• Kontakt
Thursday, September 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VOA: Gjendja e medias në Shqipëri në keqësim të vazhdueshëm! Po cënohet siguria e gazetarëve

19:42 : 17/05/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Në Tiranë, veprimtarë dhe organizata që mbrojnë lirinë e shtypit pohuan sot se gjendja e medias shqiptare po përkeqësohet në vazhdimësi, ndërsa siguria e gazetarëve po cënohet shpesh nga kërcënime dhe presione për shkak të punës.

Rrjeti për Gazetarë të Sigurtë në Ballkanin Perëndimor ka raportuar 10 raste ku është cënuar siguria e gazetarëve, punonjësve të medias dhe mediave në 4 muajt e parë të këtij viti, dhe 24 raste gjatë vitit të kaluar, ndërsa paditë gjyqësore ndaj gazetarëve në vitin 2023 u dyfishuan.

Blerjana Bino, përfaqësuesja e Qendrës Scidev, e cila bën kërkime dhe raportime pranë Rrjetit për Gazetarë të Sigurtë, thotë për Zërin e Amerikës, se në Shqipëri janë bërë shqetësim i madh gjuha denigruese kundër gazetarëve, fjalimet kundër mediave, sulmet ndaj gazetareve gra, si dhe rritja e padive gjyqësore ndaj gazetarëve dhe punonjës të medias, deri në dyfishim, nga 33 raste në vitin 2022, në 73 raste në vitin 2023.

“Rastet që ne kemi monitoruar ndër vite tregojnë që pavarësisht se sulmet fizike, të drejtpërdrejta, nuk janë sistemike në Shqipëri, problem qëndron tek intimidimet, kërcënimet dhe tek presionet jo të drejtpërdrejta, që vijnë si rezultat i marrëdhënieve të ndërsjellta dhe intersave të fshehur ndërmjet politikës, pronarit të medias, shpesh herë edhe krimit të organizuar. Kjo krijon një situatë jo të sigurtë, dhe pamundëson gazetarinë e pavarur, cilësore dhe në interes të publikut”, thotë zonja Bino.

Lexo edhe:

Në Kadastrën e Lorenës nuk zgjidhet punë, por rrihen gazetarët

Tiranë/ 67-vjeçari godet me telefon në kurriz gazetaren, rojet privati i dëmtojnë kamerën

Një tryezë e gazetarëve me përfaqësues të Kuvendit, qeverisë, drejtësisë dhe diplomatë perëndimorë u zhvillua sot për të diskutuar mbi pasigurinë e gazetarëve në Shqipëri, ku siç u theksua aty, presionet i shtyjnë ata drejt vet-censurës dhe shtytjes për të mbrojtur interesat e pronarit më shumë se sa kodin e gazetarisë.

Përfaqësuesja e Qendrës Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, Flutura Kusari, thotë për Zërin e Amerikës se gjendja e medias në Shqipëri po përkeqësohet në vazhdimësi, siç u theksua edhe në Raportin vjetor të organizatës Reporterë pa Kufij.

Ajo thotë se tani është koha që zyrtarët dhe politikanët në pushtet të zbatojnë ligjet, standartet që ekzistojnë në direktivat europiane për sigurinë dhe lirinë e shtypit, duke nisur me një plan veprimi për sigurinë e gazetarëve, krahas një dialogu më të madh me organizatat e shoqërisë civile.

“Siguria e gazetarëve në Shqipëri është shqetësim serioz. Gazetarët shahen, fyhen dhe nuk bëhet gati asgjë për t’i mbrojtur ata. Shpresoj shumë që së pari të ndalen sulmet verbale ndaj gazetarëve. Lehtësia e politikanëve në Shqipëri, që të shajnë dhe të ofendojnë secilin që i kritikojnë ata, është e patolerueshme dhe është e rrezikshme. Dhe e dyta duhet të ndalet ajo që njihet si metodologjia e kasetave. Të ndalen materialet e gatshme nga qeveria, partitë dhe bashkitë, gazetarët të lejohen të ndjekin veprimtari zyrtare, të bëhen konferenca shtypi normale, në mënyrë që gazetarët të bëjnë lirisht pyetjet që duan, të citojnë lirisht pushtetin, dhe të marrin të dhënat që interesohen”, tha zonja Kusari.

Në këtë tyrezë me median, ligjvënës dhe përfaqësues të ministrive që mbulojnë çështje të sigurisë, prokurori i përgjithshëm, Olsian Çela, tha se ky institucion po e rrit transparencën e vet përballë medias, po i nxit prokurorët të nisin hetime proaktive kur mësojnë për dhunë e kërcënime ndaj mediave, po shton punën dhe angazhimin për sigurinë e gazetarëve, duke i ftuar ata që të denoncojnë rastet e tyre me fakte sa më shpejt në mënyrë që të nisin hetimet, dhe të bashkëpunojnë me drejtësinë për të forcuar mbrojtjen e tyre.

“Përgjatë vitit 2023 ne kemi patur vetëm 6 raste të denoncuara për dhunë ndaj gazetarëve. Duket se kemi një mospërputhje mes asaj që raportohet nga gazetarët dhe asaj për të cilën në fakt bëhet kallzim në organet ligjzbatuese. Këto kanë të bëjnë me vepra penale si goditje për shkak të detyrës, kanosje, shkatërrim i pronës, si dhe një rast për heqje të paligjshme të lirisë. Dy nga këto raste janë çuar për gjykim, një ngjarje në Fier dhe një në Lezhë. Edhe dy çështje të tjera këtë vit janë afër fazës të dërgimit për gjykim. Kjo tregon që ka një angazhim dhe çështjet merren seriozisht, përpiqemi të kryejmë hetime të shpejta. Duhet vlerësuar edhe konteksti në të cilin po diskutojmë sot. Jemi në një situatë aspak normale për prokurorinë, ku kemi shumë çështje që janë me përparësi dhe pa diskutim çështja e mbrojtjes së gazetarëve është ndër çështjet që duhet të jetë me përparësi”, tha zoti Çela.

Nga ana tjetër përfaqësuesja e rrjetit të gazetarisë investigative BIRN, Kristina Voko, shprehu shqetësim për faktin që tani po sulmohen vazhdimisht sidomos gazetarët që po raportojnë mbi proceset e e rëndësishme hetimore të hapura nga SPAK-u, ndaj gazetarëve që raportojnë mbi zhvillimet në parlament, si dhe ngritjen e komisionit kundër disinformimit.

Ajo theksoi që ndonëse në fillim kjo ide u mirëprit, si një ndihmë përballë sfidave të gazetarisë, por kjo ende nuk po shihet.

“Po shohim se ky komision në fillesat e tij po humbet fokusin nga ato rekomandime të vazhdueshme, që ne kemi nga raporte ndërkombëtare, siç është përafrimi me legjislacionin dhe direktivat europiane, detyrimi i vazhdueshëm që kemi për të adoptuar GDPR-në, detyrimi që do të kemi në vitet në vijim për të përafruar legjislacionin tonë në lidhje me Digital Service Act. Ai duhet të ketë në fokus edhe rekomandimet e vazhdueshme që vijnë për shembull edhe nga ODIHR-i, lidhur me rregullimin e propagandës përmes kasetave të gatshme, e ndikimit të partive politike në proceset editoriale të medias. Ftoj deputetët që ta nisin fillimisht punën nga ndotësit kryesorë të hapësirës së informimit, që kryesisht vijnë nga partitë politike, nga forca të huaja dhe që lidhen me procese demokratike siç janë proceset zgjedhore, dhe më pas të merren me rregullimin e platformave, e më pas të zgjerojmë diskutimin lidhur me rregullimin ose jo, se cilat janë metodat më të mira të vetërregullimit lidhur me mediat online”, tha zonja Voko.

Në tryezën mes gazetarëve, deputetëve, zyrtarëve dhe diplomatëve u theksua po ashtu se një shqetësim me rëndësi për gazetarët mbeten edhe kushtet e punës dhe siguria ekonomike e tyre. Në vitin 2022 u raportuan vetëm 6 raste në Inspektoriatin e Punës, kundrejt 26 rasteve që u raportuan në 2023, pa harruar që shumë raste e sulme nuk raportohen, por ato sjellin kufizimin e vazhdueshëm të hapësirës për gazetari në shërbim të interesit të publikut./VOA

Etiketa: gazetarekercenimeliria e mediasmediapolitikavoa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Në Kadastrën e Lorenës nuk zgjidhet punë, por rrihen gazetarët

19:24 : 05/09/2025
AKTUALITET

Tiranë/ 67-vjeçari godet me telefon në kurriz gazetaren, rojet privati i dëmtojnë kamerën

12:21 : 05/09/2025
AKTUALITET

“Burg dhe presion për gazetarët”, Zhupa: Asnjë ndryshim në nenet problematike të Kodit Penal

16:10 : 04/09/2025
BOTA

Pacienti francez dhe makthi i përhapjes së sëmundjes

11:51 : 03/09/2025
BOTA

Më shumë se 500 punonjës të Zërit të Amerikës do të humbasin vendin e punës

20:58 : 31/08/2025
BOTA

Pesë gazetarë në mesin e 20 të v*arëve nga sulmet izraelite në Gaza

15:51 : 25/08/2025
Para

Baçi reagon pas deklaratave të Felajt: Shpifje! E kam takuar Azgan Mërnicen kur ishte 19-vjeç

TË GJITHA

Asambleja e PS/ Rama: Të shkarkohet Veliaj, Manastirliu kandidate për Tiranën

11:34 : 11/09/2025

Shkarkohet Veliaj, Rama: Ogerta Manastirliu kandidate për kryebashkiake

11:22 : 11/09/2025

Rama sulmon SPAK-un: Prokurorët bëjnë pazare për fatin e personave nën hetim

11:13 : 11/09/2025

Mblidhet Asambleja e PS, Rama pritet të shpallë qeverinë e re/ LIVE

11:02 : 11/09/2025

Dha dorëheqjen, Ermal Dredha para Asamblesë së PS: Reflektova me veten

10:58 : 11/09/2025

Vrau 2 persona dhe plagosi 2 të tjerë, lihet në burg Ragip Gila

10:56 : 11/09/2025

Irena Gjoka do të shqyrtojë dosjen “Buka” për Arben Ahmetajn

10:51 : 11/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com