• Kontakt
Saturday, August 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hilet procedurale të socialistëve ngrenë shqetësim për transparencën e Kuvendit

Procedurat e kontestuara ligjbërëse të përdorura nga deputetë të mazhorancës socialiste për të ndryshuar në minutën e fundit - pa konsultim dhe pa transparencë, një sërë ligjesh të rëndësishme, shihen nga ekspertët si një cenim i rolit ligjbërës të Kuvendit.

19:03 : 17/05/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Mazhoranca socialiste votoi të enjten në seancë plenare, me 68 vota pro dhe 21 kundër dhe 2 abstenim, projektligjin që i hap rrugën shembjes së pronave publike për interesa private.

I gjithë procesi parlamentar i ndryshimeve ligjore në aktin normativ të vitit 2008 me titull “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta…,” u kontestua nga opozita si jotransparent dhe klientelist.

Nisma fillestare e deputetit Eduart Shalsi, që synonte kalimin e funksionit nga Ministria e Financave tek ministria përgjegjëse për Ekonominë , u transformua kryekëput në komisionin e Ekonomisë të mërkurën, duke i hapur dritën jeshile shkëmbimit apo shembjes së pronave publike në rastet kur këto të fundit pengojnë projekte private.

Propozimet  erdhën nga deputetët Blerina Gjylameti dhe Alban Xhelilaj dhe nuk iu nënshtruan konsultimit publik e as atij institucional, dhe nuk u botuan në faqen zyrtare të Kuvendit deri ditën e votimit në seancë.

Lexo edhe:

Bumit turistik të Ramës i del boja, numri i të huajve në vend numëro

LVV propozon Hekuran Muratin për kryetar të Parlamentit të Kosovës, por sërish nuk merr votat e nevojshme

Pavarësisht këmbënguljes së opozitës për ta tërhequr projektligjin dhe për t’ia nënshtruar atë një konsultimi paraprak socialistët nuk u tërhoqën.

Po, votimi i këtij projektligji nuk është procesi i parë parlamentar i kontestuar si jo i rregullt.

Disa javë më parë, një projektligj shumë i rëndësishëm që bënte ndryshime thelbësore në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”, u ndryshua në minutën e fundit pa konsultim dhe pa transparencë sipas një drafti-propozimesh që solli qeveria në komisionin parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese dhe Mjedisin.

Organizatat e shoqërisë civile ishin thirrur në dëgjesa për një draft fillestar të deputetëve dhe jo për versionin final që u miratua në Kuvend.

Një taktikë e ndjekur nga deputetët socialistë që duket se luan me kufijtë e ligjores, por që dukshëm nuk synon të jetë transparente dhe shmang përfshirjen e grupeve të interesit, publikun e gjerë dhe institucionet e tjera, është ndjekur dhe në projektligje të tjera gjatë muajve të fundit.

Për ekspertët këto praktika tregojnë mungesë përgjegjshmërie të institucionit të Kuvendit, shkelje të procedurave të rregullta parlamentare dhe hedhin hije dyshimi për konflikt interesi apo lobingje të tjera që lidhen me ndryshimet ligjore të kaluara në këtë mënyrë.

Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit të Studimeve Politike, një organizatë që monitoron punën e Kuvendit, i tha BIRN-it se, “këto nisma që paraqiten si nisma deputetësh, s’kanë plotësuar standardet minimale të llogaridhënies e transparencës publike”.

“Kemi të bëjmë me nisma që dyshohet të jenë në konflikt interesi, dyshohet të jenë produkte të lobingjeve dhe interesave financiare të grupeve të caktuara dhe që kanë shkelur dukshëm procedurat parlamentare”, shtoi ai.

Sipas Krasniqit një procedurë normale, demokratike dhe transparente do të duhej të kalonte fazën e konsultimit me publikun dhe me institucionet.

Duke iu referuar projektligjit të fundit që i hap rrugë shembjes dhe shkëmbimit të pronave publike, ai beson se konsultimet duhej të bëheshin me të gjitha institucionet që përfshihen në rastin konkret si; Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Drejtësisë, apo institucionet që merren me çështje të pronësisë, por dhe organizmat partnere të Bashkimit Europian, që mbulojnë këto problematika.

“Fakti që ka injoruar çdo aktor ka kaluar limitet e asaj që quhet arroganca e pushtetit dhe lidhet me interesa elektorale”, theksoi Krasniqi.

Ndërsa Gjergji Vurmo, drejtor programesh në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim, IDM mendon se Kuvendi është para sfidave të rëndësishme që lidhen pikërisht me rritjen e integritetit ligjbërës.

“Aktualisht, sfidat më të rëndësishme për legjislativin shqiptar janë dy ; së pari rritja e përgjegjshmërisë së institucionit dhe integritetit të procesit në kuadër të funksionit parësor të tij, atij të ligjbërjes dhe së dyti, forcimi i kontrollit parlamentar ndaj ekzekutivit”- tha ai.

Sfida e parë, sipas Vurmos, “qartësisht ka të bëjë me një nga “hiletë” e përdorura ndër vite edhe më parë për të ‘trafikuar’ pa konsultime dhe jashtë vëmendjes publike dispozita të caktuara në ligje për t’iu shërbyer interesave të dyshimta”.

Vurmo beson se kjo problematikë do të shmangej me ndryshime ligjore që sanksionojnë konsultim publik dhe për nismat e deputetëve dhe më tej një procedurë më transparente të hartimit të ligjeve nga ana e qeverisë.

IDM ka kërkuar adresimin e këtij ‘boshllëku ligjor”, duke kërkuar që, “edhe amendimet e deputetëve t’i nënshtrohen detyrimisht konsultimit publik”.

Nga ana tjetër IDM rekomandon që, “për të parandaluar ligjet me porosi të rishikohet rregullorja e Këshillit të Ministrave për të integruar dispozita të elaboruara që rrisin integritetin dhe transparencën e procesit të hartimit të projekt-ligjeve dhe projekt-vendimeve.

“Pasi aktualisht ky proces kaq i rëndësishëm ‘rregullohet’ vetëm me një gjysmë dispozite e cila sanksionon vetëm një parim (krejtësisht të gabuar në këtë rast) – atë të konfidencialitetit”, përfundoi Vurmo./Reporter.al

Etiketa: Afrim Krasniqikuvendligjeparlamentqeveria Ramasocialiste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bumit turistik të Ramës i del boja, numri i të huajve në vend numëro

14:43 : 22/08/2025
RAJONI

LVV propozon Hekuran Muratin për kryetar të Parlamentit të Kosovës, por sërish nuk merr votat e nevojshme

11:59 : 22/08/2025
RAJONI

Kosovë/ REL: Politika ngec, mundësitë ikin

10:02 : 22/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria me popullsinë me të nën-ushqyer në Europë

08:20 : 22/08/2025
AKTUALITET

Lefter Maliqi paralajmëron një sezon vjeshte të tensionuar në Kuvend

18:03 : 21/08/2025
RAJONI

REL: A duhet partitë në Kosovë të jenë më bashkëpunuese për konstituimin e Kuvendit?

17:50 : 21/08/2025
Para

Vrau nënën e fëmijëve të tij, Eduart Danaj gjakftohtë! Shkoi në market dhe bleu birra

TË GJITHA

Raporti për sulmet në Iran, Trump shkarkon kreun e inteligjencës në Pentagon

18:13 : 23/08/2025

Arrestimi i Pandeli Nakolecit, publikohen pamjet! Ja çfarë iu tha 40-vjeçari policëve grekë

17:57 : 23/08/2025

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, policia jep detaje: Shfaqi probleme shëndetësore në një restorant

17:38 : 23/08/2025

Vr*sja e shqiptares në Greqi, reagon e bija: Do na mungosh shumë

17:31 : 23/08/2025

E mitura shqiptare humbi jetën pasi u mbyt në pishinë, familjarët: U zhduk papritur…

17:13 : 23/08/2025

E trishtë/ Ndahet nga jeta gazetari Artur Zheji

16:58 : 23/08/2025

Gjermania kërkon ushtarë, spiunë dhe infermiere

16:49 : 23/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com