• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria dhe “Akademia e Krimit”

18:28 : 20/05/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Njëmbëdhjetë vite eksperiencë në kultvimin e kanabisit, trafikimin e kokainës, krijimin dhe organizimin e grupeve kriminale dhe afrimi në majën e politikës, ka bërë që individët e përfshirë të kërkojnë edhe më shumë, për tu rritur në aspektin profesional. Nga krimi i vogël, me një strategji të saktë nën pushtetin e Rilindjes ata i kanë realizuar dhe tejkaluar planet e tyre…

Ata janë me shumë para, armë, mjete të blinduara, informatorë në rangjet drejtuese të policisë, ndikues në qeveri duke u dhuruar vota deputetëve të përlyer, kryebashkiakëve duarndyrë në afera dhe pushtet të pafundmë në terrorizimin e qytetarëve që mendojnë ndryshe. Ky pushtet i madh politik dhe ekonomik, tashmë kërkon një menaxhim më të mirë, për të kaluar në një fazë tjetër. Nevojiten mësime sesi të kthehen në bosë të biznesit dhe pastrojnë paranë kryesisht në kulla ku lejen e marrin oligarkët me duarndyrët firmëtarë në bashki dhe qeveri.

Edhe operacioni më i fundit që quhet i madh nga SPAK, lindi i vdekur. Nga 51 urdhër-arreste asnjë nuk është ekzekutuar për bosët e krimit, gjashtë prej të cilëve ikën pikërisht në ditën kur u lëshuan urdhër-arrestet me parimin e njohur të shefave të policisë që u dërgojnë haberin: ik se të kapëm… Mirëpo ajo që pushteti mësoi mirë nga “puna hulumtuese” e SPAK, është se kontigjenti i saj në botën e krimit, një prej të cilëve ish-deputet apo të afërm të deputetit aktual, duhen trajnuar sesi të sillen.

Dhe koha thuhet se është për një tjetër vizion aftmesëm e afatgjatë, për planin e ri: “Shqipëria 2030”. Qeveria nuk mund të mos ua plotësojë nevojën aq të menjëhershme siç është nisma për hapjen e “Akademisë së Krimit”. Fondet janë, ekspertët gjithashtu, kërkesat për regjistrime shumë e madhe dhe mbi të gjitha në këtë ‘akademi’ do të japin mësim emra të njohur të politikës, krimit dhe mjeshtrave të pastrimit të parave. Në fund të sezonit do vlerësohen edhe nga përfaqësi oligarkësh dhe drejtues të institucioneve kyesore të vendit.

Lexo edhe:

Tabaku: Qeveria po shkel rëndë parimet e ndarjes së pushteteve, demokracia në rrezik

Abuzimi 900 mln lekë me tenderat e UBT, SPAK dërgon për gjykim 29 të pandehur

Studentët që kanë mbarur me “medalje ari” janë të shumtë… Konsiderohen ekspertë në fushën e përdorimit të armëve, eleminimin e kundërshtarëve, largimin nga vendi i ngjarjes dhe fshehja e gjurmëve të krimit, ku si metodën më të përdorur me shumë sukses është djegia e automjeteve që përdorin në momentet e eleminimit fizik të rivalëve. Po ashtu në 11 vitet e qeverisjes së fundit kuptuan se të lidhesh me drejtues të lartë të policisë dhe t’i shërbesh pushtetit në kohë fushate ishte një bonus i madh që ata ta vijojnë pa teklif aktivitetin.

Provat janë ashiqare. Disa u bënë deputetë teksa ishin me armë në brez, të tjerë drejtorë të rëndësishëm, ca kryebashkiakë, e aq më shumë ndikues lokal në tjetërsimin e pronave, përfshirjen në tenderat publikë, raprezaljen mbi kundërshtarët dhe lidhjen me elitën e policisë, që natën e lajmëron për ndonjë urdhër-arresti dhe ditën bën sikur i kërkon kudo.

Disa prej bosëve të krimit, me shoqëri të zgjeruar pranë tavës së pushtetit kanë ikur në Dubai, më shumë për t’i shpëtuar hakmarrjes ndaj rivalëve sesa prangave të policëve të ndershëm që tradhtohen nga shefat. Koha po ndryshon… Flitet gjithnjë e më tepër për këtë “Akademinë e Krimit”. Shumë po bëhen gati të kthehen nga Dubai dhe të vihen në rresht për të perfeksionuar veprimtarinë e tyre kriminale. Duan të kalojnë një shkallë më lart. Dhe qeverisja këtë ua ofron.

Plani është i gatshëm teksa krahas kërkesave për regjistrim të “studentëve ekselentë” në krim, bie në sy individë nga Fushë-Kruja, Laçi, Durrësi, Vlora dhe Elbasani, interes të madh shprehin edhe “profesorët” që do të japin mësim. Një kryebashkiak shumë i rëndësishëm në vend me llërë të përveshura dhe me eksperiencë shumë të gjatë në dhënien e lejeve të ndërtimit pritet të emërohet “Dekan”, teksa do të jetë profesor në lëndën e rëndësishme: “Pastrimi i parave në ndërtim dhe binjakëzimi me Ndragetën”.

Profesori “punëmbaruar”, është mjaft i ditur. Që nga viti 2015 ai studion dhe koncepton idenë e pastrimit të parave në ndërtim. Gjithashtu si temë interesente me disa cikle seminaresh të përgatitura nga ky ‘akademik i njohur’ është: “Trendi 5D, si të behesh milioner me tenderat publikë”.

Pedagogë të jashtëm pritet të jenë deputetë me të shkuar kriminale, drejtorë me eksperiencë të gjatë në grabitjen e vilave luksoze në botë dhe skifterë të Rilindur nga pushteti. Po ashtu rektor me të shkuar të shkëlqyer si hetues i komunizmit dhe ish-ministër i rëndësishëm do mbulojë disa fusha të ndryshme siç është: Si të ndryshojmë ligje dhe bëjmë amnisti kur vëllai është dënuar për trafik droge; apo krimi mbulohet me bashkëpunimin e ndërkombëtarucëve në vend. Një tjetër ish-ministër fort i rëndësishëm do të mbulojë fushën e narkotikëve dhe japë leksione si të jesh në majën e pushtetit dhe bashkëpunosh me kushërinjtë për të trafikuar drogë drejt Italisë.

Po ashtu leksione me shumë interes janë edhe ata të mbylljes së dosjeve kur del në përgjime, apo si të përdorësh propagandën teksa nga llumi që je zhytur, të dalësh “akullore”. Aq seriozosht do merret kjo akademi sa një ministre mendon ta bëjë edhe film, ndërsa një kryeakademik në politikë, i vëtëshpallur “lider rajonal”, do të mësojë studentët si të përdorësh paratë e krimit për të mbajtur pushtet dhe si po me këta para të përdorësh pushtetin për ta kthyer krimin në majën e elitës që batakçiun ta bëjë zyrtar, ndërsa të akuzuarit për trafik droge, prostitucioni, përdhunuesit dhe të akuzuarit për vrasje ti bëjë deputetë dhe kryebashkiakë.

Edhe pse dështoi nisma për “Akademinë e Çobenjve”, qeveria jo vetëm nuk tërhiqet, por është e bindur se me vizionin “Shqipëria 2030” ngritja e “Akademisë së Krimit” do të ketë sukses të jashtëzakonshëm. Në vitin e dytë akademik, nismëtarët janë të bindur se do të tërheqin edhe “studentë” të huaj me eksperiencë në narkotrafik që vijnë nga Kolumbia, Peruja apo Meksika…

Etiketa: Akademia e KrimitkorrupsionkrimioperacioniqeveriaRamaspakurdher-arreste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tabaku: Qeveria po shkel rëndë parimet e ndarjes së pushteteve, demokracia në rrezik

17:14 : 22/07/2025
AKTUALITET

Abuzimi 900 mln lekë me tenderat e UBT, SPAK dërgon për gjykim 29 të pandehur

17:03 : 22/07/2025
AKTUALITET

Dhurata e DSHQ-së/ Tender 6.2 mln € për “vilën” e Edi Ramës në Dajt

16:28 : 22/07/2025
AKTUALITET

U mor i pandehur/ Avokatët e Veliajt: Të shqetësuar që mediat informohen nga SPAK përpara nesh

15:19 : 22/07/2025
AKTUALITET

Faza e tretë/ Kandidatët për kreun e BKH-së përfundojnë shkruajtjen e esesë dhe testin logjik

14:36 : 22/07/2025
AKTUALITET

Pronë e fshehur e Jorgo Goros, Apeli konfiskon apartamentin e Gent Sulës të “Kodrës së Diellit”

14:14 : 22/07/2025
Para

Zyrtare/ Arne Slot, trajneri i ri i Liverpool

TË GJITHA

Si dështoi plani/ Veliaj jashtë listës për deputet, u “pre në besë” nga Ulsi Manja

19:16 : 22/07/2025

ChatGPT po fiton terren ndaj Google, Open AI publikon shifrat e kërkesave ditore

19:15 : 22/07/2025

Zjarri në Dishnicë, flakët vijojnë prej orësh, temperaturat dhe era e fortë përhapin vatrat

18:50 : 22/07/2025

Pas urdhrit të Trump, Coca-Cola ndryshon përbërësin kyç të pijes

18:46 : 22/07/2025

Juventus blen përfundimisht kartonin e Conceicaos, Porto përfiton 30 mln euro

18:38 : 22/07/2025

Mbretëria e Bashkuar shpall sanksione të reja, synojnë bandat e kontrabandës së emigrantëve të paligjshëm

18:37 : 22/07/2025

Aksidentoi këmbësorin me motoçikletë, arrestohet 62-vjeçari në Sarandë/ EMRI

18:28 : 22/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com