politik. Fillimisht, më 1986, shoku dhe kolegu i ngushtë i Falcones, Poolo Borsellino, largohet nga “njësia anti mafie” dhe dërgohet si Kryeprokuror në një qytet më të vogël, Marsala. Më 1988, Këshilli i Lartë i Magjistraturës, pas një votimi të diskutueshëm, emëroi Antonio Melin si drejtues i Gjykatës së Palermos. Meli ndaloi mënyrën e hetimit të Falcones, duke dekurajuar hetimet e vrullshme të ndershme dhe të nevojshme për të luftuar mafien italiane.

Ngjarjet vijnë njëra pas tjetrës dhe pengesat shtohen çdo dite për magjistratin e ndershëm Falkone, deri sa në datën 23 maj 1992 një bashkimi i gjithë urrejtjes ndaj punës së prokurorit, guximit të tij dhe bashkëpunëtorëve të tij, vendoset të goditet mizorisht dhe në mënyrën më brutale. Giovanni Falcone nuk mund të ndalej në rrugën e tij përveçse duke i marrë atij jetën fizike me anë të një atentati gjakatar.

Pas vrasje se Giovanni Falcones, mafia dhe gjithë llumi i shoqërisë nuk ndaloi së godituri, kërcënuar dhe “ndëshkuar” magjistratët e pakorruptuar e të ndershëm, derisa pas afërsisht dy muajsh, mafia arriti që në datën 19 Korrik 1992 të vriste në mënyrë makabre edhe Paolo Borsellinon e shoqëruesit e tij. Saga e vrasjeve të prokurorëve dhe bashkëpunëtoreve të tyre ka vijuar dhe vijon ende edhe sot e kësaj dite! Vrasjet kryhen herë fizikisht, herë shpirtërisht, vrasje në emër të moralit mafioz e herë pas here në ditët tona duke shfrytëzuar boshllëkun apo vakumin ligjor, interpretimin e gabuar te normave ligjore, etj, kryhen goditje ndaj prokuroreve.

Vrasjet e prokurorëve duhet të parandalohen, të dënohen e të mos ekzistojnë, sepse ata jetojnë, punojnë dhe kryejnë detyrën më të vështirë të një shoqërie demokratike. Ata, prokurorët, së bashku më magjistratët e tjerë në Gjykata kanë peshën madhore që të merren me problemet më të vështira të një shoqërie të lirë dhe demokratike, ndërkohë që gjenden në sytë e publikut dhe organeve monitoruese të cilat shpesh herë i imagjinojnë magjistratët sikur ata të ecin në të njëjtën rrugë me baltë në të cilën ecin shkelësit e ligjit e keqbërësit e shoqërisë.

Sot ishte një ditë për të kujtuar Giovanni Falconen, Paolo Borsellinon, e një numër shumë të madhe magjistratësh të cilët kanë dhënë jetën, për drejtësi. Sot është dita të nderojmë e të respektojmë të gjithë atë grup magjistratësh që japin çdo ditë nga jeta e tyre për shoqërinë tonë, derdhin djersë, punojnë me orë të gjata, marrin kohën që i duhet kushtuar familjes, damkosen, baltosen, përfliten si njerëzit e këqinj të shoqërisë, si të bezdisshmit e jetës publike, si më të ashprit se sa duhet, etj dhe në fund dikush kujtohet, mendohet dhe kujdeset nëse duhen riedukuar apo jo edhe shpesh herë dërgohen padrejtësisht për riedukim! Kurrë mos i mungofshin vendit idealistë dhe heronj që punojnë për veten e tyre, familjen e tyre, vendin e tyre, që punojnë për ligj dhe drejtësi.

Përse i vrasin Prokurorët?

● Përgjigjen e kanë dhënë mijëra qytetar të Italisë të cilët vërshuan në protesta popullore
rrugëve e shesheve të Palermos në vitin 1992!

M. Kullolli

Etiketa: bandatdrejtesiae pavarurGiovanni FalconeHetimetItaliakrimiligjiprokurorprokuroretvrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Trafiku i drogës dhe call center-at/ Europol: Mafia shqiptare ndër kërcënimet kryesore për BE

11:54 : 01/07/2026
AKTUALITET

Vrasja e Endri Goxhajt, vetëdorëzohet pas 2 muajsh arrati Marjaldo Nela

13:33 : 30/06/2026
AKTUALITET

Miti i ekonomisë që mbahet nga paratë e drogës

11:47 : 30/06/2026
Lajmet e Dites

Ferizaj/ 32-vjeçari gjendet i vrarë në banesë, hetohet 24-vjeçarja dhe babai i saj

15:22 : 29/06/2026
AKTUALITET

Vrau vëllanë, dëshmia e autorit në Gjykatë: Më pushkatoni!

13:05 : 29/06/2026
Foto ilustruese
AKTUALITET

“Mos kalo këtej..”/ DETAJE nga krimi në Kavajë, si e vrau vëllai-vëllanë për një rrugë

08:42 : 25/06/2026
Para

Veliaj nën hetim pasuror, Lala: SPAK ka sekuestruar telefonat e personave të afërt të Arjola Xoxës

TË GJITHA

“Vendos mandatin tim në dispozicion”, deputeti Artan Luku propozon 3 reforma të menjëhershme

16:09 : 02/07/2026

Shpërthen në flakë gjatë lëvizjes makina në Korçë

16:06 : 02/07/2026

Rusia sulmon Kievin/ 20 të vrarë dhe 90 të plagosur nga breshëria e dronëve dhe raketave

15:51 : 02/07/2026

Përplasjet me policinë para Kuvendit, mbi 20 protestues të shoqëruar

15:48 : 02/07/2026

Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, tre të plagosur

15:41 : 02/07/2026

Berisha për përplasjet në protestë: Dhunë shtazore e urdhëruar nga Rama!

15:38 : 02/07/2026

Inceneratori i Tiranës/ Dërgohen për gjykim Zoto, Mërtiri dhe 10 të tjerë! SPAK: Pastruan 30 mln euro

15:23 : 02/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com