• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Një skandal dhe pesë pyetje pa përgjigje rreth tij

09:05 : 20/05/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, EKONOMI, KRYESORE

Nga Zef Preçi

Po ndjek jo pa interes debatin mediatik të porsafilluar në lidhje me një skemë gjigante mashtrimi që përfshin rreth ¼ e popullsisë rezidente në Shqipëri dhe që mendoj se do të jetë edhe ndër çështjet më të debatuara në fushatën e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2025. Kjo sepse në thelb, skandali i veprimtarisë e disa institucioneve financiare jobankare përbën një sintezë të qeverisjes, të mënyrës se si ofrohen shërbimet qytetarit nga sektori publik dhe ai privat njëkohësisht.

Ditën e djeshme, një portal shumë aktiv me denoncimin e korrupsionit të zyrtarëve të lartë publikë dhe të krimit të organizuar, me burim ministrin e Drejtësisë dhe të Financave shkruante se në periudhën 2016-2023 janë “…mashtruar dhe zhvatur 103 mijë qytetarë, me vlerë 510 milionë euro pagesa e 570 milionë euro pasuri të sekuestruara, ndërsa aktualisht ka 19 mijë e 379 qytetarë në proces mashtrimi me kredi false…”. Në këndvështrimin tim, një analizë e plotë e situatës së krijuar dhe marrja e masave përkatëse përbëjnë një detyrim të drejtpërdrejtë kushtetues dhe ligjor të institucioneve shtetërore (përveç dy ministrive të sipërcituara) për shkak të veprimtarisë së tyre licencuese monitoruese e audituese (psh. Banka e Shqipërisë, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Autoriteti i Medias Audivizuale, Inspektori i Përgjithshëm i Bankës së Shqipërisë), institucioneve ligjezbatuese si Inspektorati i Deklarimit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Prokuroria e shtetit, Agjencia e Inteligjencës Financiare, Shërbimi Informativ i Shtetit, e padyshim edhe SPAK për të sqaruar rolin e zyrtarëve të lartë dhe pleksjen e krimit të organizuar në këtë skandal të denoncuar nga shtypi dhe masmedia etj.. Madje, edhe Kuvendi i Shqipërisë duhet të marrë përgjegjësitë e veta për të mos lejuar që situata të precipitojë, që shkelësit e ligjit në institucionet shtetërore dhe kompanive private t’iu shmangen përgjegjësive dhe të arratisen jashtë vendit, por edhe që të bëhen rregullimet e nevojshme institucionale dhe ligjore për të korrigjuar situatën e krijuar. Për sa kohë që disa nga dikasteret, agjencitë dhe institucionet e listuara këtu janë duke luajtur pingpong me shkresa për të shmangur përgjegjësinë individuale, dmth., e kanë pranuar dhe jo përgënjeshtruar këtë situatë skandaloze, mendoj se ia vlen të hidhet dritë hap mbas hapi në çështjet që lidhen me të. Disa nga çështjet kryesore të lidhura me transparencën ndaj këtij fenomeni dhe që meritojnë vëmendje publike, por edhe nga ekspertet e fushës, mendoj se janë:

1. Nocioni “bankë” e për rrjedhojë edhe “hua bankare” mund të asocicohet padyshim me ndarjen e riskut midis ofruesit të parave dhe atij që ka nevoje për to. A është vepruar kështu në rastin e institucioneve jobankare me huat e ofruara prej tyre? A mundet mbikëqyrja e Bankës së Shqipërisë të hedhë dritë mbi këtë kërkesë parimore elementare të qarkullimit të parave në sistemin bankar në procesin e ofrimit të huave ndaj klientëve, qytetarë apo biznese qofshin ata? Reklamat joshëse që “mund të merrni paratë (huanë) në aq apo kaq minuta” dyshoj se provojnë të kundërtën…

2. Nga një vëzhgim i thjeshtë vihet re se kredia e llojit “kredi konsumatore” jepet nga institucionet financiare jobankare në favor të individëve aplikantë e hallexhinj, pa ndonjë këshillim ndaj tyre, madje edhe pa përfshirjen e familjarëve në moshë madhore në marrjen e përgjegjësive juridike për kthimin e huas. Kjo mund të përkthehet në të drejtën e huadhënësit për të marrë risk në dhënien e huas me risk të lartë kthimi, por nuk shpjegon kurrsesi se si mund të kërkohet ekzekutimi i kolateralit përmes përmbaruesve private (dmth pasurisë së patundshme të të gjithë familjes për një detyrim financiar të një pjesëtari të saj, për të cilin në mjaft raste pjesëtarët e tjerë as që kanë dijeni, por përfundojnë solidarë të detyruar në shlyerjen e tij). A ka Ministria e Drejtësisë ndonjë përgjigje për përmasat e këtij fenomeni dhe çfarë ka bërë gjatë 5- 6 viteve që po lulëzon kredia e këtij lloji, shitjet dhe rishitjet e tyre që çojnë në situatë paradoksale kur shumat e interesave dhe kostove të tërthorta plus tejkalojnë vetë vlerën e principalit, gjë që nuk besoj se ka ndonjë banke në botë që e pranon si arsyetim normal? Çfarë ka bërë MD për vendosjen nën kontroll të këtij fenomeni? Po Banka e Shqipërisë, a ka një regjistër qendror të huave të këtij lloji dhe cilat janë masat e ndërmarra prej saj për të vendosur situatën nën kontroll?

Lexo edhe:

Sipërmarrja kriminale dhe politika e investimeve në Shqipëri

Qumështi me aflatoksinë/ Resuli: Skandali ka pasoja të rënda! Ministria e Bujqësisë po e fsheh rastin

3. Në median investigative janë publikuar raste skandaloze të proceseve gjyqësore që përfshijnë disa mijëra klientë, procese gjyqësore që janë zhvilluar pa dijeninë dhe pa pjesëmarrjen e tyre e që kanë përfunduar në dëm të tyre. Banka Qendrore dhe Ministria e Drejtësisë së bashku me institucionet përgjegjëse të drejtësisë (KLÇGJ dhe KLP) a kanë ndonjë përgjigje për procese juridike të tilla, apo… Rastet e përmendura në raportet investigative flasin për hua të dhëna me dokumente të falsifikuara, për gjyqe në mungesë dhe për veprime arbitrare të përmbarimit privat. Madje, edhe për zhdukje dosjesh përmbarimore në vetë “pallatin e drejtësisë”, (ende e papërgënjeshtruar nga ky institucion).

4. Një problem më vete mendoj se përben shitja dhe rishitja e kontratave të huas. Duke qenë se kontrata-tip e kësaj marrëdhënieje të qytetarëve me institucionet jobankare të licencuara, të monitoruara dhe të mbikëqyrura nga Banka e Shqipërisë është e miratuar nga kjo e fundit, lindin dy pyetje të tjera. E para, si mundet dikush (institucioni financiar jobankar) me të cilin qytetari është në një marrëdhënie juridike civile të shesë kontratën duke sjellë si pasojë kosto shtesë në palën tjetër (qytetarin huamarrës) ma miratimin me shkrim të këtij të fundit? A ka ndonjë përgjigje për këtë Ministria e Drejtësisë e Kuvendi i Shqipërisë në duart e të cilëve janë nismat ligjore? E dyta, me çfarë burimesh financiare blihen këto kontrata që formalisht kanë ulur në mënyrë formale peshën specifike të huave nën standard, por kanë shtuar në mënyrë eksponenciale detyrimet e huamarrësve, sipas meje në shkelje të plotë të kontratës civile të huas. Ka dyshime se këtij qëllimi i shërbejnë burime fondesh me origjine aktivitete të paligjshme brenda dhe jashtë vendit. A ka ndonjë përgjigje për këtë Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe Banka e Shqipërisë, apo…

5. Së fundi, mbasi njihesh me denoncimet e shtypit dhe me problematiken masive të këtij fenomeni që duket se përfshin jo pak por 100- 150 mijë familje shqiptare pse rreth gjysmë milioni qytetarë tashmë të zhytur në varfëri, lind edhe një pyetje tjetër e natyrshme për të gjitha agjencitë e listuara më sipër dhe të tjerat: kush e mbron qyqar qytetarin shqiptar përballë agresionit të biznesit pa rregulla, oligarkisë së pangopur dhe krimit të organizuar? Në vlerësimin tim, kjo histori skandaloze e veprimtarisë së disa institucioneve financiare jobankare ende nuk është shfaqur në tërë dimensionin e saj të vërtetë, por nëse nuk do të ndërhyhet në mënyrën e duhur është e mbarsur me rreziqe të shumta të natyrës ligjore, financiare e pse jo edhe kriminale.

Etiketa: 5 pyetjeBanka Qendrorekreditemikroministria e drejtesiseskandalizef preci

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sipërmarrja kriminale dhe politika e investimeve në Shqipëri

15:41 : 03/05/2025
AKTUALITET

Qumështi me aflatoksinë/ Resuli: Skandali ka pasoja të rënda! Ministria e Bujqësisë po e fsheh rastin

10:17 : 22/04/2025
AKTUALITET

Gazeta amerikane: Drejtuesit e FBI të mos injorojnë skandalin Rama-McGonigal

13:30 : 10/04/2025
AKTUALITET

Resuli: Jemi në terrorizëm ushqimor, në pikën kur skandali mbulon skandalin

11:01 : 08/04/2025
AKTUALITET

Skandali i koncesionit të pullave fiskale, si iu grabitën 60 mln euro bizneseve në 10 vite

09:33 : 31/03/2025
AKTUALITET

Skandali/ Gazetarja: 4 herë më ra të fikët! Si përfundova në spital pasi hëngra fileto pule

11:20 : 29/03/2025
Para

Ervis Martinaj, hakmarrje gjallë a vdekur/ Kush po i vret armiqtë e mbretit të kumarit?

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Vota e diasporës/ PD kërkesë KQZ: Na vendosni në dispozicion dokumentacionin e procesit

14:51 : 15/05/2025

Pas “11 Majit”/ Sondazhi në “Boldnews.al”. Alimehmeti e Tabaku zbresin Berishën nga “froni”

14:44 : 15/05/2025

Incident në Kashar/ Vëzhguesi i Orlando Rakipit godet me grusht kryekomisionerin (Emri)

14:21 : 15/05/2025

Numërimi i votës së diasporës kthehet në një maratonë

13:57 : 15/05/2025

Aksident tragjik në Vlorë/ Makina përfund në kanal, vdes një polic, dy të tjerë në gjendje kritike

13:50 : 15/05/2025

Aksident i rëndë/ I riu me motor përplaset me bordurën, ndërron jetë në vend

13:35 : 15/05/2025

Pas takimit me Starmer, a do bëjë marrëveshje për refugjatët nga Britania? Ja si përgjigjet Rama

13:30 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com